Alsat 2020-03-23T19:17:30+01:00 Drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik gjatë ditës vizituan Qendrën e Shëndetit Publik në Kumanovë pas regjistrimit të rasteve të para me qytetarë të infektuar nga Virusi Korona. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti theksoi se çdo informacion i marrë nga personat e prekur është me rëndësi pasi që kjo do të lehtësonte identifikimin e rasteve. Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Kumanovë, Arif Latifi tha se tejkalimi i pandemisë mund të bëhet vetëm duke u respektuar masat e Qeverisë dhe ora policore. [embedded content] Propozojmë që sot, t’i merren Strishat të gjitha kontakteve të para me raste…
Author: almakos
Alsat 2020-03-23T16:20:01+01:00 Thuajse të gjitha universitetet tashmë po zhvillojnë në formën online procesin edukativo arsimor, për shkak të situatës së krijuar me virusin Korona. Në disa prej tyre, interesimi i studentëve është rreth 100 %. Rektori i UEJL-së, Abdulmenaf Bexheti tha për Alsat se për momentin janë 495 lëndë të cilat janë riregjistruar në sesione të ndryshme në nivel të universitetit në formën online. [embedded content] Kemi pyetje të vazhdueshme, studentët janë shumë aktiv në këto ligjërata dhe bile t’ju them të drejtën ata mund të krijojnë edhe një shprehi që do ta kemi vështirë më pas ti kthejmë në…
Alsat 2020-03-23T15:59:54+01:00 Marrë parasysh se janë publikuar shumë studime për terapinë tashmë të aplikuar në të gjithë botën, ne kemi siguruar të gjithë sasi të mjaftueshme për një numër të madh të pacientëve me koronavirus në vendin tonë, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në konferencë e sotme për shtyp, duke shtuar se ky kombinimi i terapisë ka dhënë rezultate të mira në trajtimin e pacientëve me koronavirus. “Procedura është e tillë që protokollipër terapi duhet të pranohet në Kolegjiumin Profesional të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, që u bë këtë mëngjes dhe sot ose nesër pritet të përfundoj procedura ligjore…
Alsat 2020-03-23T15:44:32+01:00 Moti i ftohtë dhe dëbora nuk mund ta “vrasin” koronavirusin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e mohon mitin se temperaturat e ulëta do ta shkaktonin virusin, duke shpjeguar se nuk ka prova shkencore për këtë. “Temperatura normale e njeriut sillet nga 36.5 deri në 37 gradë celsius, pavarësisht nga temperatura dhe moti,” thonë nga OBSH-ja. Kjo çështje është ngritur në publik sepse vetëm brenda 24 orëve sikur të kenë ndryshuar dy sezone. Dje kohë me diell ndërsa sot dëborë. Në kushte të tilla, rreziku i motit të ftohtë, thonë mjekët, mund të sjellë edhe virus sezonal me kollë të…
Alsat 2020-03-23T15:26:51+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venki Filipçe, në konferencën e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend, ndër të tjera tha se për momentin kemi një terapi të kombinuar ku në shumë vendetë botës që po e aplikojnë këtë terapi ka dhënë rezultate të mira dhe nesër duhet të merret edhe aprovimi i Agjencisë së Barnave për ta filluar edhe në vendin tonë. Ministri Filipçe tha po ashtu se sot kemi 7 raste më pak të të prekurve nga koronavirusi sesa dje, le të shpresojmë se këto masa që kemi marrë po funksionojnë. Loading…
Alsat 2020-03-23T14:56:54+01:00 Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përmes një video ka njoftuar se Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mjetet e inxhinierisë po pastron terrenin në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup me qëllim që të sigurohet qasje shtesë për qytetarët. “Armata me makineri inxhinierie po pastron terrenin rreth Klinikës Infektive dhe siguron qasje shtesë deri tek Klinika”, ka shkruar Shekerinska. Ditë më parë, Qyteti i Shkupit kishte rrënuar objektet e konvikteve në afërsi të Klinikë, i njohur si kompleksi “Medicinarët”./Alsat https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3859391987434958/?vh=e&d=n
Alsat 2020-03-23T13:58:32+01:00 Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot njoftoi se do të propozojë masa shtesë kundër përhapjes së pandemisë së virusit korona. Ai theksoi gjatë mbrëmjes së djeshme ora policore është respektuar kryesisht nga të gjithë qytetarët. “Mëngjesin e sotëm në Shtabin koordinativ pranë MPB-së kemi marrë vendim për shtrëngimin e masave. Nëse të njëjtat masa miratohen në Qeveri, do të informojmë publikun”, theksoi ministri Çulev. Ai njoftoi se gjatë mbrëmjes janë arrestuar 18 persona të cilët nuk kanë respektuar ndalesën për qarkullim prej orës 21:00 deri në ora 06:00. “Dy persona përveç mosrespektimit të ndalesës për…
Alsat 2020-03-23T13:34:55+01:00 Antibiotiku “Sumamed” (azitromicin) është tërhequr nga shitja në tregun e lirë në vend dhe do të mund të merret vetëm me recetë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, thonë burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo masë është vendosur pasi disa qytetarë kanë filluar ta blejnë atë në sasi të mëdha, edhe pse nuk ka nevojë, thotë të njëjtat burime. Në disa studime të fundit thuhet se azitromicini në kombinim me , hidroklorikinën (ilaçin kundër malarias) është efikas në shërimin e pacientëve me koronavirus (Covid-19). Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së djeshme tha se Maqedonia e Veriut nuk…
Alsat 2020-03-23T13:22:56+01:00 Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp kërkoi nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev që menjëherë të tërheq propozimin për shkurtimin e pagave të punëtorëve në administratë, sepse sipas tij me këtë kriza vetëm se do të thellohet. MIckoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE propozon plan se si të vihet deri në 1 miliard euro, për ndihmë ekonomisë pas pasojave nga gjendja e jashtëzakonshme me virusin korona. Ai tha se është i shqetësuar pasi ka dëgjuar planin e Zaevit, duke vlerësuar se masat për mbështetje të ekonomisë si pasojë e koronavirusit janë të vonuara…
Alsat 2020-03-23T12:53:41+01:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se në vend janë shënuar edhe 22 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 15 raste, në Dibër 4, në Kumanovë 2 dhe në Ohër 1 rast. Me rastet e fundit, deri në ora 12:00 numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 shkon në 136, prej të cilëve 1 është shëruar kurse 2 kanë ndërruar jetë. Loading…
Alsat 2020-03-23T12:44:54+01:00 Bashkimi Evropian mund të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi të 27 vendeve anëtare të bllokut të parë nga Reuters të hënën dhe që do të përfundojë këtë javë. “Bashkimi Evropian do të nisë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters në bazë të një draft vendimi që ka siguruar, i cili është miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut.Shpresat e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE janë thyer disa herë vitet e fundit për shkak të…
Alsat 2020-03-23T12:09:37+01:00 Seanca gjyqësore për rastin “Reket”, është anuluar për më 26 mars për shkak të gjednjes shëndetësore të të akuzuarës, Katica Janeva, e cila sipas masave dhe rekomandimeve të Qeverisë për mbrojtje nga Kovid-19, bie në grupin e qytetarëve me rrezik. Gjykatësja Vaska Nikollova Masevska ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarës Katica Janeva, avokatëve Deljo Kadiev dhe Irena Frçkovska, në të cilën nënvizohet se Janeva vuan nga një sëmundje dhe bie në grupin e qytetarëve me rrezik dhe duhet të qëndroj në shtëpi në pajtim me masat dhe rekomandimet e qeverisë. Loading…

