Alsat 2020-04-28T10:20:58+02:00 Gjykata Kushtetuese për momentin po shqyrton disa iniciativa, të parashtruara për kushtetutshmërinë e disa vendimeve të miratuara nga ana e qeverisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Një nga iniciativat është edhe ajo të cilën e kanë dorëzuar gjykatësit, a përmes së cilës kontestojnë si jo-kushtetues vendimin e Qeverisë që për muajin prill dhe maj të marrin pagë nga 14.500 denarë. Gjykatësit kushtetues sot shqyrtojnë mes tjerash edhe dispozitën për pagat e të punësuarve në Prokurorinë Speciale Publike.
Author: almakos
Alsat 2020-04-28T09:46:28+02:00 Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Zoran Kitanov sot do të kryejnë inspektim në ndërtimin e autostradës Shtip-Koçan, (faza 1 Shtip-Krupishtë). Kitanovi gjatë fundjavës informoi se pjesa e parë e autostradës në shtrirje nga Shtipi deri në Krupishtë në gjatësi prej 14.3 km është në fazën përfundimtare. Paralajmëroi se do të lëshohet për qarkullim në qershor të këtij viti. Sipas Kitanovit, pa vonesa janë duke u zhvilluar punimet ndërtimore të fazës së dytë nga Krupishta deri në Koçan, me gjatësi prej 13.75 km. Ndërtimi filloi në vitin 2019, ndërsa afati i…
Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se të hënën janë shënuar edhe 17 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 35 pacientë janë shëruar nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Përmes një postimi në Facebook, Vitia tha se këto rezultate janë shpresëdhënëse, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë t’i ndjekin masat kufizuese. “Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj, ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, tha Vitia. Vitia u shprehu ngushëllime edhe familjarëve të një qytetari, që ka humbur jetën të…
Alsat 2020-04-28T08:55:19+02:00 Qeveria në mbledhjen e sotme do të vendos nëse qytetarët do t’i kalojnë festat e një majit në karantinë treditor, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive i cili propozoi që ora policore në vend për 1 Maj të zgjas nga ora 19 të enjten deri në orën pesë të hënën, ngjashëm si për festat e Pashkëve.
Alsat 2020-04-28T08:00:56+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale deri në mesatare dhe me erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të shiut të kohëpaskohshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 26 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale edhe shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 10,…
Alsat 2020-04-27T18:36:41+02:00 13 të infektuar me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Prej tyre 5 në Kumanovë, 4 në Shkup dhe nga dy raste në Prilep dhe Tetovë. Më shifrat e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1399, në 26 qytete. Numri i të shëruarve në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, është shumë herë më i larta se numri i të prekurve. 53 persona kanë fituar betejën me virusin korona. Me gjithë lajmet e mira, Ministria e Shëndetësisë informoi edhe për 4 viktima nga mosha 47 vjeçe deri 81. Të…
Alsat 2020-04-27T18:28:32+02:00 Shqyrtohet kufizimi katër ditor i lëvizjes së qytetarëve. Vendimi për orën policore do të merret në mbledhjen e nesërme të Qeverisë. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon që kufizimi i lëvizjes të nis të enjten pasdite dhe të përfundojë të hënën në 5 të mëngjesit. Ky propozim bëhet për shkak se të premten është 1 Maji dita e punëtorëve. Megjithatë, mospëlqimin e tij për një propozim të tillë e ka shfaqur ministri i Brendshëm Naqe Çulev, i cili përmes faqes së tij në Facebook, thotë se vendimet rigoroze dhe të rrepta që kanë të bëjnë me lëvizjen e qytetarëve…
Alsat 2020-04-27T16:16:38+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se nga mbledhjet dhe kontaktet e e mbajtura me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, vendet janë informuar me instruksione se si të organizojnë përballjen me një valë tjetër të Covid-19. Filipçe theksoi se institucionet në vend tashmë kanë filluar përgatitjet për përpilimin e një plani për veprim. “Absolutisht të gjitha vendet mësuan se si dhe në cilin drejtim duhet ta përgatisin sistemin e shëndetësisë për periudhën që vjen. Mendoj se edhe ne jemi në rrugën e duhur…Në këtë kurbë të mësimeve, absolutisht të gjitha vendet në botë,…
Alsat 2020-04-27T15:51:59+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçenë konferencën e sotme për shtyp tha se qeveria gjatë ditës së nesërme do të vendos për kufizimin e lëvizjes gjatë vikendit. “Në mbledhjen e sotme të Shtabit unë kam përcjellë mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ku me konsensus mendojnë se vikendi do të duhet të mbyllet komplet sërish. Pash edhe disa reaksionet të ministrit Çulev. Mendoj se nuk duhet të japim mendime personale. Të gjithë këta vendime bazohen në vlerësimet profesionale të Komisionit për Sëmundje Ngjitësi. Në çdo rast, qeveria nesër do të vendos për këtë çështje….Propozimi i Komisionit të sëmundjeve ngjitëse,…
Alsat 2020-04-27T15:47:27+02:00 27 Prill 2017. Protestë kundër “Platformës së Tiranës”. Për publikun e gjerë, dita e 60-të e protestave, por për një grup më të vogël, një ditë në të cilën nuk duhet të ketë ndryshim të qeverisë me asnjë kusht. Më 27 Prill, nga perspektiva e sotme, u organizua një skenar i përgjakshëm, i përgatitur nga udhëheqja e atëhershme e partisë së VMRO – DPMNE-së, gjë që e zbuloi Prokuroria për Krim të Organizuar. Porositësit janë- Nikolla Gruevski, Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski si dhe drejtuesit e DSK-së, drejtori i atëhershëm Vlladimir Atanasovski dhe ai operativ Nikolla Boshkovski.…
Alsat 2020-04-27T15:23:47+02:00 13 të infektuar me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Prej tyre 5 në Kumanovë, 4 në Shkup dhe nga dy raste në Prilep dhe Tetovë. Më shifrat e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1399, në 26 qytete. Shkupi dhe Kumanova vazhdojnë të jenë prijës të listës duke regjistruar numrin më të madh të personave të infektuar që nga shpallja e pandemisë, respektivisht 475 dhe 376. Numri i të shëruarve në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, është shumë herë më i larta se numri i të prekurve.…
Alsat 2020-04-27T15:12:27+02:00 LSDM-ja nuk e sheh të arsyeshëm takimin e liderëve në këtë periudhë. Përgjigja e tyre vijon pas thirrjes së VMRO-DPMNE-së për organizimin e një takimi të tillë nga ana e Presidentit Stevo Pendarovski, në vend të rikthimit të Kuvendit. Vetë Presidenti për MIA-n kishte deklaruar se takimin do ta thirr në gjysmën e parë të majit. Vlerësojmë se në pikëpamjen e këtij momenti është akoma herët të flitet për zgjedhje, vlerësojmë se është akoma herët për takim liderësh te Presidenti Pendarovski sepse në këtë moment plotësisht i mbështesim institucionet në luftën kundër kësaj pandemie – deklaroi Lupço Nikollovski,…

