Author: almakos

Alsat 2020-03-17T19:16:07+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend konfirmoi edhe 5 rastet e sotme me koronavirus, duke e çuar në 31 numrin e të infektuarve në vend. Filipçe tha se për shkak se në spitalin e Dibrës janë infektuar edhe 2 mjekë të tjerë dhe2 infermiere, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të çojë dy mjekë shtesë, pulmologë, nga Klinika e Pulomologjisë së Shkupit. Ai u apeloi edhe një herë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë Nesër në spitalin e Dibrës do të dërgojmë 2 mjekë plus,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raporton se 10 pacientë janë testuar sot pasdite dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin. Pozitive është gruaja e pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 profesionistë të kujdesit shëndetësor – dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra. Kështu, numri i pacientëve me koronavirus në vend u rrit në 31. Për më tepër informacione Ministria e Shëndetësisë në orën 19:00 do të mbajë një konferencë për shtyp në Qeveri.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T16:10:13+01:00 Këshilli Gjyqësor vendosi të ketë gjykime të reduktuara gjatë masave qeveritare për t’u mbrojtur nga virusi Korona. Do të gjykohen vetëm rastet urgjente, ku të akuzuarit janë në paraburgim ose masa të tjera të sigurisë, të huajt dhe lëndët që mund të vjetërsohen. Do të gjykohen edhe veprat penale si bartje të sëmundjes ngjitëse, mosdhënia e ndihmës mjekësore, pengimi i punonjësit që ta kryejë punën e tij ose sulm ndaj nëpunësve si dhe organizim të rezistencës. Do të kontrollohet hyrja në gjykata, të mos ketë grumbullim para sporteleve dhe kushdo që do të hyjë në gjykatë t’i bëhet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T15:15:39+01:00 Masat për evitimin e kontakteve fizike kanë bërë që edhe Samiti i Ballkanit Perëndimor 2020, të bëhet përmes video konferencës. Veç të tjerash, tema e diskutimit midis kryeministrave të 6 vendeve ishte si të tejkalohet kriza e pandemisë së virusit Korona. Kryeministri Oliver Spasovski tha se janë marrë masat për mbylljen e kufijve për të ulur intensitetin e përhapjes së CoVid-19.   Ndërkaq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në këtë krizë pandemie ku shtetet po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, Kosova e kupton se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Kryeministri…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T15:10:23+01:00 Policia regjistroi 7 raste të mosrespektimit të masës së izolimit të personave në Strumicë dhe Tetovë, prej tyre 4 raste shqyrtohen në Shkup. Kjo u tha nga Ministri i Brendshëm Naqe Çulev, duke u bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për vetë-izolim. Në të kundërtën, si këto raste do të ndëshkohet edhe çdo shkelës i Kodit Penal për shpërndarje të sëmundjeve infektive dhe mos zbatim të rekomandimeve gjatë kohës së pandemisë. Çulev tha se deri të martën në vetë-izolim shtëpiak janë 310 persona me simptoma, të cilët po mbikëqyrën në masa të rrepta policore. [embedded content] SPB…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T14:39:30+01:00 Shtëpia e shëndetit do të hap dhjetë pika në komunat rurale me qëllim që qytetarët e këtyre komunave, të mos kenë nevojë që të vijnë deri në Qendrën spitalore të Tetovës. Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, do të merr masa më të rrepta sa i përket respektimin të rregullave të vendosura nga Qeveria, ndërsa Kryqi i kuq, do të jetë pika kryesore sa i përket ndihmës së qytetarëve të izoluar, bashkë me kuzhinën popullore, e cila do vazhdojë me ndarjen e paketave ushqimore për të izoluarit dhe familjet në nevojë. Këto janë vendimet që sot i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T14:08:06+01:00 Ministri i shëndetësisë gjatë ditës së sotne edhe njëherë konfirmoi se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë k arritur në 26. Prej tyre 17 janë në Shkup, ndërsa 9 në Dibër. “Deri në ora 12:00 numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi është stabile, nuk ka ndryshime nga dita e djeshme. Stabile është edhe gjendja e pacientes që është në aparate për frymëmarrje. Kemi të regjistruar gjithsejtë 26 pacientë, sot janë testuar 10 pacientë, pozitive kanë rezultuar 3 pacientë. Bëhet fjalë për pacientë nga Shkupi. Një çift bashkëshortor që kanë qëndruar jashtë vendit. Pacienti i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T13:29:05+01:00 Senati i Spanjës me 0 vota kundër përmes video-votimit ka miratuar Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. “Senati spanjoll sapo ratifikoi Pratokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, me 0 vota kundër. Falënderoj Senatin spanjoll dhe ministrinë e Punëve të Jashtme që edhe përkundër gjendjes aktuale, ka vendosur në rend të ditës Protokollin. Spanja tani do të deponon në Departamentin e Shtetit në Washington instrumentin e ratifikimit prej ku do të informohet NATO, ndërsa ne presim të informohemi dhe do të duhet edhe të dërgojmë instrumentin tonë të ratifikimit të Protokollit”-pohoi mes tjerash Dimitrov. Ambasadori…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T13:16:26+01:00 Nuk është koha për të udhëtuar jashtë vendit. Shtetet po i ndërrojnë politikat e tyre në bazë ditore. Do të thotë shtetasit maqedonas që sot dalin jashtë kufijve, absolutisht nuk dihet se kur mund të kthehen në shtëpi, kështu porositi sot ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov. “Nga mëngjesi jemi në komunikim me shumë qytetarë tanë. Madje kemi një grup shumë të vogël në Lima, Peru. Sinqerisht duhet të kuptojmë se jetojmë në një krizë të paparë. Shtetet i ndërrojnë politikat e tyre në bazë ditore. Sot në mëngjes kemi marr një not të re nga Serbia. Do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T12:59:19+01:00 Tashmë vijon takimi i liderëve në Presidencë, ku marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare morën mandate deputetësh. Pikë e vetme e rendit të ditës të takimit të cilin e ka thirr shefi i shtetit është anulimi i zgjedhjeve parlamentare si pasojë e pandemisë së virusit korona. Para se të fillonte takimi, stafi mjekësorë ka kontrolluar temperaturën trupore të të gjithë pjesëmarrësve si masë mbrojtëse kundër pandemisë së virusit korona. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T12:41:33+01:00 Ka filluar takimi i liderëve në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ku marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare morën mandate deputetësh. Pikë e vetme e rendit të ditës të takimit të cilin e ka thirr shefi i shtetit është anulimi i zgjedhjeve parlamentare. Në takim marrin pjesë liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, ai i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, Alternativës, Afrim Gashi, Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-17T12:17:58+01:00 Në Gjykatën Penale është anuluar gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Në seancën gjyqësore nuk erdhën një pjesë e avokatëve. Gjykata është informuar se njëri prej avokatëve ka udhëtuar jashtë shtetit dhe për momentin është në vetë-izolim, si masë parandaluese për virusin korona. Për këtë shkak, në seancë nuk erdhën të akuzuarit, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vladimir Atanasovski, të cilët janë në arrest shtëpiak. Në seancë ishin prezent ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe dëshmitarët Mihaill Mlladenovski dhe Sasho Kocevski, por  jo edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. Seanca tjetër…

Lexo më Shumë