Author: almakos

Alsat 2020-05-16T13:13:01+02:00 Takimi i liderëve i paralajmëruar për javën që vjen do të mbahet të hënën. Nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftojnë për TV ALSAT, se pas komunikimit me përfaqësuesit e partive politike është planifikuar që takimi të mbahet në ditën e parë të javës që vjen, të hënën në orën 12.00. Temë diskutimi do të jenë mbajtje eventuale e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-16T12:01:21+02:00 Në 24 orët e kaluara, janë kryer 462 teste, dhe 22 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, të shpërndara sipas qyteteve: Shkup-9,Kumanovë-1,Prilep-4,Tetovë-6,Veles-1Ohër-1 Një pacient nga Shkupi (79 vjeç) ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtator”. Ai ishte shtruar në spital 3 ditë më parë, më 13 maj dhe sot ka ndërruar jetë. Ndërsa po ashtu janë shëruar edhe 16 persona të tjerë. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1762, numri i pacientëve që janë shëruar është 1267, numri i vdekjeve ka arritur në 98, dhe aktualisht numri…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-16T11:38:20+02:00 Gjatë 24 orëve të kaluara, në nivelin vendi janë regjistruar 64 raste të mos respektimit të orës policore dhe 49 persona  janë arrestuar, ndërsa për 15 të tjerë janë marrë masat e duhzra dhe po ndiqen në gjendje të lirë. Ndërsa njëzet persona shkelën masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse dhe janë dënuar me 20 euro gjobë. Sipas Ministrisë së Brendshme, në 24 orët e fundit në territorin e vendit 107 persona janë dhënë vendime për izolim, dhe 54 persona kanë nënshkruar deklarata për vetë-izolim. Gjatë kontrolleve, policia nuk regjistroi persona që nuk respektonin masën për…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-16T08:00:39+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira mesatare dhe shumë i ngrohtë. Indeksi UV=8. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11-18 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 26-34 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 32 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Një fletë pagesë për kundërvajtje e dërguar në redaksinë tonë, dëshmon se policia ka nisur me masat represive për qytetarët, të cilët nuk i mbajnë maskat në vende publike. Ndonëse nga MPB njoftuan që prej përhapjes së pandemisë së Virusit Korona kanë shqiptuar mbi 4.000 vërejtje, prej tani paralajmëruan edhe shqiptimin e gjobave prej 20€.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T19:50:37+02:00 Gjatë video-konferencës së vendeve të Iniciativës së Europës Qendrore (CEI), eurokomisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi vlerësoise kriza për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk i zvogëloi përpjekjet apo ambiciet e BE-së drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili është në zemër të Evropës. ”Kjo krizë e ka bërë Komisionin dhe mua personalisht që të punojmë edhe më shumë. Kam nderin të them se vendet në rajon nuk janë dorëzuar, por kanë respektuar me vendosmëri angazhimet e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha Varhelyi. Ai theksoi se pandemia e koronavirusit ka konfirmuar qartë se BE-ja dhe Ballkani…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T19:20:16+02:00 Pas koronavirusit, në vend rikthehet edhe ndotja e ajrit. Bëhet fjalë për grimcat e pluhurit të saharës. Gjatë ditës është vërejtur situatë e rënduar me cilësinë e ajrit, në mënyrë të veçantë për grimcat e PM2.5 dhe PM10. Ajri më i ndotur është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Manastir. Madje qytetarët janë ankuar edhe për tharje të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje. Mjekët rekomandojnë që në periudha të këtilla kur vendi ndodhet nën ndikimin e pluhurit saharian nga Afrika Veriore qytetarët të shmangin daljen jashtë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T17:24:00+02:00 Pesë kasolle të djegura tërësisht është bilanci i zjarrit që pasditen e sotme, kaploi lagjen e poshtme të fshatit Vicë të malësisë së Sharrit. Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, thonë ca banorë të kontaktuar nga Alsat. Era e fuqishme që ka fryrë në malësi të Sharrit pasditen e sotme, ka bërë që zjarri të përhapet shumë shpejtë, por intervenimi i banorëve në shuarjen e tij, ka bërë që i njëjti të mos përhapet edhe nëpër shtëpitë e banuara. Për momentin në Vicë të Sharrit, kanë arritur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin duke mos e lejuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T17:03:16+02:00 Pa monitorim ndërkombëtar dhe verifikim të procesit zgjedhor, as që dua të mendoj për zgjedhje, tha presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit Kombëtarë. “Ne jemi në pritje të fillimit të negociatave me BE-në dhe nëse nuk kemi verifikim ndërkombëtar në gjithë procesin zgjedhor, për kredibilitetin, integritetin dhe rezultatet përfundimtare…pa këto ne nuk mund të shpresojmë fare se do të fillojmë negociatat me BE-në”, tha Pendarovski.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T15:34:59+02:00 24 orëshi i fundit ka sjellë 17 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, prej gjithsej 460 testeve të realizuara. Numër më të madh të rasteve pozitive ka në Tetovë, 6 persona. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, janë shëruar 16 pacientë. Sipas qyteteve, numri më i madh i të shëruarve është shënuar në Shkup. Në bazë të statistikave të fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 1 740 persona prej të cilëve 1 251 janë shëruar. Brenda 24 orëve të fundit gjithashtu janë shënuar edhe dy viktima. Shifra zyrtare e personave…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T15:24:04+02:00 Kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska ka deklaruar se fushata derë më derë paraqet rrezik për blerjen e votuesve. Ajo thotë se mendimi i saj është që nëse organizohen zgjedhje, fushata të bëhet nëpërmjet formave bashkëkohore të komunikimit me votuesit. Nëse edhe në këto kushte vendoset për mbajtjen e zgjedhjeve, ndoshta duhet të bëhet nëpërmjet mënyrave më bashkëkohore të organizimit të fushatës sepse edhe në kushte normale kur shkohet derë më derë, shikuar nga aspekti jonë, ekziston rrezik i madh për blerjen e votuesve. Tani nëse propagandohet kjo formë, ky rrezik do të jetë edhe…

Lexo më Shumë