Alsat 2020-05-08T16:17:03+02:00 Katica Janeva distancohet nga akuza e Villma Ruskovskës. Ajo e quajti rastin “Reket” tw montuar dhe se kundër saj nuk ka dëshmi, duke thënë se nuk ka marrë para. Ish prokurorja speciale në mbrojtjen e saj gjatw gjykimit të sotëm në rastin Reket tha se askush nuk kishte ndikuar te ajo, për ta lehtësuar pozicionin e biznesmenit Orce Kamçev në hetimin “Perandoria”. Përkundër kësaj, Janeva thotë se vetë Kamçev ishte interesuar nëse ai ishte në shënjestër të PSP-së, dhe është ofruar që ti ndihmonte prokurorisë. Ajo theksoi se pikërisht Gjykata Supreme e liroi Kamçevin nga arresti shtëpiak në…
Author: almakos
Alsat 2020-05-08T16:11:40+02:00 Shkelje të procedurave ligjore financiare dhe të zgjedhjes së kuadrit akademik, mungesë e trupave kyçe universitare dhe lëshime të tjera janë evidentuar në Raportin e Komisionit Shtetëror të Revizionit për Universitetin Nënë Tereza (UNT). Revizioni ka analizuar buxhetin bazë të vitit 2018 dhe ka konstatuar se në UNT nuk janë miratuar procedura të shkruara për punën materiale dhe financiare dhe nuk është vendosur kontroll i hyrje-daljeve financiare, nuk është themeluar njësi organizative për revizion të brendshëm, nuk është mbajtur evidencë financiare për marrjen dhe dhënien e të mirave materialeve, nuk janë evidentuar objekte dhe gjësende të patundshme sipas…
Alsat 2020-05-08T15:46:17+02:00 Portali A1on publikoi audio regjistrime për të cilat pretendon se janë biseda nga takimi i kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Milevski – Kiçeec i dënuar në rastin “Reket”. Janë publikuar katër biseda nga takimi midis dy tyre dhe një personi tjetër femër. Ata flasin për bashkëpunim për zgjedhjet në Maqedoninë Perëndimore ndërsa flasin edhe për zgjedhjet lokale në Ohër që u organizuan pas vdekjes së kryetarit Jovan Stojanovski, të cilat u mbajtën në prillin e vitit të kaluar. Mickoski deri më tani ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur takim me Kiçeecin. Megjithatë pas…
Alsat 2020-05-08T14:41:19+02:00 Autoritetet e ekzekutivit dhe ato shëndetësore në orët e pasdites pritet të diskutojnë për periudhën më të përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Komisioni shëndetësor pritet të japë mendimin e tij, sa i takon kushteve të nevojshme për të organizuar zgjedhjeve dhe në të njëjtën kohë të mbahet llogari për shëndetin publik. Diskutimi për zgjedhje në këtë komision vjen pas presionit të disa partive politike, që ato të organizohen sa më shpejt që është e mundur. LSDM-ja vlerëson se mesi i qershorit është periudha më e mirë, meqë vjeshta rrezikon të sjellë një valë të dytë infektimi.…
Alsat 2020-05-08T14:27:07+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij ka shpërndarë statistikat e fundit të institucioneve përkatëse për monitorimin e pandemisë Covid-19 në vend, ku shihet se që nga 15 prilli vendi jonë shënon rënie të kurbës epidemike. “Kurba epidemike shënon rënie nga 15 prilli. Sipas zhvillimeve në lidhje me sëmundjen, 25.6% e rasteve janë aktive, 68,7% të rasteve trajtohen si të kuruar, të dalë nga spitali ose raste që kanë rezultuar negativ në dy teste pas trajtimit shtëpiak të sëmundjes.Nga 15 shkurti deri më 5 maj, gjithsej janë marrë 17.863 materiale për testim molekular për praninë e…
Alsat 2020-05-08T12:45:52+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 242 teste prej të cilëve 14 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, pesë raste janë regjistruar në Shkup, dy në Prilep, gjashtë në Veles dhe një në Tetovë. Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar kurimin e gjithsej 20 pacientëve. Sipas qyteteve, janë shëruar nëntë pacientë nga Kumanova, një nga Shkupi, dy nga Prilepi, shtatë nga Velesi, dhe një nga Manastiri. Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 61 vjeçar, i cili është shtruar në spital…
