Author: almakos

Alsat 2020-04-26T09:47:45+02:00 Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Nga orët e pasdites dhe kryesisht në lindje të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri 7 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale 18 deri 25 gradë Celsius. Në Shkup moti pritet të jetë me erë në drejtim veriperëndimor ku temperatura maksimale do të arrijë deri 24 gradë celsius. Nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat ditore do s’do kenë ndryshime.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-25T21:48:22+02:00 Polica e Shkupit me një urdhër gjyqësor ka bërë bastisje në një shtëpi në komunën e Haraçinës ku shtetasit me iniciale D.D. (30) iu gjetën 33 qeska polietileni që përmbanin heroinë dhe dy peshore digjitale. Sipas vlerësimit fillestar, në 33 qeskat e polietileni ishin rreth 2.2 kilogram heroinë, por sasia e saktë do të dihet pas analizave matëse, pas së cilës një raport i duhur do të paraqitet në Prokurorinë Publike.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-25T16:29:20+02:00 Dy persona, një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi, që kanë vuajtur nga sindroma Daun, janë viktima të reja të Kovidit 19 në vend. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve u ngrit në 59 persona. Alsat ka mësuar se sot ka humbur jetën edhe një tjetër person, nga grupi i pacientëve më kritikë nga Kumanova, por ai do të regjistrohet në raportin e nesërm të Ministrisë së Shëndetësisë.  Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 41 raste të reja pozitive të koronavirusit nga gjithsej 728 teste të kryera në 24 orët e kaluara. Shumica e rasteve të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-25T16:22:34+02:00 Reagime të ashpra dhe zhgënjim te lëvizja “Anti-bixhoz” ka shkaktuar vendimi i Qeverisë që kazinove dhe bastoreve t’u mundësojë të ofrojnë shërbimet e tyre onlajn. Qytetarët që janë kundër punës së bastoreve, për Alsat thonë se janë të revoltuar nga ky vendim, pasi në fillim të vitit nga Qeveria u kanë premtuar se gradualisht kazinot dhe lojërat tjera të fatit do të mbyllen. [embedded content] Se kazinot, bastoret dhe aparatet e pokerit nuk do mbyllen e konfirmoi edhe ministrja e financave Nina Angellovska e cila tha se me aplikimin e shërbimeve onlajn në këtë veprimtari do u ndihmohet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-25T15:23:54+02:00 Prodhimi i një vaksine për cilindo virus merr kohë mirëpo shkencëtarët janë duke dhënë maksimumin e tyre për prodhimin e një vaksine efikase kundër virusit korona. Kështu vlerëson Vedud Purde, shkencëtar me prejardhje nga Gostivari por që jeton në SHBA. Edhe pse nuk punon drejtëpërdrejtë në hulumtimet për virusin korona, ai hedh poshtë kategorikisht zërat se ky virus mund të jetë prodhuar në laborator. [embedded content] Si biokimist, si e shihni hulumtimin për kurimin ose gjetjen e vaksinës për atë që tashmë është duke e bllokuar gjithë botën, për virusin korona? Zakonisht, sa kohë duhet që të prodhohet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-25T15:12:46+02:00 Pandemia me virusin korona ka prekur rëndë ekonominë e vendit. Më të goditura janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat për shkak të krizës kanë mbërritur në pragun e ekzistencës së tyre. Sektori që më së shumti po vuan pasojat e mungesës së punës për rreth dy muaj është ai i turizmit dhe hotelierisë. [embedded content] Ne si firmë që nga 19 marsi  e kemi mbyllur zyrën dhe punon vetëm njëri sektor, që merret me transfer parash. E gjithë kjo situatë ka ndikuar shumë negativisht tek neve, sidomos në pjesën e firmave që merren me transport…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar është vrarë mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës, ndërsa policia bën me dije se në pranga ka rënë një person. “Është arrestuar i dyshuari pasi me pushkë gjuetie ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë e fishekut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-25T12:17:42+02:00 VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate me shkrim thotë se ekonomia e Maqedonisë ndodhet pranë kolapsit. “Mbi 500 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në varfëri me një vakt gjatë ditës, ndërsa si rezultat i gjendjes ekonomike ata shprehen të bindur se nuk do ta kenë as atë ushqim. Sipas anketave thuhet se mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë lëshim nga puna, numër që rikujton Maqedoninë për një periudhë të errë të tranziconit kriminal”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së Ata thonë se LSDM-ja vazhdon t’i kënaqë oligarkët dhe se asnjë shteti në botë nuk shton tatimet përveç Maqedonisë. “Qeveria në vend…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-25T12:06:46+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski ka bërë të ditur se ka planifikuar të mbajë një takim liderësh në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.Nga nga Zyra e Presidentit njoftojnë se në takimin i majit do të diskutohet rrjedha e mëtutjeshme e procesit politik në vend, si dhe kushtet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.– Gjatë kësaj periudhe, të gjitha përpjekjet dhe burimet shtetërore duhet të përqendrohen në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, thonë nga Kabineti i Presidentit Penadrovski.Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë në televizionin Alsat i bëri thirrje publike kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski që…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-25T10:20:20+02:00 Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, në lidhje me ndalimin e lëvizjes, është regjistruar se në nivelin e të gjithë vendit 29 persona nuk e kanë respektua orën policore dhe 23 prej tyre janë arrestuan, ndërsa 6 të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do të procedohen në gjendje të lirë. Gjithashtu, sipas të dhënave statistikore për 24 orët e kaluara, 112 personave u janë dhënë vendime për izolim, dhe 82 persona kanë nënshkruar deklarata për vetë-izolim. Punonjësit e policisë kryen inspektime të personave në izolim dhe vetë-izolim, por nuk u regjistrua…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-25T09:43:06+02:00 Qytetarët në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë do të jenë në karantinë shtetërore prej 38 orëshe. Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, qytetarët sot do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë deri në orën 15:00 të ditës së sotme, ndërsa pas kësaj fillon ora policore dhe do të zgjas deri të hënën në mëngjes në orën 05:00. Për të moshuarit mbi 67 vjet sot lëvizja e lirë është e lejuar deri në orën 11, ndërsa për të miturit nën 18 nga lëvizja e lirë do të jetë prej orës 12:00 – 15:00. Të dielën do të…

Lexo më Shumë