Alsat 2020-04-29T14:27:10+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se edhe testi i dytë për Covid-19 i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe ka rezultuar negativ. “Sot kam marrë rezultatin e testit tim të dytë për Covid-19, i cili, ashtu si i pari, është negativ. Këtu praktikisht përfundon izolimin im 14-ditor, të cilin e kam bëra me iniciativën time, edhe pse epidemiologët nuk më konsideruan si person të rrezikuar”, ka shkruar ministri Filipçe
Author: almakos
Alsat 2020-04-29T13:55:38+02:00 “Rrugë të boshatisura, lokale të mbyllura dhe frekuentim tejet i ulët, ky është ambienti gjatë pandemisë korona këtu në fshatrat e malësisë së Sharrit”. Fshatrat janë bërë gjysmë të vdekur thonë banorët. Pandemia me virusin korona, ka ndikuar që obligimet ditore të mos mund ti kryejnë në kohë, ndërsa mbyllja e shitoreve dhe ora policore, vështirësojnë edhe më shumë jetën në këto vise. Banorët kërkojnë heqjen e orës policore dhe kthimin e jetës normale. “Shumë ka ndikuar. S`mundesh të dalësh. Ka ndikuar në gjitha gjërat, krejt mbyllur janë. Na pengon shumë se duhet për çdo gjë të shkosh…
Alsat 2020-04-29T13:26:58+02:00 Prokuroria Themelore Publike Shkup sot dorëzoi në gjykatën kompetente propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkuese kundër tetë personave për veprën penale – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë një epidemie, informojnë nga PTHP Shkup. “Të gjithë të pandehurit nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës policore ata u gjetën në lokacione të ndryshme të qytetit”, thonë nga prokuroria. Prokurorët publikë i propozuan Gjykatës Themelore Penale Shkup që të pandehurit të gjobiten me nga 100 gjoba ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore…
Alsat 2020-04-29T12:59:41+02:00 Një person ka përfunduar me plagë të rënda nga zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen 146 në Tetovë. Pronari 72 vjeçar i shtëpisë, nga zjarri që shpërtheu ka marrë plagë të rënda pas çka menjëherë është dërguar në klinikat e Shkupit. Shkaqet e zjarrit që shpërtheu paraditen e sotme ende nuk dihen zyrtarisht, ndërsa sipas zjarrfikësve, dyshimet e para janë tek bombola e gazit. Zjarrfikësit kanë intervenuar me tre makina dhe tetë zjarrfikës, me çka është arritur lokalizimi i tërësishëm i zjarrit dhe mos përhapja e tij. Në momentin e shpërthimit të zjarrit në shtëpi…
Është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së dhe AAK’së, raporton Gazeta Express. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’së, Isa Mustafën. Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministra, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër. AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.
Alsat 2020-04-29T12:48:13+02:00 Ministri i Arsimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi derisa vlerësoi si të suksesshëm realizimin e mësimit online, tha se nuk ka gjasa që të përsëritet viti shkollor, që sipas tij është gjë e mirë për vet nxënësit. “Reaguam shpejt dhe me efikasitet. Ndërprerja e procesit arsimor zgjati vetëm disa ditë dhe pastaj filloi në mënyrë online të realizohet. Viti shkollor filloi të realizohet, që nënkupton se ky vit shkollor nuk do të përsëritet nga shtatori. Kjo ishte opsioni më i mirë kur nuk ka opsion tjetër”, tha Ademi.
Gjatë ditës së sotme do të nënshkruhet koalicioni për formimin e Qeverisë së re. T7 raporton se tashmë në Kuvendin e Kosovës ka nisur një takim mes të kreut të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj. Nga sa bëhet e ditur të dy janë duke diskutuar për finalizimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse, koalicion ky që do të mundësonte krijimin e Qeverisë së re. Pas këtij takimi, AAK do të mbajë një mbledhje në selinë e partisë, me fillim nga ora 13:00.
Alsat 2020-04-29T11:25:33+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Facebook ka shpërndarë fotografi nga trajnimi online i personelit mjekësor për ballafaqim me Covid-19 . Ai thekson se për tre javë 2,300 punonjës të shëndetit në vendin tonë kanë ndjekur trajnimet “COVID-19 Response Training ” të organizuar nga Project HOPE dhe Brown University. Në vetëm tre javë, rreth 2,300 infermierë dhe mjekë ishin pjesë e trajnimit interaktiv përmes internetit “COVID-19 Response Training “. Trajnimi u zhvilluan nga Project HOPE së bashku me Brown University në SHBA dhe bazohet në rekomandimet e OBSH-së për trajtimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen…
MIA Alsat 2020-04-29T10:37:03+02:00 Për gjashtë orë zjarrfikësit e Strumicës kanë punuar në shuarjen e zjarrit të madh që kaploi dje pasdite objektin më të madh të ish kazermës në Strumicë, njoftojnë nga Njësia Zjarrfikësve Territoriale. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë pesë automjete zjarrfikëse dhe 17 zjarrfikës dhe dy cisterna të “Higjienës”. Më 25 mars të këtij viti një zjarr tjetër kishte kapluar objektet e ish kazermës në Strumicë, ku u djegën objektet ku ishte vendosur televizioni rajonal “VIS”, ndërsa dëme të mëdha kanë pësuar reparti i konfeksionit dhe një shtypshkronjë.
Alsat 2020-04-29T10:06:11+02:00 Gjatë natës së kaluar , 28 persona nuk e kanë respektuar masën për kufizim të lëvizjes, me çrrastë janë arrestuar 21 persona, ndërkohë që të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa adekuate, njoftojnë nga MPB-ja. Sipas të dhënave të MPB-së gjatë natës së kaluar 65 personave u janë dhënë vendime ëpr izolim, derisa 18 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Gjatë kontrollit tek personat që veçmë gjenden në izolim dhe vetizolim, pjesëtaret e policisë nuk kanë hasur shkelje të masës së izolimit, gjegjësisht vetizolimit.
Alsat 2020-04-29T08:42:34+02:00 Është gjetur automjeti me të cilin ishte shkelur fëmija katërvjeçar në Strumicë dje në orën 17.35, ndërsa shoferi është në arrati, bëri të ditur mbrëmë vonë zëdhënësja e SPB-Strumicë, Hrizantema Rendevska. “Nga ana e nëpunësve policorë automjeti është gjetur dhe është në qarkun e SPB-Strumicë. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e kryerësit”, tha Rendevska. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Nikolla Teslla” në Strumicë, ndërsa lëndime të rënda ka marrë një fëmijë katërvjeçar. Pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore Strumicë për shkak të karakterit të lëndimeve fëmija është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Alsat 2020-04-29T08:00:17+02:00 Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, kohë pas kohe me diell. Pasdite do të jetë jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, herë-herë e përforcua nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 24 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, pasdite jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

