Importi i fundit nga Maqedonia e Veriut është bërë të premten, por zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi për KosovaPress thotë se në bazë të testeve laboratorike të mostrës, është rezultuar se vezët i plotësojnë kushtet për konsum sipas rregullave në fuqi dhe se pas kontrollit të plotë, inspektori ka lejuar qe vezët të dalin në treg për konsum. Ai tregon se kanë pasur vetëm një ngarkesë importi me vezë nga Maqedonia e Veriut këtë vit. “Importuesi ka poseduar lejen për import dhe pas plotësimit të të gjithë dokumentacionit, ngarkesa është kontrolluar në aspektin fizik, përputhshmërisë së…
Author: almakos
Alsat 2020-05-14T20:27:31+02:00 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev si lideri i vetëm për të cilin shëndeti i qytetarëve nuk ka rëndësi dhe me çdo kusht kërkon zgjedhje. Mickoski këtë koment e bëri ne emisionin “Top Tema” në Telma duke kujtuar konsesusin gjjthëpolitik në takimin e fundit të liderëve se shëndetit të qytetarëve duhet ti kushtohet rëndësi ndërsa zgjedhjet të mbeten në plan të dytë.
Alsat 2020-05-14T16:08:43+02:00 Gjykatësit kushtetues vendosën të iniciojnë procedurë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve sipas kategorizimit të moshës, të rinjve nën 18 vjeç dhe të rriturit mbi 67 vjeç. Me shumicë votash, gjykatësit vendosën se ekzistonte bazë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të qeverisë për t’i lejuar këto grupe të lëviznin vetëm në interval të caktuar kohor. [embedded content] Nga Gjykata Kushtetuese thonë se nuk është kontestuar ora policore, por se kufizimet në bazë të kategorisë së moshave. Kjo do të thotë që me nisjen e procedurës nga Kushtetuesja, ndërpritet fuqia e dekretit qeveritar për lëvizje të kufizuar për…
Alsat 2020-05-14T15:37:09+02:00 Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, të gjitha lëndët do të gjykohen, thonë për Alsat nga Këshilli Gjyqësor, duke i respketuar rekomandimet. Në seancat gjyqësore nuk do të mund të marrin pjesë më shumë se dy dëshmitarë, dhe të pranishmit do të duhet të jenë të paktën dy metra larg dhe të mbajnë maska dhe doreza. [embedded content] “Kryetarët e gjykatave dhe gjykatësit do ti menaxhojnë lëndët gjyqësore, në përputhje me Vendimin dhe me respektimin e masave dhe rekomandimeve të Qeverisë së RMV-së, dhe autoriteteve kompetente shëndetësore”, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor. Pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme, vetëm…
Alsat 2020-05-14T15:27:30+02:00 Edhe pse zyrtarisht leje për të rifilluar me punë nuk ka Tregu i ashtuquajtur i grave në Tetovë, ku grumbullohen shumë njerëz ditëve të enjte, megjithatë, sot ky treg dukej kështu. [embedded content] -A ju dhanë leje që të nisni të punoni? “Nuk e di, i pash që kishin dalë disa, dola edhe unë të shes”. Përveç dyndjes së madhe të qytetarëve në treg, shumica nga to nuk mbanin as maskat, dorezat, ndërsa nuk respektohej as distanca sociale. Të pyetur nga Alsat përse nuk i respektojnë masat për mbrojtje, shumica e qytetarëve me përgjigje se nuk kanë frikë…
Alsat 2020-05-14T15:06:50+02:00 Një numër i madh i qytetarëve vazhdojnë të mos respektojnë mbajtjen e maskave në vende ku nuk sigurohet distanca e duhur por edhe në hapësira të mbyllura. Këtë e dëshmon edhe numri i madh i shkeljeve të cilën e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga vendosja e masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse më 22.04 të këtij viti, deri më sot janë evidentuar 744 shkelje nga ana e qytetarëve – njoftojnë nga MPB-ja. Nga MPB thonë se 99% e këtyre qytetarëve nuk janë gjobitur por vetëm janë paralajmëruar. Ministri Venko Filipçe insiston që masat për…
