Alsat 2020-05-01T22:32:05+02:00
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski i ftuar sot në mbrëmje në emisioni “360 Gradë” në Alsat, gjatë pyetjes për integrimin në BE dhe kushteve nga vendet fqinje, ai tha se nëse çmimi i hyrjes në BE është mohimi i identitetit tonë maqedonas dhe i gjuhës amtare, atëherë BE-ja nuk na duhet më.
Nëse çmimi i hyrjes në BE është të themi se nuk jemi maqedonas dhe të themi se gjuha jonë është ndryshe përveç maqedonishtes, neve nuk na duhet BE-ja. Çfarë do na duhej një BE e tillë ku ju nuk mundeni ta keni një të drejtë themelore të njeriut, përkatësinë etnike, ndjenjën tuaj se i takoni dikujt. Dhe tani nëse ti ma mohon atë ndjenjë, unë nuk mund të hyj si masë amorfe, si entitet pa emër. Më në fund, në fund të procesit kur të bëhemi anëtare e plotfuqishme, tani nëse nuk gaboj ka 23 gjuhë zyrtare në BE. Nëse maqedonishtja nuk bëhet e 24, nuk e shoh arsyen të shkojmë më tutje- tha Presidenti Pendarovski.




