Alsat 2020-04-30T21:52:37+02:00 Matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtarë janë shfuqizuar. Ky është një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e Qeverisë dhe i cili vlen vetëm për këtë vit shkollor. Ministri Ademi, tha se kjo çështje është zgjidhur në këtë mënyrë: Të gjithë nxënësit që duhet të përfundojnë këtë vit shkollorë dhe brenda afatit ligjor janë paraqitur për të dhënë provimin e maturës shtetërore, do të pajisen me diplomë që do të ketë vlerën e Maturës Shtetërore, maturës shkollore dhe provimit përfundimtarë. [embedded content]
Author: almakos
Alsat 2020-04-30T21:30:22+02:00 Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, thotë se Ministria e Arsimit nuk ka platformë për realizimin e mësimit online, por vetëm një bazë ku vendosen materiale dhe të cilat nuk mundësojnë kushte për interaktivitet. Sipas tij, për klasat e 9-ta nuk ka asnjë material për 10 lëndë mësimore. Snopçe, thotë se nuk ka asnjë mjet digjital do t’u krijonte mundësinë mësimdhënësve që të krijojnë materiale multimediale. Për përpilimin e planit për realizimin e mësimit online, Snopçe thotë se nuk është konsultuar asnjë institucion relevant. [embedded content]
Alsat 2020-04-30T21:18:01+02:00 Fëmijët, që në shator të vitit 2020 duhet të ulen për herë të parë në bankat shkollore, do të mund të regjistrohen muajit qershor, ndërsa rezultatet do të publikohen deri më 15 korrik. Në bazë të Ligjit për Arsim Fillorë, regjistrimi i fëmijëve në shkolla parashihet të fillojë në muajin maj, mirëpo rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë bënë që regjistrimi të shtyhet për një muaj. Ky vendim, një nga masat e propozuara nga MASH, mori dritë jeshile në mbledhjen e sotme të qeverisë. [embedded content]
Alsat 2020-04-30T21:10:09+02:00 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, thotë se ky dikaster ka diskutuar për çështjen e vlerësimit të nxënësve që kur u miratua pako e parë e masave që duhet të zbatohen në arsim. Sipas tij, që atëherë është theksuar se mësimdhënësit kanë të drejtë dhe mund të notojnë nxënësit për angazhimin që ata do të tregojnë gjatë zhvillimit të mësimit online. Mënyra e vlerësimit të nxënësve, sqaron Ademi, është rregulluar në mënyrë të detajuar përmes një udhëzimi të shpërndarë tashmë në institucionet arsimore. [embedded content]
Alsat 2020-04-30T18:20:54+02:00 Këtë vit shkollor nuk do të realizohen matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për shkollat e mesme tre dhe katërvjeçare. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi këtë e bëri të ditur në emisionin “Rruga drejt” në Alsat duke shtuar se kjo nuk do të jetë pengesë për maturantët që të regjistrohen në universitete. Sipas Ademit, provime kualifikuese do të organizohen vetëm për ato fakultete ku ekziston konkurrencë e lartë, krahasuar me numrin e vendeve të lira për studentët. Të gjithë ata nxënës, shkollar të mesëm të cilët do të duhet të përfundojnë këtë vit shkollor 2019-20 e të…
Alsat 2020-04-30T18:10:46+02:00 Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska përmes një videokonference me kolegë të saj nga disa shtete evropiane ka ndarë përvoja në lidhje me menaxhimin e situatës me Kovid-19, të cilat para së gjithash, kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor dhe atë të burgjeve.Nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se ajo në paraqitjen e saj, ka theksuar se masat të cilat dikasteri i drejtësisë i ndërmerr, janë masa dhe vendime të cilat në masë të madhe janë identike me ato të shteteve evropiane. “Deskoska potencoi se sa i përket veprimeve në gjykatat dhe prokuroritë, Republika e Maqedonisë së Veriut…