Alsat 2020-05-14T14:48:03+02:00 Nëpërmjet formës “online” shkollat e mesme profesionale promovojnë programet e tyre para semimaturantëve për vitin shkollor 2020-2021. Disa prej tyre tashmë kanë bërë edhe video incizime të cilat përmes rrjeteve dhe programeve të ndryshme do t’u prezantohen nxënësve që duhet të fillojnë shkollën e mesme. Diku rreth 40 % i kemi kaluar disa shkolla në tetor dhe nëntor. Ishte fat i mirë që pak më herët e filluam procedurën. Tash për momentin, çdo drejtor i shkollave fillore, ku kemi bë analizë se prej atje na vijnë nxënësit, diku 60 shkolla janë që u kemi dërguar e-maile. Çdo drejtor…
Alsat 2020-05-14T14:12:40+02:00 Masat parandaluese të virusit do të shoqërojnë të gjithë aktivitetet e fushatës zgjedhore dhe ato në ditën e zgjedhjeve. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe zbardhi protokollin e Komisionit për sëmundje ngjitëse në të cilin parashihet që në tubimet zgjedhore domosdomërisht: Fushata dhe tubimet– Të sigurohet distancë prej 1.5 metër deri në 2 metra,– Maska është e domosdoshme në ambiente të mbyllura, kurse në ambiente të hapura vetëm kur nuk sigurohet distanca,– Të bëhet dezinfektim dhe larje e rregullt e duarve. Fushata në derë– Të bëhet me pajisje mbrojtëse,– Të respektohet distanca,– Aktivistët të mos hyjnë brenda në shtëpi…
Alsat 2020-05-14T12:33:09+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 349 testeve të realizuara në vendin tonë, 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 9 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, kurse në Strugë, Veles, Manastir, dhe Ohër janë regjistruar nga dy të infektuar. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 të shëruar nga Covid-19. Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 723 persona prej të cilëve 1 235 janë kuruar, kurse 95 kanë humbur betejën me virusin. Që nga fillimi…
Alsat 2020-05-14T11:54:59+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së sotme do të nis koordinimin me ministrat e Shëndetësisë në rajon, me qëllim shkëmbimin e përvojave me pandeminë si dhe koordinimin për hapjen e mundshme të kufijve dhe aeroporteve. “Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme doli me paketë masa për udhëtim në vendet e BE-së, ku rekomandohet koordinim për lehtësimin e masave, në bazë të këtyre vendimeve edhe ne nisim këto mbledhje për koordinim në rajonin e Ballkanit”, pohoi Filipçe. Ministri Filipçe njoftoi se koordinimi i parë do të bëhet me shtetin…
Alsat 2020-05-14T11:43:38+02:00 Ministri i Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së nesërme, kur edhe pritet që të mblidhet Këshilli i Sigurisë me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive do të kërkohet që të zgjatet masa e jashtëzakonshme. “Gjatë ditës së nesërme do të mbaj mbledhje Këshilli i Sigurisë, ne do të kërkojmë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, për më shumë shkaqe që të kemi mekanizëm që të zbatojmë rekomandimet edhe gjatë periudhës që pason”, tha Filipçe. Ndërkohë i pyetur nga Alsat për mosrespektimin e masës lidhur me mbajtjen e maskave mbrojtëse nga ana e qytetarëve, ministri Filipçe apeloi edhe njëherë deri…
Alsat 2020-05-14T11:14:59+02:00 Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi-1, mëngjesin e sotëm policia ka bastisur shtëpinë e personit B.N. nga fshati Haraçinë në Shkup. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë automatike me një kornizë me 29 plumba, një pistoletë Glock 19 me tre korniza dhe 63 plumba 9.9 mm. B.N. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal.

