Alsat 2020-04-28T22:27:06+02:00
Kosta Petrov nga LSDM thotë se kjo situatë është e re për të gjithë, andaj sipas tij rikthimi i jetës në njëfarë normaliteti do të ndodhë me faza, ndërsa normaliteti që ne njohim thotë ai do të rikthehet vetëm pas zbulimit të vaksinës. Sipas tij të gjitha masat e rekomanduara nga epidemiologët duhet të respektohen.
Sa u përket zgjedhjeve, ai thotë se LSDM konsideron se është ende herët të diskutohet për zgjedhjet dhe se duhet pritur të shihet se si do të rrjedhë situata në të cilën gjendet vendi për shkak të pandemisë. Në këtë periudhë thotë ai kishte zgjedhje në Francë dhe Izrael dhe ishin zgjedhje ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim deri tani. Rreth iniciativës për rikthimin e Kuvendit, e nënshkruar nga 35 deputet, ai thotë se ka për qëllim që të ketë sërish një mekanizëm kontrollues ku do të sillen vendime. Ai thotë se është befasuar nga qëndrimi partisë opozitarë të cilët u shprehën kundër. Krye parlamentari Xhaferi tha se nuk e pranon këtë iniciativë, Petrov thotë se do bëjnë gjithçka që kanë në dorë për rikthimin e Kuvendit




