Alsat 2020-03-25T08:33:50+01:00 Më shumë borë sot në mëngjes është matur në Gjurishte ku shtresa e borës ka arritur 31 centimetra. Vijojnë me 16 centimetra Kriva Pallankë, 13 Kumanova, 12 Hanet e Mavrovës, 9 në Strumicë, 8 Shtip, 7 Krushevë, 5 Lazaropole, 3 në Strumicë dhe Berovë dhe dy centimetra në Shkup në Zajçev Rid. Siç kumtoi DPHM, temperaturë më të ulët megjithatë prej minus shtatë gradë Celsius është matur në Hanet e Mavrovës, më pas në Lazaropole -6, Krushevë -4, Ohër dhe Pretor -3, Berovë dhe Kumanovë -2, Shkup, Zajçev Rid dhe Kriva Pallankë -1, Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, Shtip 0,…
Author: almakos
Alsat 2020-03-25T08:00:10+01:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme kryesisht me borë, ndërsa nga fundi i ditës, vende-vende do të ketë reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri dy gradë, ndërsa e ditës do të lëvizë prej një deri në 10 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm, paradite me reshje të kohëpaskohshme kryesisht me borë, ndërsa nga fundi i ditës, vende-vende do të ketë reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri zero gradë, ndërsa e ditës gjashtë…
Alsat 2020-03-24T22:59:02+01:00 Ministri i Arsimit, Arbër Ademi në emisionin “Programi 200” në Alsat është shprehur kundër propozimit që pagat e mësimdhënësve dhe administratës që punon në institucionet arsimorë. Sipas tij një masë e tillë do të ndikonte në de motivimin e mësimdhënësve. Loading…
Alsat 2020-03-24T22:37:40+01:00 Ministri i Arsimit thotë se në bazë të informacioneve që ka marr nga Ministria për Shoqëri Informatike, i gjithë territori i Maqedonisë është i mbuluar me internet. Ministri Ademi, tha se është krijuar tashmë një sistem komunikimi përmes të të cilit institucionet kompetente do të informohen nga burime relevante rreth pengesave me të cilat mund të përballen familjet për realizim të mësimit në distancë. Ai tha se do t’u dalin në ndihmë familjeve që ndoshta nuk posedojnë kompjuter, apo telefon të zgjuar, por nuk dha një përgjigje konkrete për familjet që ndoshta nuk kanë linjë internet nëpër shtëpitë…
Alsat 2020-03-24T22:24:15+01:00 I pyetur se si do të realizohet mësimi në distancë për fëmijët që janë në mosha më të vogla, ministri i arsimit pranoi se arsimi nga distanca është funksional, por sidoqoftë ka sfida. Sipas tij, në arsimin fillor disa nga sfidat janë që jo të gjithë fëmijët kanë pajisje IT dhe jo të gjithë dinë të përdorin një të tillë, disa prej tyre ndoshta nuk mund të përqendrohen mjaftueshëm gjatë mësimi. Andaj, ministri Ademi thotë se metodologjia që zbatohet gjatë mësimit në distancë nuk është e njëjtë me atë të mësimit tradicional. Madje thekson se mësimdhënësit janë në…
Alsat 2020-03-24T18:00:21+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Flipçe gjatë konferencës për shtyp mbi gjendjen e koronavirusit tha se Komisioni i Etikës ka marrë vendim që nesër te pacientë të caktuar, varësisht nga pasqyra klinike e sëmundjes, do të niset terapia e kombinuar me klorikinë dhe azitromicinë, e cila në shumë vende të botës që po luftojnë koronavirusin ka dhënë rezultate të mira. Loading…
