Alsat 2020-04-25T16:29:20+02:00
Dy persona, një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi, që kanë vuajtur nga sindroma Daun, janë viktima të reja të Kovidit 19 në vend. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve u ngrit në 59 persona. Alsat ka mësuar se sot ka humbur jetën edhe një tjetër person, nga grupi i pacientëve më kritikë nga Kumanova, por ai do të regjistrohet në raportin e nesërm të Ministrisë së Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 41 raste të reja pozitive të koronavirusit nga gjithsej 728 teste të kryera në 24 orët e kaluara. Shumica e rasteve të reja janë në Shkup – 17, nga 8 persona pozitiv me koronë ka në Kumanovë dhe Prilep, katër në Tetovë, dy në Veles dhe një në Strugë dhe Manastir. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 1.367.
Ministria e shëndetësisë tha se kishte anuluar një tender për të blerë 31 makina të frymëmarrjes. Të dy kompanitë që fituan tenderin raportuan se ata nuk ishin në gjendje t’i dorëzonin makinat sipas kontratës. Prokurimi publik do të anulohet dhe rishpallet. Kohët e fundit, vendi mori 12 makina të frymëmarrjes nga BE-ja, dhe aktualisht ka rreth 130 në dispozicion. Statistikisht, 11 pacientë janë të lidhur me makineritë e frymëmarrjes, dhe kapacitetet janë të plotësuara me 10 përqind.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nuk mbajti sot një konferencë për shtyp, por përmes profilit të tij në Facebook ai u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat e mbrojtjes, në kushte kur të gjithë duan të dalin në këtë mot të nxehtë.
“Mbani distancën tuaj, vishni pajisje mbrojtëse, kushtojini vëmendje higjienës”, tha Filipçe.
Në 24 orët e kaluara, 29 persona nuk e respektuan ndalimin e lëvizjes dhe 23 persona u arrestuan, ndërsa për të tjerët po merren të dhëna shtesë. 84 personave iu është dhënë vendim izolimi, po dhe aq kanë nënshkruar deklaratë të izolimit. Ministria e Brendshme informon se nuk ka regjistruar persona, që nuk i kanë respektuar këto dy masa.
Alsat




