Alsat 2020-04-27T18:36:41+02:00
13 të infektuar me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Prej tyre 5 në Kumanovë, 4 në Shkup dhe nga dy raste në Prilep dhe Tetovë. Më shifrat e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1399, në 26 qytete. Numri i të shëruarve në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, është shumë herë më i larta se numri i të prekurve. 53 persona kanë fituar betejën me virusin korona. Me gjithë lajmet e mira, Ministria e Shëndetësisë informoi edhe për 4 viktima nga mosha 47 vjeçe deri 81. Të gjithë pacientët vuanin edhe nga sëmundje të tjera. Përfshirë viktimat e 24 orëve të fundit, virusi korona tek ne ka marrë 65 jetë njerëzish. Ministri Venko Filipçe, tha se pavarësisht se në fillim parashikimet ishin se numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë do të luhatej mes 2000 dhe 2500, analizat më të fundit tregojnë se numri i pacientëve do të jetë më i vogël se 2000.
Tani disa analiza tonat të bëra gjatë javës së fundit tregojnë se shifrat, pra numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë mund të luhatet mes 1600 dhe 1700. Megjithatë përsëris që nuk lëshohemi, kështu rekomandojnë edhe epidemiologët dhe ashtu i dimensionojmë masat, sepse duam të vazhdojë kështu ky trend- deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë
Ministri Filipçe tha se prej nesër tek ne do të nisë mjekimi i të infektuarve me plazmë gjaku nga personat e shëruar.
Prej sot në spitalin “ 8 Shtatori” është dërguar aparati për të ashtuquajture onozinim të gjakut apo terapia ozonike, metodë e cila përdoret për trajtim të këtyre pacientëve, para së gjithash për ato në gjendje më të rëndë. Nesër është caktuar edhe ekstraktimi i parë i plazmës, që gjithashtu do të përdoret për të trajtuar këta pacientë- deklaroi Filipce.
Në vendin tonë numri i testimeve të bëra është 15 409, prej të cilave 289 gjatë orëve të kaluara.
Përgatiti: Evi Shkopi




