Alsat 2020-03-11T16:10:31+01:00
VMRO-DPMNE-ja nënshkroi koalicionin parazgjedhor me 20 parti të vogla politike. Hristijan Mickoski partia e të cilit udhëheq koalicionin “Për ripërtërije të Maqedonisë” tha se ky bashkim i forcave bëhet për t’i dërguar në pension politikanët që kanë zhgënjyer qytetarët dhe janë futur në krim dhe korrupsion. Mickoski bëri thirrje për dalje në votim, duke e vlerësuar si të rëndësishme çdo votë qytetari.
Ky është blloku për ripërtërije i cili do t’i dërgojë në pension politikanët të cilët e zhgënjyen popullin dhe do të sjell më shumë për të gjithë. Atë që u kam premtuar dhe u kam thënë vazhdoj ta respektoj: bashkë do të kemi sukses. Sot bashkërisht me koalicionin i cili del ka populli e nisim finalen e betejës për të cilën çdo votë është e rëndësishme. Fitorja është e pamohueshme, ndërsa ajo që pason pas saj është ndryshimi për të mirën e përgjithshme-deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja edhe në këto zgjedhje brenda koalicionit do të ketë subjektin e Erdogan Saraç, Ivan Stoilkoviq, Stevçe Jakimovski, Dragisha Miletiç, Shaban Saliu etj. Listat zyrtare VMRO-DPMNE-ja dot ‘i promovojë sonte në Konventë, ndërsa ditë më parë kreu i partisë Mickoski konfirmoi bartësit e listave.
| Opsioni Qytetar për Maqedoninë | Stevçe Jakimovski |
| Lëvizja për Unitet Kombëtar të Turqve | Erdogan Saraç |
| Partia Demokratike e Serbëve të Maqedonisë | Ivan Stoilkoviç |
| Partia Demokratike e Romëve | Milazim Sakipov |
| Forcat Demokratike të Romëve | Shaban Saliu |
| Aksioni Maqedonas | Sasho Angellovski |
| Partia e Re Liberale | Dragan Vasilevski |
| Partia e Vllahëve të Maqedonisë | Mite Kostov |
| Demokratët e Bashkuar | Zhivko Jankullovski |
| Romët e Bashkuar të Maqedonisë | Erxhan Selimi |
| Partia punëtore-bujqësore e Maqedonisë | Goce Cvetkovski |
| Partia Socialiste e Maqedonisë | Lupço Dimovski |
| Partia Përparimtare Serbe | Dragisha Miletiç |
Ndërkohë gjatë ditës pritet që koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa t’i shpalosin listat zyrtare të kandidatëve për deputet. Partia e Ahmetit listat do t’i përpilojë online, kjo për shkak të koronavirusit. Emrat zyrtarë do t’i shpalosin para dorëzimit të listave në KSHZ. Edhe LSDM-ja është duke punuar për finalizimin e listave dhe mbushjen e vendeve vakante me kandidat për deputet të cilat i takojnë partnerëve të koalicionit. Ndërkohë në KSHZ janë konfirmuar 6308 nga paraqitjet e dorëzuara nga personat që jetojnë jashtë vendit, për të votuar në diasporë. Ndërkohë edhe 1442 paraqitje të tjera janë akoma pa u përpunuar nga shërbimet. Kusht për t’u mbajtur zgjedhjet në diasporë janë 6540 paraqitje. Më shumë të paraqitur ka në Venecia, Melburn dhe Berlin. Afati që shtetasit që jetojnë jashtë vendit të paraqiten për të shfrytëzuar të drejtën e votës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore skadon sonte në mesnatë.
Adrian Kerimi
Loading…




