Alsat 2020-05-07T14:04:27+02:00 Profesori universitar, Ilo Trajkovski vlerësoi se Koronavirusi nxori në pah mangësitë e sistemit shëndetësor dhe nga ana tjetër një nivel të lartë të ndërgjegjës së qytetarëve për respektim të masave në të mirë të tyre dhe njerëzve përreth. “Tani kuptuam se institucionet publike shëndetësore paskan pasur vetëm 5-6 aparate për frymëmarrje, sepse nuk është investuar në to. Dua të them se institucionet publike, në përgjithësi, por para së gjithash sistemi shëndetësor na ishte i shkatërruar dhe habitem se si arritëm deri tani ta kontrollojmë epideminë. Por besoj është arritur jo falë sistemit shëndetësor, por falë vetëdijes së qytetarëve…
Author: almakos
Alsat 2020-05-07T13:33:07+02:00 Boki 13 para trupit gjykues theksoi se ai nuk i ka parë të hollat dhe nuk ka pasur njohuri se për çfarë shërben çanta të cilën e ka marrë Kiçeec. Në shtëpinë e biznesmenit Orce Kamçev kanë shkuar bashkë me Kiçeecin, nën insistimin e këtij të fundit. Ndërkohë që thekson se temë e bisedimeve nuk ka qenë çanta. “Atë ditë, Zoran Milevski rreth orës 11-12 erdhi tek unë në shtëpi piu një kafe dhe u largua. Më njoftoi se do të shkojmë tek Orce për kafe. Në ora 15 me makinën e tij më dërgoi tek Kamçevi. Ata…
Alsat 2020-05-07T13:13:54+02:00 Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në prag të mbledhjes së nesërme të Komisionit për sëmundje infektive, porositi që gjatë diskutimit për mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, anëtarët të kenë parasysh betimin e dhënë si mjek dhe të vendosin në interes të qytetarëve dhe jo në interes të siç u shpreh ai Zoran Zaevit e Radmilla Sheqerinskës. “Unë jam i bindur se, nëse Filipçe dhe të tjerët vendosin të veprojnë si mjek dhe njerëz që vërtet brengosen për shëndetin e qytetarëve, nuk kam dilema se qëndrimi i tyre do të jetë ndryshe nga dëshirat e ZoranZaevit, Radmilla Sheqerinskës…
Alsat 2020-05-07T12:18:39+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 33 raste të reja me Covid-19. Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve. Në Shkup janë 11 raste të reja, në Veles 9 raste, në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 pacientë dhe është regjistruar një viktimë nga Velesi. Në shtatë qendra testimi janë bërë 332 teste. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19…
Alsat 2020-05-07T11:47:50+02:00 Nga MPB-ja informojnë se dje në orën 18:00 në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Bojanë një makinë e tipit “BMV” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.I. (45) nga Gostivari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në mur betoni. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi, pas çka është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga ekipi mbikëqyrës të SPB Shkup. Në Stacionin policor Kisela Vodë dje në orën 13:00, N.V. (26) nga Kavadari ka paraqitur se në rr. “Mihail Çakov”,…
Alsat 2020-05-07T11:21:37+02:00 Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, në seancën e sotme gjyqësore ka dhënë mbrojtjen e tij për rastin “Reket”. Ai gjatë seancës ka theksuar se në televizionin 1TV, personalisht ai është marrë vesh me mysafirët për pjesëmarrje në emisione. Rast i tillë ka qenë e dhe prokurorja Villma Ruskoska e cila është përfaqësuese e akuzës ndaj Boki 13. Ai ka thënë se me Ruskosën përveç për emisionin ka pasur edhe biseda private. “Në zyrën time isha me Villma Ruskoskën. Kemi biseduar në katër sy. Kemi konsumuar alkool, kaafe. Unë nuk konsumoj alkool, por e tillë ishte atmosfera”,…
Alsat 2020-05-07T10:17:08+02:00 Prokuroria Themelore Publike Shkup sot dorëzoi në gjykatën kompetente 9 propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkuese kundër 13 personave për shkelje të nenit 206 alinea 1 të Kodit Penal, respektivisht kryerjen e veprës penale – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Të pandehurit gjatë orës policore janë gjetur në lokacione të ndryshme të qytetit, edhe përkundër regjimit të posaçëm për kufizim të lëvizjes nga ora 19:00 deri në ora 05:00. Prokuroria Publike propozon që të shqiptohen 9 dënime me nga 2 000 euro për gjithsej 13 persona.
Alsat 2020-05-07T10:03:12+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Kanal 5 tha se ndjeshëm po zvogëlohet numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Filipçe theksoi se do të kryhen testime të personave asimptomatik, siç janë të punësuarit nëpër çerdhe, në transportin publik, punonjësit e shëndetësisë dhe shumë sektorë tjerë. “Numri i testimeve po zvogëlohet për shkak se nuk ka pacientë, por tani po futemi në fazë tjetër, ku do të testojmë grupe të rrezikuara të qytetarëve të cilët janë plotësisht asimptomatik me qëllim që të gjejmë edhe bartësit asimptomatik të virusit”, pohoi Filipçe.…
Alsat 2020-05-07T09:01:55+02:00 Gjatë 24 orët e fundit në gjithë shtetin 40 persona nuk kanë respektuar masën e kufizimit të lëvizjes, me çrrastë janë arrestuar 29 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritët procedurë adekuate. Gjatë periudhës së njëjtë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 70 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 25 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policor janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje e kësaj mase.
Alsat 2020-05-07T08:46:16+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira mesatare. Si dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 9 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 15 deri 21 gradë Celsius. Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil, si dhe do të ketë rritje graduale të temperaturave ditore.
Alsat 2020-05-06T20:47:08+02:00 Gjykata Themelore e Gostivarit ka shqiptuar dënimin me burg të përjetshëm ndaj Blerta Pocestas nga Dibra e cila në gusht yë vitit 2018 vrau dy prindërit e saj dhe motrën e vogël. Mbi akuzën për ndihmë në vepër penale vrasje e shkallës së parë, Gjykata ka shpall fajtor edhe Ferdi Gashin të cilin e ka dënuar me 10 vite burg. Fajtor është shpall edhe 60 vjeçari Vehab Gllobuçishta nën akuzën për përpunim i armëve të zjarrit he armëmbajtje pa leje.Gllobuçishta ka qenë i ndarë nga akuza për vrasje ndër Prokuroria Themelore e Gostivarit ka njoftuar se do të…
Alsat 2020-05-06T18:30:02+02:00 Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç para fillimit të Samitit të Zagrebit në të cilin marrin pjesë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perendimor, deklaroi se Kroacia e ka iniciuar këtë tubim për t’i dërguar disa porosi BE-së. Bashkimi Evropian të qëndroj i gatshëm të mbështes përpjekjet për reformat evropiane të gjitha vendeve tona fqinje, jo vetëm në kontekst për negociatat qasëse që i bën Mali i Zi dhe Serbia, jo vetëm në kontest të vendimit shumë të rëndësishëm të BE-së, për të cilin falë angazhimit diplomatik dhe politik të Kroacisë dhe miqve dhe partnerëve tanë për vendimin konkret për hapjen…

