Alsat 2020-03-23T11:27:00+01:00 “Në këto kushte po bëjmë përpjekje maksimale të krijojmë kushte për një jetë normale të qytetarëve dhe si t’i zvogëlojmë sa më shumë që është e mundur këto pasoja. Presim goditje në çdo sektor, prandaj po marrim masa që këto goditje t’i zbusim sa më shumë që mundemi. Në sektorin e transportit dua t’ju njoftoj se ngadalë po e stabilizojmë punën e kompanive transportuese që kryejnë transportin e mallrave. E rëndësishme është që arritëm t’ kthejmë vozitësit e kamionëve nga rajonet e krizës. Transporti i mallrave është parakusht për mbajtjen e funksionimit normal të ekonomisë”, tha ministri për…
Author: almakos
Alsat 2020-03-23T10:58:29+01:00 Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra . Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore. “Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të…
Alsat 2020-03-23T10:28:21+01:00 Sot në orën 15:00 si pasojë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Covid-19, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të merr në administrim objektet me interes shtetëror, respektivisht ushtria do të kontrollojë pikat kufitare, do ta sigurojë Qeverinë, Kuvendin dhe burgjet.Ushtria gjithashtu do të asistojë policinë e shtetit në monitorimin e orës policore./Alsat Loading…
Alsat 2020-03-23T10:00:30+01:00 Alsat mëson se policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë hasur duke kaluar kufirin Maqedoni – Kosovë në mënyrë ilegale. Personat i janë nënshtruar kontrollit mjekësor i cili është i obligueshëm dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Si pasojë e pandemisë së Covid-19 sipas vendimit të qeverisë pikat kufitare janë të mbyllura për kalim të shtetasve të huaj, udhëtarëve dhe veturave, me përjashtim të transitit të kamionëve, koreve diplomatike dhe personave të tjerë për të cilët Ministria e Brendshme jep mendim paraprak nga Shtabi i Krizave. Loading…
Alsat 2020-03-23T09:43:12+01:00 Prej mbrëmjes së djeshme në vendin tonë filloi kufizimi i lëvizjes prej orës 21:00 deri në ora 06:00 të mëngjesi. Sipas të dhënave të fundit të siguruara nga Alsat, organet shtetërore kanë shënuar 74 raste të mosrespektimit të Orës Policore. Numri i qytetarëve në vetizolim si pasojë virusit korona ka arritur në 7.925. Gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 1674 lokale të biznesit, prej të cilëve 18 nuk kanë respektuar masat shtetërore. Në venkalimet kufitare ka filluar dukshëm të ulet numri i qarkullimit. Në vendin gjatë ditës së djeshme kanë hyrë 488, kurse kanë dalë 546 shtetas të…
Alsat 2020-03-23T08:00:02+01:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira, i ftohtë si dhe me reshje kryesisht të dëborës. Temperatura e ditës do të jetë për 10 deri 15 gradë më e ulët lidhur me të djeshmen. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus 3 deri në 4, ndërsa ajo gjatë ditës do të arrij deri 6 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe reshje kryesisht të dëborës. Temperatura e mëngjesit do të zbret në 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 4 gradë Celsius. Reshjet lokale të dëborës…
Alsat 2020-03-22T23:31:25+01:00 Në Qendrën Klinike të Malit të Zi një person 65-vjeçar sonte ka ndërruar jetë si rezultat i koronavirusit të ri. “Ai është viktima e parë me Covid-19 në vend”, tha drejtori i Qendrës Klinike Jevto Erakovic për mediat nga Podgorica.Në Mal të Zi, 21 persona kanë kontraktuar koronavirusin e ri deri më tani, transmeton KosovaPress. Loading…
Alsat 2020-03-22T23:10:25+01:00 Kryeministri teknik, Oliver Spasovski së bashku me zv/ministren teknike të MPB-së, Sllavjanka Petrovska gjatë mbrëmjes së sotme kanë vizituar pikën kontrolluese në Çair. I pyetur se pse nuk është ishoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, Spasovski tha se ai gjendet në një pikë tjetër të kontrollit në mënyrë që sa më shumë të inkurajohen pjesëtarët e policisë dhe të armatës. Për herë të parë në historinë e vendit tonë kemi kufizuar lëvizjen nëe të gjithë territorit. Tashmë e dini se asgjë nuk është njësoj, se gjithçka është e jashtëzakonshme, dhe qytetarët e dinë që të…
Alsat 2020-03-22T20:30:01+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se organet kompetente në vendin tonë po shqyrtojnë përdorimin e kombinimit të plakenilit ose hidroklorikinës me azitromicinën si terapi kundër virusit korona. “Ata janë të dhëna të fundit në lidhje me kombinimin e atyre dy ilaçeve kundër malarias dhe një antibiotiku. Ata tani te ne janë në fazë të përgatitjes së protokollit nga Fakulteti i Farmacisë, nesër Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të shqyrtojë protokollin, do të prezentohen studimet klinike dhe do të merret vendim. Ne e kemi antibiotikun. Formën e ilaçeve kundër malarias nuk e kemi. Kemi komunikuar për ta siguruar…
Alsat 2020-03-22T20:19:26+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dhënë informata shtesë mbi viktimën e parë nga koronavirusi në vend, respektivisht për gruan 57 vjeçare nga Kumanova, e cila paraprakisht u ishte nënshtruar dy testeve, por të njëjtat kishin rezultuar negative. “Kontrollin e parë pacientja e ka bërë me 16 mars, sipas të dhënave ajo është paraqitur vetëm me temperaturë trupore pa simptome tjera. I janë bërë pyetje nga intervista epidemiologjike, në të cilat ajo është përgjigjur se nuk ka pasur kontakt me persona të sëmurë dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit në vendet me rrezik, ka marrë terapi dhe është…
Alsat 2020-03-22T16:35:53+01:00 Shënohet viktima e parë nga virusi korona edhe në vendin tonë. Bëhet fjalë për një grua 57 vjeçare nga Kumanova, e cila paraprakisht u ishte nënshtruar dy testeve, por të njëjtat kishin rezultuar negative. Pavarësisht kësaj, 57 vjeçarja ishte shtruar në spital dhe javën e fundit ishte trajtuar për në izolim, për shkak se pavarësisht rezultateve negative, shenjat e sëmundjes ishin ato të virusit korona. [embedded content] Në lidhje me pranimin dhe trajtimin, dua të them se kolegët kanë vepruar në përputhje me protokollin për izolim. Në kohë janë bërë dy teste dhe të dy kanë rezultuar negativ.…
Alsat 2020-03-22T16:14:30+01:00 Prej sonte më orën 21 në fuqi hyn ora policore e cila do të zgjasë deri më orën 6 të mëngjesit. Qytetarët nuk guxojnë të dalin në këtë periudhë. Ora policore nuk vlen për MPB-në, Armatën, zjarrfikësit dhe personat që punojnë në higjienën komunale. Kjo masë ka edhe përjashtime të caktuara për kategori të qytetarëve apo për persona që kanë nevojë për asistencë urgjente mjekësore si dhe pacientë që janë në dializë. Drejtorët e spitaleve duhet të bëjnë lista të punëtorëve që duhet të lëvizin derisa në fuqi është ora policore dhe për ta do të ketë distinktivë…

