Alsat 2020-04-25T21:48:22+02:00
Polica e Shkupit me një urdhër gjyqësor ka bërë bastisje në një shtëpi në komunën e Haraçinës ku shtetasit me iniciale D.D. (30) iu gjetën 33 qeska polietileni që përmbanin heroinë dhe dy peshore digjitale. Sipas vlerësimit fillestar, në 33 qeskat e polietileni ishin rreth 2.2 kilogram heroinë, por sasia e saktë do të dihet pas analizave matëse, pas së cilës një raport i duhur do të paraqitet në Prokurorinë Publike.




