Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për realizimin e projektit të modernizimit dhe transformimit të Spitalit Klinik të Tetovës, një investim prej 74 milionë eurosh që, sipas tij, do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore në rajonin e Pollogut.
Sipas Mexhitit, bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, i cili do të sjellë infrastrukturë moderne, kushte më të mira për pacientët dhe stafit mjekësor, si dhe kapacitete më të mëdha për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.
“74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës.
Kanë nisur përgatitjet për modernizimin dhe transformimin e Spitalit Klinik të Tetovës, një projekt strategjik që do ta ngrejë në një nivel të ri shërbimin shëndetësor në Pollog.
Ky është një nga investimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë.



