Alsat 2020-05-13T09:52:53+02:00 Gjatë natës së kaluar (12/13.05.2020) lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në gjithë shtetin 31 persona nuk kanë respektuar orën policore, me çrrastë janë arrestuar 19 persona, ndërsa për të tjerët është ngritur procedure adekuate.Ministria e Brendshme gjithashtu ka regjistruar 17 persona të cilët nuk kanë respektuar masën për mbajtjen e maskave mbrojtëse. Ndërsa sa i përket masës së izolimit dhe vetizolimit, në mbarë shtetin gjatë 24 orëve të fundit, 18 personave u janë dhanë vendime për izolim, derisa 66 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer edhe kontrollet…
Author: almakos
Alsat 2020-05-13T08:56:04+02:00 Një autobus privat për transport publik sot në mëngjes është përfshirë nga zjarri, autobusi ka qenë i parkuar në parking tek stacioni hekurudhor. Zjarrin e kanë shuar 10 zjarrfikës me 2 automjete. Borçe Menkovski nga njësiti i zjarrfikësve ka njoftuar se autobusi është përfshi nga zjarri derisa ka qen i parkuar në stacion, dhe në të nuk ka pasur udhëtarë. “Nuk ka persona të lënduar. Sipas të dhënave të para, arsyeja e zjarrit mund të ketë qenë problemi me instalimin elektrik të mjetit”, deklaroi Nenkovski.
Alsat 2020-05-13T08:36:59+02:00 Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot duhet të dëshmojë në seancën e re për lëndën “Organizuesit e 27 Prillit”, ku të akuzuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Për këtë ngjarje, por në një lëndë tjetër penale për “27 Prillin”, Spasovski dëshmoi edhe në vitin 2018, kur e kryente funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme. Ai atëherë para Gjykatës penale Shkup deklaroi se pas hyrjes së turmës në Kuvend, është ndier i pa ndihmë, i frikësuar për jetën e…
Alsat 2020-05-13T08:00:02+02:00 Moti në mbarë vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 30 gradë. UV-indeksi do të jetë 8. Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë.
Alsat 2020-05-13T01:25:38+02:00 Qeveria, me propozim të MPB-së, në seancën e sotme miratoi dekrete me fuqi ligjore për zgjatjen e pasaportave dhe patentave të shoferit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Afati i këtyre dokumenteve personale vazhdon deri më 31 korrik të vitit 2020, komunikoi pres-shërbimi i qeverisë.
Alsat 2020-05-12T22:35:49+02:00 Zv. kryeministra Carovska thotë se pakoja e tretë e masave më shumë është spekuluar se sa paralajmëruar. Ajo thotë se Qeveria diskuton, po ende asgjë nuk është precizuar para përcaktimit te pakos se trete te masave, matet pulsi i qytetarëve. Të gjitha masat sipas saj po zbatohen në kohë, duke hedhur poshtë akuzat se të njëjtat bëhen me vonesë. Sipas saj kritikat e opozitës, se disa masa s kanë të bëjnë me pandeminë, ajo thotë se aspak nuk dakordohet, duke shtuar se së pari duhet të luajnë rolin e tyre si opozitë para se të merren me politikë…
Alsat 2020-05-12T22:25:58+02:00 Mila Carovska, zv kryeministre për Çështje Ekonomike vlerëson se si shoqëri menaxhojmë mirë situatën, por edhe qytetarët i respektojnë masat. Sa i përket hapjes se çerdheve, sipas saj nëse fillojnë me pune pjese te ndryshme te kapaciteteve ekonomike, duhet të nisin me pumë edhe çerdhet. Megjithatë para se kjo te ndodhe duhet te mbarojë skriningu, ku do të bëhet testimi i të punësuarve në çerdhe, me pas të përgatiten objektet. Hap-pas hapi thotë Carovska, po hidhen hapa pozitië. Megjithatë, ajo shton, nuk duhet te krijohet eufori, por kujdes. Situata dramatike, sipas saj, nuk ka pasur ne vendin tone…
Alsat 2020-05-12T19:35:39+02:00 Zv.kryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska, në një intervist6ë për programin 200 që transmetohet sonte në ora 22, tha se Qeveria është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet, por fillimisht duke marrë parasysh masat shëndetësore. Carovska tha se vendi nuk është në krizë politike, por mund të krijohen vështirësi për qytetarët, nëse, pasi të hiqet gjendja e jashtëzakonshme nuk zbatohen vendimet e Qeverisë. [embedded content]
Alsat 2020-05-12T19:25:31+02:00 Nga nesër do të hapen qendrat tregtare, auto shkolla dhe bastoret. Kafenete dhe restorantet duhet të presin fazën e dyte. Kz vendimi i Qeverisë për lehëtësimin e msavae vjen pas rekomandimeve të komisionit per sëmundje Ngjitëse. Kryeministri Spasovski tha se lehtësimi i masave do të behet në tri faya. [embedded content] “Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurut dhe zërit – Shkup, qendrat për edukim, trajnime dhe seminare për të rritur, auto-shkollat, trajnimet për sportet individuale dhe tenise, bastoret sportive nëpër sportese, qendrat tregtare dhe mollët pa baret brenda tyre- deklaroi Oliver Spasovski. Më pas do të vazhdojnë…
Katër gra shtatzëna dyshohet të jenë me COVID-19, në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë, Kosovë. Ato janë me temperature, ndërsa i janë bërë analizat për të parë edhe rezultatet. Deri më sot në këtë Klinikë nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar, ndërkohë një e dyshuar me COVID-19 të shtunën rezultoi negative.
Alsat 2020-05-12T18:29:24+02:00 Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp nga Qeveria tha se kthimin në normalitet do të bëhet gradualisht dhe duke analizuar kohë pas kohe kontrollin e pandemisë dhe nëse sistemi i shëndetësisë është në gjendje të përballoje situatën. Plani i masave do të bëhet në tre faza. Faza e parë janë hapja e aktiviteteve afariste dhe ora policore. Faza e dytë është fillimi i aktiviteteve të punës nën protokolle të rrepta. Faza e trete, kthim të tërësishëm të procesit të punës me mbajtjen e higjienës dhe distancimit fizik. “Dhe kjo duhet të bëhet një realitet…
Alsat 2020-05-11T15:29:55+02:00 Disa persona janë marrë në pyetje nga policia e Strugës lidhur me liturgjinë e Ditës së Shën Gjergjit të Javës së kaluar në Strugë, e cila u ndoq nga qindra njerëz pavarësisht ndalesës për grupim për shkak të virusit korona. Zv/ministrja e brendshme, Sllavjanka Petreska, për Alsat tha se nga sot, organizatorët e ngjarjes, përkatësisht përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe pjesëmarrësit e identifikuar janë ftuar për bisedë informative. Po merren edhe videot. Varësisht nga deklaratat e dhëna të dëshmitarëve të thirrur sot, do të ndërmerren veprime të mëtejshme, por nuk përjashtohet mundësia që të thirren edhe persona…

