Alsat 2020-03-13T14:19:15+01:00
Nga aksioni qytetar “Dil dhe voto”, thonë se resurset e shtetit janë duke u keqpërdorur në periudhën parazgjedhore, për qëllime partiake, dhe kanë vënë re raportime të pabalancuara nga disa media, pa theksuar se cilat. Reagojnë gjithashtu se partitë tashmë kanë hapur shtabe lokale, që sipas tyre do të thotë fillim i parakohshëm i fushatës.
Promovimi i projekteve dhe propagandës për aktivitetet e qeverisë të përdoret për qëllime elektorale – është absurde. Ne u bëjmë thirrje bartësve të funksioneve publike, që të ndalojnë keqpërdorimin me pozitat e tyre në këtë drejtim. Njëkohësisht, pamundësia për të bërë fushatë për shkak të virusit korona, në periudhën parazgjedhore vë në pikëpyetje seriozisht kushtet e barabarta të informimit të qytetarëve, me ofertat e zgjedhjeve”-tha Sasho Kiroski, Aksioni “Dil dhe voto”.
Loading…




