Alsat 2020-04-28T23:11:44+02:00 Çulev thirret në përvojën e policëve të cilët kanë qenë për ekspertizë dhe të cilët theksojnë se nënë e birë kishin ndërruar jetë gati dy muaj. Vdekja e nënës dhe djalit në Veles ka ndodhur kah fundi i muajit janar apo eventualisht në fillim të muajit shkurt, theksoi ministri për punë të brendshme, Naqe Çulev, duke demantuar kështu zyrtarët shëndetësorë dhe konfirmuar lajmin e publikuar në Aksat.Për këtë, sipas Çulev flasin edhe të dhënat me të cilat disponon MPB-ja dhe sipas të cilave nënë e birë kishin afro dy muaj që kishin ndërruar jetë dhe jo një muaj…
Author: almakos
Alsat 2020-04-28T22:42:46+02:00 Zv.kryeministri Bujar Osmani, thotë se se do të ishte shumë më serioze nëse fillimisht iniciativën për rikthimin e Kuvendit do të ishte diskutuar me BDI. Sipas tij, Kryetari i Kuvendit vendimin e tij rreth kësaj iniciative e ka sjellë si kryetare i Kuvendit, pa e diskutuar me BDI-në. Nga ana tjetër Petrov thotë se Kuvendi është i shenjtë në një shtet demokratik, andaj ndjehet i befasuar që jo të gjithë e kanë mbështetur këtë iniciativë. Sa u përket zgjedhjeve, Petrov thotë se për këtë temë njëherë për njëherë nuk është e nevojshme që të realizohet takim liderësh, edhe…
Alsat 2020-04-28T22:27:06+02:00 Kosta Petrov nga LSDM thotë se kjo situatë është e re për të gjithë, andaj sipas tij rikthimi i jetës në njëfarë normaliteti do të ndodhë me faza, ndërsa normaliteti që ne njohim thotë ai do të rikthehet vetëm pas zbulimit të vaksinës. Sipas tij të gjitha masat e rekomanduara nga epidemiologët duhet të respektohen. Sa u përket zgjedhjeve, ai thotë se LSDM konsideron se është ende herët të diskutohet për zgjedhjet dhe se duhet pritur të shihet se si do të rrjedhë situata në të cilën gjendet vendi për shkak të pandemisë. Në këtë periudhë thotë ai…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Euronews Albania flet për zhvillimet më të fundit politike, që nga shkaku i prishjes së koalicionit me LDK-në dhe tek përpjekjet për krijimin e qeverisë së re. Z. Kurti ka deklaruar se, që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, Vetëvendosje është dyfishuar. Këtu ai iu referua një sondazhi të fundit. “Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6…
Alsat 2020-04-28T15:45:39+02:00 LSDM-ja heq dorë nga iniciativa për thirrjen e seancës së Kuvendit. Socialdemokratët ndjehen të zhgënjyer nga përgjigjja e kryetarit të Kuvendit se thirrja e seancës paraqet puç. Nënkryetari partisë në pushtet, Kosta Petrov në emisionin200 thotë se për zgjedhje mund të flitet vetëm pas kalimit të krizës shëndetësore. Pritej përgjigja e Xhaferit për disa ditë dhe ai vendosi të përgjigjet përmes mediave dhe jo me shkrim ashtu siç e parashikon Rregullorja. Neve si subjekt sigurisht që e pranojmë vendimin e tij dhe neve nga ana jonë bëmë çka mundëm duke i shfrytëzuar të gjitha mundësinë. Kjo iniciativë kishte…
Alsat 2020-04-28T15:27:48+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe në një konferencë online bëri të ditur gjendjen mbi koronavirusin në vend dhe tha sot ka pasur plus 5 persona të shtruar sot te Klinika Infektive dhe në total janë 52 persona të shtruar nga këta 22 persona janë në gjendje të rëndë. Te spitali “8 Shtatori”, janë shtruar 3 persona sot dhe në gjendje janë 6 pacientë. Në spitalet e tjera të vendit, si ai i Prilepit, Manastirit, Ohrit etj. janë të shtruar 46 pacientë dhe të gjithë janë në gjendje stabile. Ai u bëri edhe një herë apel qytetarëve të zbatojnë…
