Alsat 2020-05-08T12:45:52+02:00
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 242 teste prej të cilëve 14 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, pesë raste janë regjistruar në Shkup, dy në Prilep, gjashtë në Veles dhe një në Tetovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar kurimin e gjithsej 20 pacientëve. Sipas qyteteve, janë shëruar nëntë pacientë nga Kumanova, një nga Shkupi, dy nga Prilepi, shtatë nga Velesi, dhe një nga Manastiri.
Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 61 vjeçar, i cili është shtruar në spital me 28 prill.
Numri i personave të diagnostifikuar me Covid 19 në vendin tonë shkon në 1586, prej të cilëve 1099 janë shëruar, 90 kanë ndërruar jetë kurse 397 raste janë ende aktive.




