Alsat 2020-03-24T14:41:53+01:00 Këshilli i ministrave të BE-së për çështjet evropiane dha sot PO-në për çeljen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, lajmëroi në Twitter, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, (SPD) tha në Berlin para video-konferencës për media, se sa i rëndësishëm është ky…
Author: almakos
Alsat 2020-03-24T14:20:31+01:00 Prokuroria Themelore e Manastirit ka dorëzuar propozim për shqiptimin e urdhër-dënimit për tre persona të cilët kanë kryer vepër penale, mosrespektim të masësave gjatë epidemisë, sipas nenit 206 alineja 1 nga Kodi Penal. Të akuzuarit, një çift bashkëshortë nga Manastiri të moshës 43 dhe 40 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre të mitur të moshës 17 vjeçe dhe një person tjetër nga Shkupi në moshë 18 vjeçare, me vendbanim në Manastir në të njëjtën adresë me familjen nga Manastiri, kanë qenë të detyruar që prej datës 14.03.2020 deri 28.03.2020 të qendrojnë në vetizolim dhe të mos largohen…
Alsat 2020-03-24T14:06:40+01:00 Prokuroria Themelore- Kumanovë deri tek Gjykata Themelore në Kumanovë ka dorëzuar propozim për shqiptimin e urdhër-dënimit për tre persona të cilët kanë kryer vepër penale, mosrespektim të masës për vet-izolim që është e dënueshme në bazë të Nenit 206 Alineja 1 nga Kodi Penal. Dy të akuzuarit të cilët kanë arritur në vend nga vende me rrezik të mesëm ose të lartë, në pajtim me masat kanë qenë të detyruar që në periudhë 14 ditore të mos lëshojnë vendet të cilat i akne paraqitur si vendbanime të tyre ku do të kryenin edhe vet-izolimin 14 ditor. Gjatë kryerjes…
Alsat 2020-03-24T13:31:25+01:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas hetimit, policia ka arritur të identifikojë personat që publikuan fotografi në uniformë policore me mbishkrime ofenduese, në periudhë kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë së virusit korona. MPB njofton se në fotografinë ku shihen dy persona, tashmë është konfirmuar se bëhet fjalë për pjesëtarë të policisë dhe që sipas dispozitave ligjore do të ndërmerren masa disiplinore kundër të njëjtëve dhe se publiku do të njoftohet për masat e marra. Ndërsa në fotografinë ku shihet vetëm një person, Ministria e Brendshme ka konfirmuar se nuk bëhet…
Alsat 2020-03-24T13:02:55+01:00 Moti në shtet do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të dëborës, reshje të rrëmbyeshme priten pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesët lindore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më së shumti dëborë ka rënë në Mavrovë, ku shtresa e dëborës arrin 19 centimetra, në Dibër 17, Pozharanë 12, Shtip 9, Lazaropole dhe Tetovë 8 centimetra, në Berovë 7, Krushevë dhe Vinicë 6, Gjevgjeli dhe…
Alsat 2020-03-24T11:40:20+01:00 Një pjesë e mediave në Slloveni sot më mëngjes kanë publikuar se në mbledhjen e sotme të ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së do të miratohet vendimi për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sllovenia. Televizioni shtetëror slloven në tekstin me titull “Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria, më në fund në rrugën evropiane”, shkruan se do të miratohet vendimi për fillim të negociatave. Ndërkohë gazeta “Dello”, shkruan se edhe në kohë të pandemisë me koronavirusin, është më se e qartë se më…
Alsat 2020-03-24T11:00:21+01:00 Alsat mëson se në vendin tonë janë shënuar së paku edhe tre raste të reja me koronavirus. Bëhet fjalë për tre efektiv të policisë. Me tre rastet e fundit numri i të prekurve nga virusi korona në vend shkon në 139 prej të cilëve një tashmë është shëruar kurse dy kanë ndërruar jetë, një grua 57 vjeçe nga Kumanova dhe një burrë 63 vjeçar nga Dibra. Loading…
Alsat 2020-03-24T11:01:02+01:00 Alsat mëson se edhe tre zyrtarë policorë janë infektuar me koronavirus. Tani për tani nuk ka informata se nga cili stacion policorë vijnë policët e infektuar. Ndërkohë që deri në këto momente numri i qytetarëve në vetizolim shkon në afro 10 mijë persona. Loading…
Alsat 2020-03-24T10:44:39+01:00 Ministria e Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut informon se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe të Kosovës, këtë mëngjes kanë organizuar kthimin e 63 shtetasve maqedonas në vendin e tyre. Transporti u realizua me një autobus dhe 19 vetura. Të gjithë shtetasit do të vendosen në karantinë të detyrueshëm, në përputhje me masat mbrojtëse gjatë pandemisë. Në të njëjtën kohë, me autobus gjatë rrugës për në Mal të Zi, është mundësuar kthimi i 15 qytetarë malazez në vendin e tyre. Ministria e Jashtme shpreh mirënjohje për autoritetet…
Alsat 2020-03-24T10:12:58+01:00 Pas vendimit të djeshëm të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së të rinjve deri në moshën 18 vjeçare nga ora 21:00 deri në mesditën e ditës së ardhshme, respektivisht nga ora 21:00 deri në ora 12:00. Si dhe për kufizimin e lëvizjes së të moshuarve mbi 67 vjeç nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 11:00. Institucionet njoftojnë se për mosrespektim e orës policore nga të rinjtë deri në moshën 18 vjeçe do të ketë edhe përgjegjësi për moskujdesje prindërore për prindërit e tyre. Sipas të dhënave të fundit nga pandemia e virusit korona në vend, numri…
Alsat 2020-03-24T09:40:38+01:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme në vend nga pandemia e virusit korona ka dhënë një mesazh sensibilizimi për qytetarët e vendit tonë. Pendarovski në mesazhin e tij falënderon të gjithë profesionistët dhe qytetarët për mundin dhe njëkohësisht apelon që të respektohen masat e qeverisë, duke shtuar se vetizolimi është masa më e mirë preventive ndaj virusit Covid-19. Letra e plotë: Të nderuar qytetarë, E di që çdo ditë jeni të mbingarkuar me informata dhe konferenca për shtyp për përhapjen e epidemisë dhe plotësisht e kuptojë frikën për shëndetin…
Alsat 2020-03-24T09:24:19+01:00 Mësim, pyetje (dhënie të provimeve) dhe vlerësim në shkollat fillore, të mesme dhe fakultete do të zhvillohet në mënyrë elektronike derisa të zgjatë gjendja e jashtëzakonshme në vend. Mjete për komunikim elektronik mund të jenë platforma të video-konferencave, posta elektronike ose sisteme tjera për shkëmbimi të të dhënave elektronike me dy drejtime dhe të cilat prej tyre do të shfrytëzohen, vendos institucioni arsimor (shkolla fillore, shkolla e mesme, fakulteti). “Për periudhën e organizimit të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme përmes mësimit me telekomandë gjegjësisht mësimit nga shtëpia, mësimdhënëse mund të bëjë vlerësimin e nxënësve. Me zbatimin…

