Author: almakos

Alsat 2020-05-06T11:13:32+02:00 “Qeveria solli vendime për pranimin e propozimeve të ministrisë së ambientit dhe planifikimit hapësinorë për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë Park Nacional dhe për shpalljen e maleve të Osogovës në kategorinë B. Me këtë Mali Sharr do të bëhet njëri nga parqet kombëtare më të mëdha në Evropë”, deklaroi Naser Nuredini, ministër i ambientit jetësorë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-06T10:36:22+02:00 Nga EVN Maqedoni SHA kanë njoftuar se nesër pa energji elektrike do të mbesin – në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 13:00, shfrytëzuesit e rrugës “Gemixhiska” nr.139, 141 dhe 143 në Komunën e Gazi Babës. Në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Vasil Stefanovski” në afërsi të ambasadës së Malit të Zi, si dhe shfrytëzuesit e rrugëve përreth në afërsi të Ambasadës së Malit të Zi në komunën Qendër. Një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Kuçkovë të locuar te manastiri në komunën e Gjorçe Petrovit pa rrymë do…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-06T10:25:47+02:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka akuzuar se LSDM-ja dhe pushteti po kalkulojnë dhe lënë hapësirë që në kontestin me bullgarinë edhe më tej të kalkulojnë dhe tregtojnë me interesat kombëtare maqedonase. Ai paralajmëroi se takimi i liderëve tek presidenti i shtetit Stevo Pendarovski do të mbahet më 12 maj. Mbetet më qëndrimin se tani nuk është koha për zgjedhje, por për ballafaqim me pasojat e pandemisë nga koronavirusi si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik. Mickoski thekson se nuk ka dilema, kurdo që të mbahen zgjedhjet, VMRO-DPMNE-ja do të fitoj.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-06T09:53:10+02:00 Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së për periudhën (05/06.05) lidhur me kufizimin e lëvizjes së lirë është evidentuar se në mbarë vendin 55 persona kanë shkelur orën policore, me çrrastë janë arrestuar 42 persona, ndërsa për të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe për të merren masa adekuate.Gjithashtu sipas statistikave të MPB-së gjatë natës së kaluar 159 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 48 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë, janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, me çrrastë nuk është…

Lexo më Shumë

Katër raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Kosovë, duke e çuar numrin e të prekurve në 855. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas të dhënave të ISHPK deri më tani në Kosovë, 403 janë shëruar edhe 25 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Sot janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me COVID-19 kanë rezultuar katër raste. “Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-06T08:29:03+02:00 Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet sot në formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19. Në video-Samitin e sotëm temë kryesore do të jetë mbështetja për krizën me koronavirusin, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. “BE është partneri më i rëndësishëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo video-konferencë do të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkan Perëndimor”, njoftoi Këshilli i BE-së. BE ka vendosur të ndihmojë rajonin me 3,3 miliardë euro të shpërndara në gjashtë vende të rajonit në shenjë solidariteti.Këto fonde do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së rreptë nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-01T22:32:05+02:00 Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski i ftuar sot në mbrëmje në emisioni “360 Gradë” në Alsat, gjatë pyetjes për integrimin në BE dhe kushteve nga vendet fqinje, ai tha se nëse çmimi i hyrjes në BE është mohimi i identitetit tonë maqedonas dhe i gjuhës amtare, atëherë BE-ja nuk na duhet më. Nëse çmimi i hyrjes në BE është të themi se nuk jemi maqedonas dhe të themi se gjuha jonë është ndryshe përveç maqedonishtes, neve nuk na duhet BE-ja. Çfarë do na duhej një BE e tillë ku ju nuk mundeni ta keni një të drejtë themelore…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-01T22:17:53+02:00 Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “360 Gradë” në Alsat, foli edhe për Marrëveshjen me Bullgarinë, ku ndër të tjera tha se me Bullgarinë kemi histori të ndara dhe shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Qëndrimi im është ky në lidhje me deklaratën bullgare. Këtu ka disa elemente, që shkojnë direkt jo drejt Marrëveshje së Prespës, jo vetëm që janë anakronik sipas tendencave në Evropë në dekadat e fundit, por shkon në kundërshtim direkt ndaj disa postulateve të Marrëveshjes sonë bilaterale me Bullgarinë. Ne nuk themi se në negociatat…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-01T18:07:06+02:00 Një vit më parë më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, parqet dhe pikat turistikë kishin vizitorë të shumtë. Disa përgatisnin skarë, disa të tjerë qëndronin ulur nën hijet e pemëve duke biseduar, ndërsa të qeshurat e fëmijëve  që loznin i jepnin edhe më shumë jetë natyrës. Në Parkun e Sarajit, një nga lokacionet e preferuara të qytetarëve  në këtë ditë, sot ishte një atmosferë krejt ndryshe nga vitet e kaluara. [embedded content] Për dallim nga Parku i Sarajit, në Parkun e Qytetit vërejtëm një numër më të madh qytetarësh të cilët, siç thanë, kishin dalë për të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-01T17:42:15+02:00 Zyra e Sigurisë Publike në koordinim me repartin e SPB Shkup, mbrëmë dhe sot me urdhër të Gjykatës në bazë të procedurës paraprak nga Gjykata Shkupi 1, ka ndërmarrë masa në rrugën Alpi në Shkup ku në bunkera specialë kanë gjetur shumë lloj armësh, mes tyre 3 pushka automatike, një snajper, 2 pistoleta automatike me silenciator, municone dhe një pushkë gjysmë automatike, të gjitha këto armë janë raportuara si të vjedhura në një dyqan armësh. Gjatë bastisjes në një bunker është gjetur edhe rreth 2.5 kg heroinë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-01T16:35:04+02:00 Ministri i brendshëm Naqe Çulev deklaroi se në rastin e arrestimit të dy personave që kanë paketuar pako humanitare, dhuratë nga familja Zaev, policët kanë vepruar sipas procedurave. Që opinioni të sigurohet në këtë, ai paralajmëroi se rastin do e hetojë edhe kontrolli i brendshëm në MPB. [embedded content]

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-01T16:08:18+02:00 Një ditë pasi Ministria e Arsimit njoftoi për përfundimin e vitit shkollor, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pa plan konkret se çfarë do të ndodhë me çerdhet. Shpresat i mbajnë tek Komisioni për sëmundje infektive. [embedded content] Ministria e Punës dhe Politikës Sociale “Lidhur me fillimin e punës së çerdheve, si edhe për të gjitha masat, rekomandimin do ta japë Komisioni për sëmundje infektive, duke mbajtur llogari para së gjithash për shëndetin e fëmijëve dhe të punësuarve, ndërsa vendimin do ta sjellë Qeveria. Gjithsesi se do të mbahet llogari edhe për faktin se fëmijët nuk guxojnë të…

Lexo më Shumë