Alsat 2020-03-24T17:36:51+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës ditore informuese mbi koronavirusin në vend tha se janë infektuar 2 mjekë dhe 1 infermiere në spitalin e Kumanovës, po ashtu edhe dy pacientë të tjerë, të gjithë këta kanë pasur kontakte me pacienten që ndërroi jetë nga koronavirusi dje në Kumanovë. Sipas ministrit Filipçe, janë kontaktuar të gjithë personat që personat e prekur kanë pasur kontakte me të prekurit, një pjesë e tyre janë identifikuar dhe janë vetizoluar. Loading…
Alsat 2020-03-24T17:19:25+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipëçe, gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme foli mbi gjendjen aktuale me koronavirusin dhe u bëri apel pacientëve që kanë sintoma të koronavirusit të marrin në telefon mjekun familjar dhe më pas ai në bazë të simptomave vendos për të lënë ose jo termin në një nga 14 pikat e testimit që kemi hapur dhe më pas testet shkojnë në Institutin Kombëtar të Laboratorëv ku përgjigja del brenda pak orëve. “U bëj thirrje edhe një herë pacientëve të mos paraqiten në një nga pikat e testimit por të marrin në telefon mjekun amë,…
Alsat 2020-03-24T16:13:57+01:00 Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së u dakorduan për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në takimin e parë të realizuar online, ministrat vlerësuan se me metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Komisioni Evropian dhe me progresin e deritanishëm të Shkupit e Tiranës janë tejkaluar barrierat për fillim të negociatave për anëtarësim. Pas vendimit pozitiv në Këshillin e Ministrave mbetet që Komisioni Evropian të përgatisë kornizën negociuese për dy shtetet dhe përfundimisht institucioni më i lartë vendimmarrës, Këshilli Evropian të sjellë vendimin për fillimin e negociatave. Sekretarja shtetërore kroate,…
Alsat 2020-03-24T16:06:37+01:00 Nga mesnata në fuqi kanë hyrë masat shtesë të qeverisë. Sipas tyre, personat mbi 67 vjet mund të lëvizin nga ora 11 paradite e deri në orën 17 pasdite. Për grupmoshat deri në 18 vjet, ora policore do të zgjatë nga ora 21 deri më orën 12 në mesditë. Maqedonia është me lëvizje restriktive dy ditët e fundit. Megjithatë, edhe pse lëvizja pas orës 21 ndalohet, policia mbrëmë nëpër rrugë ka regjistruar 133 raste të mosrespektimit të ndalesës. Më shumë shkelje ka në Shkup apo gjithsej 44 raste. Në ndërkohë, janë ndaluar 26 qytetarë. Në territorin e shtetit…
Alsat 2020-03-24T15:44:15+01:00 Dibra gjendet ende në situatë alarmante, për shkak të numrit të personave të infektuar me virusin korona dhe atyre që janë si të dyshuar dhe në vet-izolim. Kryetari i Komunës Hekuran Duka thotë se po e menaxhojnë mirë situatën, por thekson se kanë nevojë që ekipi mjekësor të përforcohet edhe nga një gjinekolog dhe anesteziolog. Në spitalin e Dibrës është adaptuar stacion special për trajtimin e infeksionit me Virusin Korona. Atje kemi ekip mjekësor të specializuar i përforcuar edhe me doktorë të cilët u dërguan nga klinika infektive. Gjithashtu do të ketë kërkesë që sot të vjen edhe…
Alsat 2020-03-24T15:18:26+01:00 “Në një moment të vështir për shtetin tone, sot nga Brukseli na arriti një lajmë i mire. RMV-ja I fillon negociatat për anëtarësim në BE. Arriti ajo që e kemi pritur që sa kohë”, tha Spasovski sipas të cilit këto rezultate u arritën pas një lufte të suksesshme kundër krimit dhe korrupsionit dhe zbatimin e reformave. “Këtë sot e konfirmuan vendet anëtare të BE-së. Kjo që sot arritëm është rezultat i përpjekjeve dhe vendimeve të rëndësishme që i miratoi qeveria. Tani e kemi rrugën e hapur, duhet të shkojmë vetëm përpara. Arritëm deri tek pika, që duhet të…

