Author: almakos

Alsat 2020-05-11T13:44:44+02:00 Bashkësia Fetare Islame në Maqedomi, respektivisht Myftinia e Shkupit pas njoftimit për hapjen e xhamive më 12 maj, ka shpërndarë afishe ku tregohen rregullat e reja që duhet të ndjekin besimtarët nëpër xhami. Sipas rregullave të reja të publikuara nga Myftinia e Shkupit besimtarët të cilët kanë simtoma të gripit nuk kanë të drejtë të vizitojnë xhaminë, marrja e abdesit, respektivisht pastrimi i gjymtyrëve të trupit relizohet në shtëpi. Secili besimtar është i detyruar të merr qilim personal(sexhade) për kryerjen e riteve fetare.Mbajtja e maskave si dhe dezinfektimi i duarve para hyrjes nl xhami është e detyrueshme. Brenda…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-11T13:04:54+02:00 MPB deri tek Prokuroria Themelore Publike ka ngritur kallëzim penale kundër personit T.J.(58) nga Radovishi, për shkak se i njëjti dyshohet se ka shkelur nenin 205 të Kodit Penal, respektivisht i njëjti akuzohet për mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Në periudhën nga 17 deri në 31 mars, burrit nga Radovishi i është dhënë urdhër nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor që t’i nënshtrohej mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit në shtëpi, sepse ai kishte pasur kontakte me një person nga Shkupi, i cili u diagnostifikua me Covid-19. “Më 4 prill, rreth orës 10:30, i pandehuri ka shkuar në një festë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-11T12:38:13+02:00 Komisioni për Sëmundje Ngjitëse as sot nuk ka diskutuar për lehtësimin e masave shtrënguese. Sipas burimeve të Alsat brenda komisionit, numri i lartë i të infektuarve edhe sot ka bërë që Komisioni të shtyj lehtësimin e masave. Mbledhja e ardhshme është të martën. Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 22 raste të reja me Covid-19 ndërsa janë regjistruar 64 pacientë të shëruar.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-11T12:24:40+02:00 Ministria e Shëndetësisë informon se një E-mail mesazh po shpërndahet në mesin e qytetarëve me përmbajtje të pavërteta e që po dërgohet nga një adresë e rreme që i ngjan asaj të Ministrisë së Shëndetësisë. “Departamenti për Krimi Kompjuterik dhe Forenzikë Dixhitale pranë Ministrisë së Brendshme është njoftuar dhe tashmë po vepron në lidhje me këtë rast.Adresa zyrtare e postës elektronike të Ministrisë përkatëse është: [email protected]”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të mos bien preh e këtij manipulimi. “Përhapja e lajmeve të rremë, veçanërisht në këto kohë krize, është i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-11T11:50:41+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 64 pacientë të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve, janë kuruar 17 pacientë nga Shkupi, 9 nga Kumanova, 12 nga Prilepi, tre nga Tetova, 12 nga Struga, një nga Gostivari dhe një nga Kërçova. Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 145 testime prej të cilëve 22 kanë rezutuar pozitiv me Covid-19. Sipas qytetev, 13 raste janë regjistruar në Shkup, 2 në Prilep dhe 7 në Tetovë. Numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.664 prej të cilëve 1.200 janë shëruar ndërsa 91…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-11T10:42:33+02:00 Sektori për Kontroll Sanitar në N.P.”Ujësjellësi dhe Kanalizimet” – Shkup, në periudhën nga 4 deri në 8 maj të këtij viti ka marrë 185 mostra për kontroll fiziko-kimik dhe 185 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit. “Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren  për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, njofton “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Shkup. Kompania informon se për të informuar më mirë qytetarët e qytetit të Shkupit, ata publikojnë raportin javor për cilësinë dhe sigurinë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-11T10:20:03+02:00 Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkuese kundër 21 personave për kryerjen e veprës penale – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, informojnë nga PTHP Shkup. “Të gjithë të pandehurit kanë shkelur orën policore, gjegjësisht nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës policore ata u gjetën në lokacione të ndryshme të qytetit”, thonë nga Prokuroria. Prokuroria Publike propozon që të pandehurit të gjobiten me nga 100 gjoba ditore, ndërsa…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-11T09:29:41+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 29 persona nuk kanë respektuar vendimin për kufizim të lëvizjes, respektivisht orën policore. Gjithsej 22 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 41 personave ndërsa 16 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje.

Lexo më Shumë

Një tërmet me intensitet prej tre deri në katër shkallë sipas shkallës makroseizmike evropiane është ndjerë këtë mëngjes rreth orës 05:09 në rajonin e Ohrit dhe të Strugës. The post Ndjehet tërmet në Ohër dhe Strugë appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-11T08:00:45+02:00 Trendi i rasteve të reja me Kovid-19, numri i të cilëve dje arriti 20, ndërsa pardje në 36, do të shqyrtohet sot në takimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, pas të cilës do të jepen rekomandime të reja deri te Qeveria për veprim të mëtutjeshëm lidhur me masat e vendosura për mbrojtje nga përhapja e koronavierusit dhe sipas kësaj, do të dihet nëse do të ketë lehtësim të tyre. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë, deri tani arrin 1.642, numri i pacientëve të shëruar është 1.136, i të vdekurve 91,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-10T17:59:28+02:00 Filip Çallovski nga Shkupi, një kuzhinier profesionist, gjatë krizës së shkaktuar nga virusi korona ishte në Ohër. Ai ka punuar në një hotel në qytet, por aktualisht është në pushim të detyruar, sepse kompania nuk ka punuar për dy muaj. [embedded content] Apel deri te pronarët e hoteleve, restoranteve, mbajini ekipet tuaja të kompletuara, sepse ekipi është gjithçka. Mos mendoni se do të gjeni staf menjëherë. Situata do të përfundojë, kufijtë do të hapen dhe stafi do të gjejë një nesrëme më të mirë, ata do të kërkojnë një atmosferë ku janë trajtuar më mirë dhe paguhen më…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-10T16:05:14+02:00 Shfuqizimi i maturës shtetërore për shkak të virusit korona nuk do të vlej edhe për maturantët e gjeneratës 2018-2019 ose vitet paraprake. Përkatësisht, prej vitit që hyri në fuqi matura shtetërore. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se nxënësit e gjeneratës së lartpërmendur, të cilët deri në fund të dhjetorit e kanë paraqitur maturën shtetërore, maturën shkollore ose provimin përfundimtar do t’u nënshtrohen provimeve të zakonshme si kusht për tu regjistruar në institucionet e Arsimit të lartë. Përafërsisht, numri i të paraqiturve nga vitet paraprake shkollore që e kanë paraqitur provimin e maturës shtetërore është rreth 1.300 -1.400.…

Lexo më Shumë