Alsat 2020-03-13T14:43:42+01:00
Numër shumë i vogël turistësh sot mund të shihej në Ohër. Kjo u konfirmua nga kapedanët e anijeve, të cilët thanë se me orë të tëra presin në portin e qytetit. Ata nuk e mbajnë mend që Ohri të ketë qenë kaq i boshatisur në këtë periudhë të vitit.
Disa turistë që i takuam thanë se nuk kanë frikë nga virusi korona dhe për këtë arsye nuk e kanë anuluar udhëtimin e tyre.
“Kemi ardhur për të shijuar kohën. Nuk kemi frikë nga virusi korona. Nëse ndodh – le të ndodhë. Kjo nuk ishte pengesë për ne”
“Fluturimet janë shumë të lira. Nuk është problem virusi korona. Nga kemi ardhur nuk ka të prekur në atë zonë, kështu që nuk kemi frikë”
Megjithatë, të dhënat e sektorit turistik tregojnë se pothuajse të gjitha prenotimet e rezervuara më parë janë anuluar deri në maj. Probleme shtesë paraqet edhe vendimi për mbylljen e kafeneve në orën 18, thonë hotelierët.
Me faktin që jemi kufizuar me një turn , nga dy sa kanë qenë më parë , është e qartë se pas një periudhe edhe puna jashtë orari do të bëhet një barrë. Edhe kjo është një nga dëmet që pësojmë”-pohoi Mihail Mishev, kryetar i shoqatës së hotelierëve.
Nëse situata e tillë vazhdon, atëherë hotelierët apelojnë që shteti t’u ndihmojë duke shtyrë afatin për disa pagesa dhe taksa për të kompensuar humbjet.
Miki Trajkovski
Loading…




