Alsat 2020-05-10T15:44:29+02:00 Alsat zbulon indikacione të reja mbi periudhën e vdekjes së anëtarëve të familjes Manoillov nga Velesi, të cilët pasi u gjetën të vdekur rezultuan pozitiv në Kovid-19. Konstatimet e dala nga raporti i mjekësisë ligjore se Vanço dhe Katerina Manoillova kanë vdekur në mesin e muajit mars, mund të përgënjeshtrohen nga faturat e energjisë elektrike. Në muajin dhjetor familja Manoillova ka harxhuar energji elektrike prej rreth 3.300 denarë, faturë kjo e cila sipas dëshmive të siguruara nga Alsat rezulton të jetë e paguar më 17 janar 2020. Në muajin janar kjo familje ka harxhuar energji elektrike prej 4.000…
Author: almakos
Alsat 2020-05-10T15:15:39+02:00 Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, ka ngecur në procesin e shpronësimit të tokës. Nga gjithsej 68 prona nëpër të cilat kalon traseja, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ka arritur të lidhë vetëm tre marrëveshje për shpronësimin e tokës dhe të nxjerrë 8 vendime. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Zoran Kitanov nuk pranoi të përgjigjet para kamerës së Alsat-it, deri ku është ndërtimi i autostradës së paralajmëruar prej kohësh. Kështu që nga ky institucion shtetëror morëm përgjigje vetëm me shkrim. Sipas tyre, situata aktuale me virusin korona ka shkaktuar një ngadalësim të këtij aktiviteti, por në terren po bëhen përgatitjet për…
Alsat 2020-05-10T15:07:00+02:00 Komunat rurale në Pollog ankohen se janë në gjendje të rëndë financiare. Thonë se shpenzimet iu janë shtuar për shkak të aktiviteteve për dezinfektim të vazhdueshëm si masë kundër virusit korona. Madje shumë ndërmarrje publike, për të dytin muaj me radhë, nuk mund ti sigurojnë as pagat e punëtorëve. Ne si komunë kemi ndërmarrë gjitha aktivitetet duke dezinfektuar gjitha rrugët lokale, hapësirat publike ku frekuentojnë njerëzit dhe kjo ka edhe koston e vetë financiare sepse ato dezinfektime kushtojnë. Nga ana tjetër, ne në këtë periudhë ne nuk kemi pagesa si në kushte normale, qytetarët nuk bëjnë pagesat e…
Alsat 2020-05-10T13:21:26+02:00 Të shfrytëzohet momenti i zbehjes së koronavirusit dhe të shkohet në zgjedhje kah mesi i qershorit, më saktë më 14 qershor, ky është qëndrimi i përbashkët i koalicionit “mundemi” që u ndërtua gjatë mbledhjes së sotme në selinë e LSDM-së. Ky qëndrim do të prezantohet të martën në takimin e liderëve. “Erdhëm në përfundim se shtetit i nevojiten zgjedhje menjëherë pasi të krijohen kushte për mbajtjen e tyre. Në rast se vazhdon të ulet infektimi kjo është më e mira nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik. Është mirë të mbahen në kushte të tilla sepse nuk rrezikohet shëndeti i…
Alsat 2020-05-10T12:28:24+02:00 Para pak çastesh në Strugë ka filluar takimi i Shtabit të Krizës. Takimi pason pas zhvillimeve lidhur me liturgjinë fetare që u mbajte ditë më parë në Strugë ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, duke shkelur kështu masat e qeverisë për parandalim të Kovid-19. Në këtë takim marrin pjesë zv/ kryeministri Bujar Osmani, kreu i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, përfaqësuesi i KOM-it, At Vasko, myftiu i Strugës, Salim Sulejmani, krye-shefi i stacionit policorë të strugës dhe drejtori i spitalit të Strugës.
Alsat 2020-05-10T12:05:56+02:00 Sot Instituti I Shëndetit Publik ka regjistruar 24 pacient të shëruar nga Kovid-19 dhe atë: Shkup-11, Kumanovë-10, Tetovë-1 dhe Veles-2 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 teste, ndërkohë që janë vërtetuar 20 raste të reja të Kovid-19 dhe atë në Shkup-12, Kumaniovë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1, Gostivar-1. Deri më tani në vend janë kryer 19096 teste të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë arrin në 1642, numri i të shëruarve është 1136, të atyre që kanë nderuar jetë 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në…
Alsat 2020-05-10T11:33:29+02:00 Tridhjetenjë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se 31 persona kanë shkelur rregullat. Në Prizren është numri më i lartë i personave që nuk kanë respektuar masat, përkatësisht janë ndaluar 19 persona. Ndërkaq, në Gjilan janë ndaluar nëntë persona, në Mitrovicë të Jugut dy dhe një person është ndaluar në Ferizaj. Më 4 maj, në Kosovë ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit…
Alsat 2020-05-10T11:27:58+02:00 Numri i të infektuarve të rinj në shtet sërish është në rritje. Dje janë regjistruar 36 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i epidemisë deri më tani është 1.622 ndërsa janë edhe 419 raste aktive. Me rastet e publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, 12 raste të reja në Tetovë dhe numër i përgjithshëm prej 108 të diagnostikuarve dhe 52 raste aktive, ky qytet është vatra e re e koronavirusit. Numër më të madh të të diagnostikuarve ka në Shkup – 538 dhe 131 raste aktive, ndërsa më pas pasojnë…
Alsat 2020-05-10T10:37:05+02:00 Të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi tani për tani mbeten në fuqi. Nëse do të ketë lehtësim do të varet nga numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 sot dhe nesër. Ky është rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje infektive pas mbledhjes së djeshme në të cilën është diskutuar mundësia e lehtësimit të masave të deritanishme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit. Trendi i rasteve të reja me Kovid-19 në dy ditët e ardhshme, do të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive nesër, pas së cilës do t’i jepen…
Alsat 2020-05-10T10:01:14+02:00 Gjatë natës së kaluar (09/10.05.2020) në gjithë shtetin 57 personave u janë dhënë vendime me për izolim derisa 13 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjendjen në izolim, gjegjësisht në vetizolim me çrrastë është konstatuar se një person nuk e ka respektuar masën për vetizolim. Ndërkohë sa i përket masës për kufizimin e lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar se në gjithë shtetin 55 persona kanë shkelur orën policore, me çrrastë 42 prej tyre janë arrestuar ndërsa ndaj të tjerëve do të…
Alsat 2020-05-10T08:00:35+02:00 Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë kushte për shi lokal. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në dhjetë gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 20 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 26 gradë Celsius.Pason periudhë e motit dukshëm më të nxehtë. Të…
Alsat 2020-05-10T00:47:27+02:00 Një person është gjetur sot paradite pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, viktima është e moshës 38 vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur sot rreth orës 8:00 të mëngjesit. Ai shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.Në anën tjetër, burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se viktima është gjetur i varur në litar, dhe deri tani nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

