Author: almakos

Alsat 2020-03-19T11:45:51+01:00 “Gjendjen e jashtëzakonshme do ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme gjithnjë në drejtim të mposhtjes së koronavirusit. Çdo qytetar është i obliguar që të respektoj dhe zbatoj masat e shqiptuara nga Qeveria”, tha Spasovski duke përkujtuar njëherit se gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjas 30 ditë nuk do të thotë ngecje në transport e as të nevojave për furnizime me artikuj ushqimorë e as barnave për qytetarët. “Tani për tani të izoluara janë vetëm Dibra dhe Qendër Zhupa. Ndalohen tubimet në vendet publike dhe ato të mbyllura. Porosi deri tek më të moshuarit, qëndroni…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-19T11:17:08+01:00 Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës rreth 35 vjeç humbi jetën në një fatkeqësi trafiku që ndodhi në afërsi të rreth rrotullimit në autostradë afër Beogradit, drejt Dobanovcit, kur u ndeshën një automobil dhe një kamion me shoqërim policor. Në fatkeqësinë e njejtë, që ndodhi mbrëmë, katër persona të tjerë janë lënduar dhe janë përkujdesur nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë. Fatkeqësia është shkaktuar nga kamioni i cili ka lëvizur në karvan, por shkaqet e fatkeqësisë do t’i konstatojë hetimi, kumtuan nga MPB-ja serbe. Në fatkeqësi kanë marrë pjesë katër automjete nga karvani, mes të cilave…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-19T11:09:16+01:00 Nga mbrëmë nuk është paraqitur asnjë rast me koronavirus në vend. Alsat mëson se as sot nuk ka të paraqitur ndonjë rast me simptoma të koronavirusit. Nga shtabi i krizës njoftojnë se situata është nën kontroll, por sugjerojnë që masat të zbatohen në përpikëri.  Ndërkohë bëhet e ditur se në nevojë të reagimit ministritë përkatëse  do të marrin urdhëresa të reja. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-19T10:19:41+01:00 Si rezultat i mosrespektimit t masave për parandalim të virusit Korona, numri i fletëparaqitjeve penale të shqiptuara është në rritje e sipër. Alsat mëson se deri në këto momente ky numër ka arritur në 13 fletëparaqitje penale. Ndryshe autoritete vazhdojnë me apelet e tyre që masat e shqiptuara posaçërisht ato për vetizolim duhet respektuar, në të kundërtën do të vazhdojnë paditë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-19T09:38:36+01:00 Mëngjesin e sotëm në udhëkryqin kryesorë në afërsi të godinës së “Operës dhe Baletit” ka ndodhur një aksident mes një makine të policisë dhe një motoçiklete. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe se për momentin policia po kryen kontrollet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-18T22:45:03+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, për mes një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se kemi edhe 7 të prekur të tjerë me koronavirus në vend. Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të rënduar.“Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 11 raste të reja me koronavirusi. Numri i personave të infektuar me virus në vend deri në orën 21:00 është 42 raste. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-18T18:34:51+01:00 Humb jetën një person ne fshatin Xhepçisht te Tetoves. Ngjarja ka ndodhur para pak çasteve teksa i ndjeri kishte tentuar te priste një lis i cili është rrëzuar në anën e tij dhe e ka shtypur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe mjeket e urgjencës, zjarrfikësit dhe policia. Dhe pse zjarrfikësit kane arrit ta heqin lisin e rrezuar mbi personin ne fjale, megjithatë mjeket vetëm se kanë konstatuar vdekjen e tij. Identiteti i personit në fjalë nuk dihet. Sektori i Punëve te brendshme te Tetoves pritet te dalë me te dhëna…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-18T18:06:00+01:00 Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski para pak minutash para selisë së Presidencës, në Vilën Vodno, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të ndodhet vendi nga koronaviruasi. Në përditësim… Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-18T16:03:14+01:00 Numri i të prekurve në vendin tonë me ka arritur në 35 apo me 4 raste të reja. Nga të infektuarit 23 raste janë regjistruar në Dibër dhe 12 në Shkup, ndërsa nuk ka asnjë rast të regjistruar në qytetet tjera. Ministri i Shëndetësisë Venko  Filipçe tha se të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe pacient që ndodhet në aparat për frymëmarrje artificiale. Filipçe informoi se momentalisht po testohen edhe 30 persona të tjerë. Rreth 2 mijë mijë persona janë në vetizolim. Ai informoi  edhe rreth asaj nëse do të dërgohen në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-18T15:38:48+01:00 Të gjithë personat të cilat nuk kanë respektuar rekomandimet dhe masat dhe janë të dyshuar se mund të rrezikojnë qytetarët, do të trajtohen me regjim më të rreptë. Pas reagimeve të nëntë personave të dërguar në karantinë në Krivollak, Kryeministri Spasovski tha se kushtet në atë kazermë nuk janë më të mirat, por janë të mjaftueshme për izolim më të mirë në momentet fillestare. Ne patjetër të kemi mbrojtje për të gjithë qytetarët përmes qëndrimit në Karantin për grupe të caktuara që kthehen në shtet. E dini se para disa ditëve u soll vendim që të ndalohet transport…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-18T15:26:41+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës së sotme për gjendjen mbi koronavirusin foli edhe për propozimin nga ana e Qeverisë për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme  në vend. Ai tha se pavarësisht kësaj, në sektorin shëndetësore veçmë jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Sot në Qeveri u dha propozim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Më duhet të them se ne në sektorin e shëndetësisë veçmë kemi funksionuar si në gjendje të jashtëzakonshme- tha Filipçe. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-18T14:41:26+01:00 Dhjetëra persona nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit ditëve të fundit janë kthyer nga shtete të prekura nga virusi korona. Drejtuesit e pushteteve lokale nuk kanë njohuri se nëse janë kthyer nën mbikëqyrjen e institucioneve apo nëpër rrugë alternative. Gjithashtu nuk ka informacione nëse të njëjtin  kanë simptoma të virusit. Kryetari i komunës së Gostivarit, thotë se momentalisht disa persona janë në izolim shtëpiak dhe ruhen nga Policia. Situatë e njejtë është edhe në komunën e Tetovës ku po ashtu disa persona janë në vet izolim. [embedded content] Ka njerëz që janë nën kontroll dhe për ata më…

Lexo më Shumë