Alsat 2020-05-08T11:58:05+02:00 Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur hetimet pas publikimit të video incizimeve dhe fotove në rrjetet sociale, në lidhje me praninë masive të qytetarëve në liturgji fetare të mbajtur në 7 maj 2020 në Strugë, me rastin e festës fetare Shën Gjergji. Prokuroria do të hetojë shkeljen e rregullave gjatë pandemisë, rregulla të cilat janë miratuara me dekret nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për të vërtetuar faktet në lidhje me rastin, Prokuroria e Strugës ka dorëzuar kërkesë deri tek Ministria e Brendshme në Strugë për të kontrolluar ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e…
Alsat 2020-05-08T11:24:48+02:00 Ka ndërruar jetë 41-vjeçari I.H., i cili ishte pacienti i vetëm në Maqedoninë e Veriut me zemër plotësisht artificiale. I ndjeri për një javë ka qëndruar në kujdes intensiv në një klinikë private në Shkup, ku para 14 muajve iu vendos zemra artificiale. 41 vjeçari ka qenë i vetmi rast që i kishte mbijetuar një operacioni të tillë të ndërlikuar.
Alsat 2020-05-08T10:40:01+02:00 Bashkësia Fetare Islame (BFI) në mbledhjen e mbrëmshme ka sjell vendim që të gjitha xhamitë e vendit të hapen më 12 maj, duke iu mundësuar kështu besimatëve myslimanë që të mund ritet e tyre fetare t’i kryejnë në xhami. “Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmirësimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid 19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen…
Alsat 2020-05-08T10:23:24+02:00 Në Gjykatën Penale, duhet të mbahet sot seanca e re për lëndën “Reket”, në të cilën do të dëshmojë e akuzuara, ish-prokurorja speciale, Katica Janeva. Në seancën e djeshme për rastin, i pandehuri Bojan Jovanovski i tha gjykatës se Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion nuk paraqiti asnjë provë dhe pyeti se ku ishin provat që ai ka marrë para, harxhonte nëpër xhipa, veshje, mobilje, udhëtimet dhe financonte televizionin me para të marra nga Orce Kamçev. Prokurorja, Vilma Ruskovska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas seancës dëgjimore, hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e bëra…
Alsat 2020-05-08T09:51:30+02:00 Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së gjatë periudhës (07/08.05) lidhur me kufizimin e lëvizjes së lirë është evidentuar se në gjithë shtetin 49 persona nuk kanë respektuar orën policore, pas çka janë arrestuar 37 persona, ndërsa të tjerëve u janë marr të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritët procedurë adekuate. Gjithashtu sipas MPB-së gjatë natës së kaluar 26 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 84 kanë firmosur vendime për vetizolim. Nga an e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim, gjegjësisht vetizolim, me çrrastë nuk është regjistruar asnjë shkelje…
Fetije Hyseni, infermiere në Klinikën Infektive, kishte shumë frikë kur filloi të merret me personat të sëmurë me COVID-19. Për 24 vjet sa ajo ka punuar në këtë profesion nuk kishte parë një frikë të tillë te stafi mjekësor, pacientët dhe familjarët. Kur të gjithë banorëve u bëhej thirrje të qëndronin në shtëpi, ajo dhe kolegët e saj duhet të luftonin me një armik të padukshëm. “Prej kur është paraqitur koronavirusi, ne si staf shëndetësor lajmin e kemi marrë me panik. Ka qenë virus i panjohur dhe sigurisht që kemi pasur frikë, ndonëse jemi staf shëndetësor dhe përballemi me epidemi…