Alsat 2020-04-28T14:34:57+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 36 pacient të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-19, Kumanovë-1, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Gostivar 1. Tashmë në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 589 persona. Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë tre persona, dy pacient nga Shkupi të moshës 75 dhe 58 vjeçe që janë pranuar në spital me 26 prill dhe një paciente nga Tetova në moshën 58 vjeçe, e cila është pranuar në spital me 12 prill. Para dy dite, në Klinikën e Onkologjisë ka ndërruar jetë edhe një…
Alsat 2020-04-28T14:18:40+02:00 Në seancën e sotme qeveritare u soll vendim që kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në të gjithë territorin e vendit gjatë kohës së festave të majit. Më 1,2 dhe 3 maj, gjegjësisht e premte, e shtunë dhe e diel, do të lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 deri në 14:00. Ndales për lëvizje në gjithë shtetin do të filloj në ora 14:00 dhe do të zgjas deri të nesërmen në 5 të mëngjesit. Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të lejohet që të lëvizin nga pra 05 deri në 11:00.…
Alsat 2020-04-28T13:22:18+02:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se çdo tentim për thirrje të seancës së Kuvendit është jo-kushtetues. Sipas tij të vetmit që mund ta mbushin atë sallë me deputetë, janë qytetarët përmes zgjedhjeve të reja. “Qëndrimin e VMRO-DPMNE-së do të thoja për këtë tentim jo-kushtetues të mbledhjes së ish përbërjes së kuvendit e kemi bërë publik, por ja shfrytëzoj momentin që ta përsëris. Kjo përbërje e Kuvendit, është e kaluar, dhe mandati i deputetëve, me momentin e shpërbërjes së Kuvendit, me çrrastë votuan njëzëri 108 deputetë ka përfunduar. Ata e…
Alsat 2020-04-28T12:56:50+02:00 Kreu i opozitës Hristijan Mickoski ka deklaruar se krahas krizës shëndetësore, vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike. Ai për këtë akuzoi qeverinë aktuale. “Dua të shpreh shqetësimin tim për gjendjen ekonomike në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë. Të dhënat që posedoj flasin se menjëherë pas krizës shëndetësore, ekziston një krizë e rrezikshme ekonomike. Edhe sikur të mos ndodhte pandemia, të dhënat e mia flasin se ekonomia nga qeveria e papërgjegjshme e Zaevit dhe Spasovskit, shkonte drejtë bankrotit. Është harxhuar pa mëshirë dhe kjo nuk ka lidhje me politikën. Për këtë që po them ekzistojnë numra,…
Alsat 2020-04-28T12:38:11+02:00 Asociacioni i shoqatave të punëdhënësve të shoqërive transportuese në vend Makam-trans sot ka nisur protestën me kërkesë për shfuqizimin e Dekretit për rritjen e akcizës për karburantet për tre denarë dhe vendosjen e tatimit progresive në të ardhurat për të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe joekonomike. Afër Q.T. Mavrovasja në afërsi të pallatit të gjykatave disa kamionë kanë bllokuar udhëkryqin në shenj proteste. Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Suagreski, rritja e akcizës së karburanteve është masë antikrizë, e jo masë t’u bëhet ngarkesë qytetarëve.
Alsat 2020-04-28T12:19:57+02:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ora 13;30 minuta do të mbajë seancën e radhës e cila do të zhvillohet përmes video-internet komunikimit. Siç njoftojnë nga shërbimi për komunikim i Qeverisë, për konkluzionet dhe vendimet opinioni do të njoftohet menjëherë pas përfundimit të seancës. Sipas paralajmërimeve në seancën qeveritare mes tjerash do të vendoset nëse qytetarët festën e një majit do ta kalojnë në një karantinë treditor, sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive që propozoi që ora policore të filloj të enjten në ora 19:00 dhe të zgjas deri të hënën në ora 05:00,…

