Author: almakos

Alsat 2020-05-09T12:45:58+02:00 “Po e bëjmë këtë në një periudhë kur po ballafaqohemi me një sfide të paparashikueshme, Koronavirusi nuk po njeh kufij, po rrezikon jetët dhe po varrosi ekonominë. Ka ndryshuar mënyrën e jetesës, për të mirë apo për të keq, por virusi ka sjellë një përparësi, ajo është solidariteti, një nga parimet e BE-së”, tha Zhbogar. “Pikërisht solidaritetin e themeloi BE-ja para 70 viteve. Solidariteti po bashkon Evropën në luftë kundër krizës”, u shpreh Zhbogar duke shtuar se këtë vit po shënohet edhe 20 vjetori i Delegacionit të BE-së në Shkup, 20 vjet investim në çdo pore të jetës.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-09T11:46:58+02:00 “15 teste pozitive të reja sot në Tetovë, prej të cilave 11 janë raste të reja dhe kjo është shenjë se më e keqja ende nuk ka kaluar sa i takon pandemisë, dhe se ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Prandaj sot u mblodhëm në një takim dhe koordinim të jashtëzakonshëm me Zëvendësministrin e Shëndetësisë, me Drejtorin e Institutit për Shëndet Publik dhe Drejtorin e Klinikës të Tetovës, për të bërë një diagnozë, një prerje të asaj se si është gjendja me pandeminë këtu në Tetovë dhe në rajonin e Tetovës, dhe cilat duhet të jenë masat shtesë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-09T10:44:19+02:00 Transporti publik sot do të funksionojë nga ora 5 deri në orën 19, në dy turne. Autobusët do të qarkullojnë nga ora 5 deri në 9 dhe nga ora 13 deri në orën 19, sipas orarit të së shtunës. Siç kumtoi NQP, biletaritë do të jenë të hapura nga ora 7:30 deri në orën 17 në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel (treg), biletaritë në Tregun e Gjelbër dhe në Autokomandë, tek Drejtoria e NQP Shkup. Në të njëjtën periudhë do të punojnë edhe qendrat e personalizimit në Karposh 2, në Bit Pazar dhe në qendrën e Qendrës…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-09T10:15:49+02:00 Nga rezultatet e testimeve, se a do të ketë numër më të vogël ose më të madh të personave të diagnostikuar me virusin korona, do të varet dimensionimi i masave të mëtutjeshme dhe hapja graduale e ekonomisë, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ato rezultate sot do të analizohen në takimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Shtabit të krizës të Qeverisë, pas çka do të dihet se si saktë do të dimensionohen masat dhe cilat subjekte do të hapen të parat.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-09T10:09:31+02:00 Për dallim nga fundjava paraprake, qytetarët këtë fundjavë do ta kalojnë me liri më të madhe të lëvizjes. Ora policore sot dhe nesër për të gjithë qytetarët fillon prej orës 19 në mbrëmje, ndërsa do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit. Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeçare sot dhe nesër do të mund të lëvizin prej orës 13 deri në orën 19. Qytetarët e moshuar mbi 67 vjeç, do të mund të lëvizin prej orës 5 deri në orën 12. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se prej të hënës…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-09T08:31:22+02:00 Sot mbushen pesë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur. Drejtësi për të burgosurit sot kërkohet në Ferizaj dhe Lipjan, ku do të mbahen protesta. Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-09T08:15:37+02:00 Liturgjia në Strugë ka nxitur reagimin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), nga ku kërkojnë përgjegjësi për të gjithë funksionarëve të cilët lejuan tubimin e një numri të madh të qytetarëve. “Keq menaxhimi dhe mos përgjegjësia e autoriteteve po e stërzgjat situatën e krijuar nga virusi Covid 19, situatë kjo e cila dita ditës po shënon skandale të panumërta! Qeveria e RMV-së si duket është shumë e zënë me dënimin e qytetarëve sa që po harron të kërkojë përgjegjësi nga personat përgjegjës të qeverisë neglizhenca e të cilëve vetëm se po e rëndon situatën”, thuhet në reagimin e ASH-së,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-09T08:00:32+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në nëntë gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 17 deri në 26 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në pesë gradë Celsius ndërsa e ditës deri në 25 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-08T22:40:19+02:00 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin “360 Gradë”, në Alast tha se dënon atë që ndodhi dje në Strugë, por mbi të gjitha dënon sjelljen e policisë që nuk pati asnjë reagim nga ana e saj, por shoqëroi korteun deri në fund të saj. Mendoj se një herë është skandaloze sjellja e policisë që shoqëronte takimin e djeshëm që kishte të bënte me liturgjinë me rastin e festës së Shën Gjergjit. Institucionet shtetërore duhet të respektojnë ligjin dhe përpara ligjit duhet të jemi të gjithë të barabartë, bëhet fjalë për bashkësi fetare apo…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-08T19:14:48+02:00 Rasti “Reket” është i montuar, pa prova-tha Katica Janeva e cila sot paraqiti mbrojtjen e saj para gjyqit. Ajo tha se nuk ka marrë para që t’ia lehtësojë pozitën biznesmenit Orce Kamçev në rastin “Perandoria” të PSP-së. Në dhjetor të vitit 2018 në PSP të gjithë prokurorët u pajtuan të hiqet paraburgimi për të dyshuarit dhe të zëvendësohen me arrest shtëpiak, mes të cilëve edhe ata në rastin “Perandoria”, tha Katica Janeva dhe kujtoi vendimin e Gjykatës Supreme e cila e liroi Kamçevin nga arresti shtëpiak në muajin mars. Janeva thotë se me këtë mendim të Gjykatës supreme…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-08T18:59:10+02:00 Qeveria nuk lejon hapjen e xhamive. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i kujtoi BFI-së se akoma është në fuqi ndalesa për tubimin e qytetarëve dhe se çdo shkelje e kësaj rregulle rrezikon kthimin e pandemisë. [embedded content] Pas informacioneve që sot publikoi BFI se më 12 Maj hapen dyert e xhamive, dua të rikujtoj se ende është në fuqi ndalesa për tubim të më shumë se dy qytetarëve. Apeloj deri tek institucionet fetare që të pengojnë çfarëdolloj grupimi të më shumë qytetarëve për sa kohë që  këto masa janë në fuqi- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Bashkësia…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-08T18:44:00+02:00 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dënoi ashpër ngjarjet në Strugë dhe kërkoi nga institucionet kompetente sanksionimin e personave përgjegjës. Ai tha se liturgjia ku u tubuan qindra qytetarë përbën mungesë të theksuar repsketi ndaj punonjësve të shëndetësisë dhe të gjitha atyre që kanë luftuar virusin korona. Megjithatë Filipçe thotë se ngjarjet në Strugë për momentin nuk shihen si arsye për të vënë në diskutim shtyrjen e planeve të qeverisë për lehtësim të masave. [embedded content] Ajo që ndodhi në Strugë konsideroj se në këtë moment nuk mund të ndikojë në planet, sepse si thash bëhet një analiza më…

Lexo më Shumë