Alsat 2020-03-21T10:08:42+01:00
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu përmes profilit të tij në Facebook ka shpërndarë të dhënat e fundit nga MPB-ja si pasojë e pandemisë së virusit korona.
“Numri i qytetarëve në vetizolim shkon në 6349. Vazhdon të ulet dukshëm lëvizja e qytetarëve në hyrje -dalje të shtetit. Rritet në 74 numri i fletëparaqitjeve sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal(për mosrespektim të masave shtetërore për virusin korona).Policia e shtetit vazhdon t`i ashpërsojë masat në këto rrethana për të mirën e shëndetit publik”, shkruan Nuhiu.
Loading…




