Alsat 2020-03-16T10:26:34+01:00 Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja e parë në Maqedoni me virusin korona sot lëshohet në trajtim shtëpiak. Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ. Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes. Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra. Loading…
Author: almakos
Alsat 2020-03-16T09:50:34+01:00 Nga vendet fqinjë, Serbia tashmë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit, mirëpo masat e marra janë të barabarta me masat e ndërmarra në vendin tonë edhe pse tek ne ende nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcakton që gjendje e jashtëzakonshme mund shpallet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi, të cilat i ngjajnë me gjendjes aktuale me virusin korona. Në nenin 125 të Kushtetutës thuhet: “Gjendja e jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi.Ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e…
Alsat 2020-03-16T09:29:10+01:00 Deri në këto momente nuk ka persona të rinj të infektuar nga koronavirusi. Gjendja e pacientëve të infektuar është e pandryshuar por stabile. Do të shpallet ose jo gjendje e jashtëzakonshme është e parëndësishme. Shumë më me rëndësi është zbatimi i masave të dhëna deri tani”, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Loading…
Alsat 2020-03-16T09:17:26+01:00 Kryeministri Oliver Spasovski informoi se të gjithë qytetarët tanë të bllokuar në zonat kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë si dhe atyre mes Hungarisë dhe Serbisë janë zhbllokuar dhe nisur drejtë vendit tonë. “Dua t’ju informoj se qytetarët tanë të cilët kishin mbetur në zonat kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë si dhe mes Hungarisë dhe Serbisë, të sigurt u nisën drejt vendit tonë! Gjithçka për qytetarët”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Facebook. Loading…
Alsat 2020-03-16T09:02:03+01:00 Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në Strazhë, informon në mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Konform vendimit të Qeverisë për shkak të koronavirusit, janë mbyllur kalimet kufitare Xhepishtë, Trebishtë dhe Bllatë dhe të gjitha automjetet dhe udhëtarët ridrejtohen në kalimet kufitare të cilat janë të hapura për lëvizje të lirë. Është mbyllur edhe kalimi kufitar Prohor Pçinski dhe automjetet ridrejtohen në Tabanoc-Preshevë. Është mbyllur edhe kalimi kufitar “Cërcoria e Madhe” – Golesh (Kriva Pallankë). Loading…
Alsat 2020-03-16T08:30:32+01:00 Sot mbushen 19 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë tani quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata të cilët do të rrëmbenin armët, sërish nën siglën UÇK. Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila do tentonte që me grykën e pushkës ta ndryshonte fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar ende shtypjen e elementit shqiptar.…
Alsat 2020-03-15T23:33:46+01:00 Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov përmes një statusi në Facebook njoftoi se transportuesit maqedonas të bllokuar tashmë kanë kaluar kufirin italiano-slloven. “Shumica e transportuesve maqedonas kanë kaluar kufirin italiano-slloven, në një trasë të sigurt përmes Kroacisë dhe Serbisë, shkroi Dimitrov. “Qytetarët që kaluan ditën në Bajakovë/Batrovci nga ana kroate po hyjnë në Serbi. Gjithashtu, një grup i madh i qytetarëve maqedonas që prisnin në vendkalimin Horgosh në Hungari kanë filluar të hyjnë në Serbi. Po ju presim në shtëpi!”, shtoi Dimitrov. [embedded content] Loading…
Alsat 2020-03-15T22:50:20+01:00 Ministria e Punëve të Brendshme – SPB Shkup në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut ,pasditen e sotme (15.03.2020) kanë mbyllur lokale në pjesën veriore të Shkupit të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. MPB njofton se gjatë ditës së sotme gjithsej janë mbyllur shtatë lokalet. Masat e fundit të marra nga Qeveria parashohin mbylljen e të gjitha dyqaneve e qendrave tregtare, kazinove, bastoreve, bareve, restoranteve, ndërsa këta të fundit mund të punojnë vetëm nëpërmjet porosive. Mbeten të hapura me oraret e mëparshme vetëm super maketet, dyqanet ushqimore dhe…
Alsat 2020-03-15T21:40:55+01:00 Klinika për sëmundje të fëmijëve njofton të gjithë prindërit dhe mjekët amë të cilët prej ditës së nesërme do të kenë raste urgjente që fëmijët me temperaturë t’i dërgojnë në spital, atë ta bëjnë në Institutin për sëmundje të mushkërive në “Kozle”.Gjithashtu në rast se ka fëmijë që jetojnë në rajonet që tanimë janë në regjim të lëvizjes siç është rajoni i Dibrës, për kontrolle të dërgohen në Institutit. Ky është vendim i Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, me qëllim që të mbrohen fëmijët të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje…
Alsat 2020-03-15T20:42:36+01:00 Ministria e Shëndetësisë ka informuar se edhe testi i dytë i përsëritur i personit nga Koçani i cili ka arritur përmes QSHP- Shtip është negativ në koronavirusin. Edhe testi i parë i pacientit nga Koçani ka qenë negativ, por për shkak të simptomave tipike të virusit, testi është përsëritur. Të gjithë shtatë personat e testuar sot janë negativ në koronavirusin dhe nuk ka pacientë të ri pozitiv të koronavirusit në vend. Ministria e Shëndetësisë ka informuar se edhe profesori dr. nga Klinika infektive i cili është emëruar për koordinator të Shërbimit për sëmundje infektive në Dibër ka arrit…
Alsat 2020-03-15T19:47:37+01:00 Është siguruar ushqim dhe ujë për shoferët maqedonas të cilët kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare mes Italisë dhe Sllovenisë. Ambasada e Maqedonisë në Lubjanë njoftoi se ka siguruar gjërat e nevojshme dhe me leje të zyrtarëve kufitar janë dorëzuar deri tek shtetasit e bllokuar. Nga ambasada theksojnë se në rast se ka nevojë shtetasit do të furnizohen edhe me ilaçe. Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se ministri Nikolla Dimitrov ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij slloven Anzhe Llogar me qëllim që të gjendet një zgjidhje për transportuesit e bllokuar. Në kufirin italioano-slloven…
Alsat 2020-03-15T19:13:25+01:00 Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) pas mbledhjes së sotme në përputhje vendimet që janë marrë në seancën e 19 të Qeverisë ka marrë këto vendime: -QMK dhe Komuna e Dibrës së bashku do të rregullojnë qarkullimin e kërkesave dhe mallrave në perimetrin e ndaluar. -Mbetet në fuqi ndalesa për qarkullimin e njerëzve jashtë perimetrit të lejuar si dhe futja e gjësendeve dhe mallrave përderisa nuk rregullohet kjo në mënyrë të veçantë. -Personat nga vendet tjera që kanë mbetur të bllokuar, nuk lejohet që ta lëshojnë Qendër Zhupa dhe Dibrën, Kryqi i Kuq do të plotësojë nevojat e…

