Alsat 2020-03-17T12:41:33+01:00
Ka filluar takimi i liderëve në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ku marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare morën mandate deputetësh. Pikë e vetme e rendit të ditës të takimit të cilin e ka thirr shefi i shtetit është anulimi i zgjedhjeve parlamentare.
Në takim marrin pjesë liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, ai i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, Alternativës, Afrim Gashi, Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Në takim janë të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi si dhe kryeministri Oliver Spasovski.
Deklaratat për media pas përfundimit të takimit të liderëve do të transmetohen në Servisin publik RTVM, në ueb faqen në Fejsbuk të presidentit dhe në kanalin Jutjub.
Për shkak të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë për mbrojtje nga KOVID-19, kabineti i Pendarovskit i inkurajon mediat të marrin video-materialin dhe fotografitë të cilat do të shpërndahen menjëherë pas takimit.
Loading…




