Alsat 2020-03-21T18:45:36+01:00 Alsat mëson se në seancën e sotme të qeverisë, do të propozohet që shteti të merr kredi prej 570 milion eurove. 400 milion euro pritet të sigurohen përmes një eurobondi të ri, 100 milion nga Banka Botërore dhe 70 milion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ky huazim është pjesë e masave për të trajtuar krizën ekonomike që është shfaqur për shkak të virusit Covid-19. Loading…
Author: almakos
Alsat 2020-03-21T15:58:37+01:00 Në mesditë, Parku i Qytetit në Shkup ishte gjysmë i zbrazët. Shpesh nga dy qytetarë shëtisnin në diellin e pranverës. Nuk pati asnjë rrëmujë edhe pse sot është e shtunë. Shumica e njerëzve janë në shtëpi. Dikush vraponte, disa ngisnin biçikletë, disa po ecnin. Edhe këndet e lojërave për fëmijë ishin bosh. Disa qytetarë rrinin ulur në karriget pranë liqenin e vogël në park. Ne pyetëm, pse janë jashtë, megjithëse rekomandimi i mjekëve dhe i qeverisë është që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të virusit korona? Qytetarët me ndërgjegje na paralajmëruan të qëndronim në distancë, edhe pse…
Alsat 2020-03-21T15:45:18+01:00 Ministri Filipçe në pres konferencën e sotme për shtyp njoftoi se për shkak të epidemisë së virusit korona, të sëmurët kroni vërtetimet për terapi që i kanë marrë merren nga mjekët specialistë tashmë do të mund t`i marrin tek mjekët amë. “Bëhet fjalë për vërtetime që deri tash i kanë dhënë mjekët specialistë për sëmundje kronike, ndërsa tash me gjendjen aktuale mund të merren edhe nga mjeku amë. Do të thotë nga ky moment nëse skadon afati i vërtetimit për ndonjë terapie kronike në vend se të paraqiteni tek mjeku specialist mund të merrni vërtetim te mjeku amë”-…
Alsat 2020-03-21T15:25:35+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi 9 rastet e reja me virusin korona në vend, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 85. Filipçe mes tjerash njoftoi se nga dita e hënë do të fillojnë me punë dy pika të reja për testimet, respektivisht ato në Çair dhe Jane Sandanski. “Deri në ora janë regjistruar 9 raste të reja, gjithsej kemi 85 të infektuar.Nga sot do të funksionojë qendra për thirrje, ku do të mund të informohen qytetarët nëse duhet të testohen, numri do të bëhet i ditur më…
Alsat 2020-03-21T14:57:12+01:00 Në katër ditët e kaluara, prokuroritë në mbarë shtetin kanë kërkuar nga gjykatat të shqiptojnë 37 dënime në vlerë prej 81 mijë eurove për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga virusi korona. Deri më tani gjykatat janë prononcuar për 12 raste dhe i kanë dënuar qytetarët për mosrespektimit të vetizolimit me 27 mijë euro. Pjesa më e madhe e kërkesave të prokurorive, gjegjësisht 33 kanë të bëjnë me shkeljen e masës së izolimit, ndërsa katër janë për pronarë të restoranteve dhe kafeneve që nuk i kanë mbyllur lokalet e tyre. Në 10 nga 12 rastet e…
Alsat 2020-03-21T13:45:04+01:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë deri në ora 12:00 shkon në 85. Lajmi është në përditësim Loading…
Alsat 2020-03-21T13:08:05+01:00 Në Gazetën Zyrtare me Nr 70, me datën 19.3.2020 janë shpallur urdhëresat e para të qeverisë me fuqi të ligjit. Këto janë ndryshimet e para ligjore për të cilat ka marrë vendim qeveria pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.Ekzekutivi ka ndryshuar ligjet që përndryshe janë përgjegjësi e legjislaturës – Kuvendit. Në të katër ligjet, ndryshimet e miratuara përkohësisht nga Qeveria janë të natyrës teknike. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, pezullohen provimet për ekspertizë, noterë, ndërmjetësues dhe provimin e jurisprudencës. Loading…
Alsat 2020-03-21T11:18:25+01:00 Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi se gjithsej rreth 2300 shtetas tanë kanë mbetur jashtë kufijve shtetërorë si pasojë e pandemisë së virusit korona. Dimitrov theksoi se do të organizohen fluturime humanitare për kthimin e tyre me kusht që të qëndrojnë në karantinë të organizuar nga shteti së paku 15 ditë. “Varon numri, por rreth 2300 qytetarë të Maqedonisë në të gjithë botën janë bllokuar si pasojë e virusit korona, kryesisht në kontinentin e Evropës.Të gjithë qytetarët që nuk janë lajmëruar nga vendet ku janë bllokuar të lajmërohen deri nesër në ora 18:00, në mënyrë që…
MSH Alsat 2020-03-21T10:34:58+01:00 Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 nga sot Ministria e Shëndetësisë do të informojë një herë në ditë për statistikat dhe shifrat e sakta të personave të infektuar në vend. Ne do të informojmë për situatën në orën 12:00 dhe ajo shifër do t’i referohet 24 orëve të mëparshme, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Loading…
Alsat 2020-03-21T10:08:42+01:00 Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu përmes profilit të tij në Facebook ka shpërndarë të dhënat e fundit nga MPB-ja si pasojë e pandemisë së virusit korona. “Numri i qytetarëve në vetizolim shkon në 6349. Vazhdon të ulet dukshëm lëvizja e qytetarëve në hyrje -dalje të shtetit. Rritet në 74 numri i fletëparaqitjeve sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal(për mosrespektim të masave shtetërore për virusin korona).Policia e shtetit vazhdon t`i ashpërsojë masat në këto rrethana për të mirën e shëndetit publik”, shkruan Nuhiu. Loading…
Alsat 2020-03-21T09:39:46+01:00 Shoferët profesionistë të automjeteve të mallrave të cilët hyjnë dhe dalin nga shteti, ndërsa nuk posedojnë leje të lëshuara nga Inspektorati Sanitar do të lëshohen në vendkalimet kufitare, por duhet të marrin lejen më së voni deri më 24 mars. Qeveria e mori këtë vendim mbrëmë me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. “Qeveria ka konkluduar të ndryshojë Konkluzionin nën numrin rendor 5 nga Seanca e njëzetë të Qeverisë, të mbajtur më 16 mars 2020 dhe të deklarojë – Drejtuesit profesionistë të kamionëve që hyjnë dhe dalin nga Republika Maqedonia së Veriut, e të cilët nuk posedojnë…
Alsat 2020-03-21T00:50:45+01:00 Në seancën e sotme Qeveria ka vendosur që Ministria e Mbrojtjes, Ushtria dhe MPB të përgatisin analizë dhe plan për futjen eventuale të masave shtrënguese për lëvizjen e qytetarëve si pasojë e pandemisë së virusit korona. Në seancën e sotme të Qeverisë është vendosur gjithashtu të ndalet rritja e çmimit të limonit, portokallit, mandarinës, grejpfrutit dhe klementinës. Çmimi i këtyre produkteve do të jetë ekuivalent me çmimin që ka qenë para 11 marsit të vitit 2020. Qeveria gjithashtu ka marrë vendim në lidhje me dokumentet personale me afat të skaduar, afati i tyre do të shtyhet për kohë…