Alsat 2020-04-30T16:20:16+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili javë më parë deklaroi se rasti në Veles është mbyllur dhe nuk ka nevojë për hetim shtesë, sot ndryshoi qëndrim. Pas pretendimeve të ministrit të Brendshëm, Naçe Qulev se mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative është mësuar se anëtarët e familjes Manoillov kanë ndërruar jetë në gjysmën e dytë të janarit, Filipçe sot kërkoi që të gjitha institucionet të bashkëpunojnë dhe zbardhin të vërtetën. Nëse dikush ka informacione të cilat nuk i janë dhënë institucioneve, le ta bëj këtë në mënyrë zyrtare. E kam thënë se akoma nuk…
Alsat 2020-04-30T16:00:25+02:00 Rregullat e reja që do të vlejnë për hotelierët janë në fazën përfundimtare. Autoritetet sigurojnë që kafenetë, baret dhe restorantet do të hapen së shpejti, por ende nuk dihet se me çfarë kapaciteti do të punojnë dhe sa klientë do tu lejohen të shërbejnë. Përfaqësuesit e sektorit të hotelierisë dhe turizmit sot patën një takim të ri me ministrat qeveritarë të financave dhe ekonomisë, në të cilin kërkuan të përfshiheshin në përgatitjen e masave ekonomike për sektorin e tyre. Vijon një periudhë ose njoftim për hapjen e objekteve hotelierike. Ne do të insistojmë që të përfshihemi në procesin…
Alsat 2020-04-30T15:39:37+02:00 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se dy pacientëve të cilët janë në mënyrë kovalente në fazën e mbartjes së antitrupave kundër koronavirusit gjatë ditës së sotme për herë të parë u është marrë plazmë gjaku për të trajtuar pacientët tjerë. Filipçe tha se ditëve në vijim, ashtu si terapia me ozon që po aplikohet në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, plazma e gjakut do të aplikohet për pacientët për të cilët ekspertët do të vlerësojnë se është e përshtatshme. Ndryshe, kjo mënyrë e terapisë njihet edhe si imunizim në mënyrë pasive, ku pacientët e infektuar…
Alsat 2020-04-30T15:15:43+02:00 Dy të rinjtë e Shtipit që e rrahën një vajzë pak kohë më parë janë dënuar me nga dy vite e gjysmë burg. Vendimin e shpalli Gjykata Themelore e Shtipit për veprën penale “dhunë”. Ata kanë të drejtë ankimimi ndërsa vendimin e plotfuqishëm do ta presin në paraburgim në burgun e Kumanovës. Në fillim të gjykimit, të dytë e pranuan fajin. Ndryshe, vajza u rrah në janar në hyrje të një ndërtese në Shtip ndërsa dy të rinjtë u arrestuan nga policia pasi incizimi i tyre u publikua nëpër rrjetet sociale. Alsat
Alsat 2020-04-30T15:10:22+02:00 Policia ndaloi shpërndarjen e pakove humanitare, donacione prej familjes Zaevi për njerëzit e prekur nga kriza e pandemisë. Mbrëmë, njësitë e policisë intervenuese bënë bastisje në ambientet e një ish-objekti hotelierik në Strumicë, ku vullnetarë nga Shoqata “Të gjithë së bashku mundemi” po paketonin pako ushqimesh që duhej të dërgoheshin për familjet në nevojë. Sipas tyre policia po kërkonte dokumente për paketat. Kreu i shoqatës vlerësoi se aksioni ka prapavijë politike. Ky është një skenar i VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski, i realizuar nga Ministri Naqe Çulev. Ata na kërkonin dokumente për donacionet që zakonisht janë tek donatorët. Kjo…
Alsat 2020-04-30T14:40:48+02:00 Javën e ardhshme Gjykata Kushtetuese do ta ketë në rend dite kërkesën për vlerësimin e arsyes juridike ndaj vendimit për shpërndarjen e Kuvendit. Burime të Alsat nga gjykata e shkallës më të lartë për bëjnë të ditur se në arsyetim thuhet se tashmë qëllimi për të cilin Kuvendi është shpërndarë nuk është realizuar dhe të gjitha afatet e zgjedhjeve janë shkelur, duke përfshirë edhe vetë datën e zgjedhjeve që duhet të ishte 12 prilli. Kjo nënkupton se arsyet për të cilat Kuvendi ishte shpërndarë nuk vlejnë më. Ndërkohë kryetari i Parlamentit vazhdon të heshtë nëse do t’i përgjigjet…

