Alsat 2020-04-24T10:30:42+02:00 Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:40, në vendkalimin rrugor që ndodhet në hyrje të fabrikës së porcelanit në Veles, treni i mallrave që udhëtonte në linjën Veles – Prilep ka goditur një makinë “Volkswagen Golf”, me targa të Prilepit, që po drejtohej nga A. J. (16) nga fshati Sogle, komuna e Qashkës. Drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin e Velesit me lëndime të rënda trupore. Policia ka kryer inspektim në vendngjarje. Loading…
Author: almakos
Alsat 2020-04-24T10:04:38+02:00 Operatorë vendorë, kompani të interesuara dhe qytetarë deri më datë 20 të këtij muaji, kur skadoi afati, kanë dorëzuar mendime dhe vërejtje deri tek Agjencia për komunikime elektronike lidhur me dhënien e planifikuar të lejeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave për 5G teknologji. Sasho Dimitrijovski, drejtor i AEK-së thotë se deri më tani të gjitha hapat zbatohen në pajtim me dinamikën e paraparë me Planin kombëtar operativ brodbend (PKOB), i miratuar nga Qeveria në muajin prill të vitit të kaluar. “Të gjitha mendimet a arritura do të shqyrtohen nga shërbimet profesionale në AKE dhe do të implementohen në mënyrë…
Alsat 2020-04-24T09:32:19+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 33 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 25 janë arrestuar ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 112 personave ndërsa 82 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje të masave. Loading…
Alsat 2020-04-24T09:07:28+02:00 Fillimisht paralajmërim, pastaj dhe gjoba do të marrin ata qytetarë që nuk e respektojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse për hundën dhe gojën, të cilat së bashku me masën për lehtësimin e lëvizjes së kufizuar, filluan të aplikohen nga dje. Masat e vendosura, siç raportohet nga Ministria e Shëndetësisë, janë kyçe në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Qytetarët mund të përdorin një maskë respiratore, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për shumë përdorime, shall pambuku etj, si pajisje mbrojtëse, të cilat do të lejojnë ndërprerje të bartjes së virusit Pajisjet mbrojtëse në fytyrë nuk…
Alsat 2020-04-24T08:00:51+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus 1 deri në 6, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri 20 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale edhe me erë të lehtë në drejtim veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius. Në ditët e ardhshme do të vijojë periudhë…
Alsat 2020-04-23T22:07:45+02:00 Profesori i psikologjisë në Universitetin e Tetovës, Lulzim Murtezani, thotë se ndër kategoritë që e përjetojnë më rëndë izolimin e vendosur në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e pandemisë, janë fëmijët dhe adoleshentët. Këta të fundit janë detyruar të distancohen nga shoqëria, dhe në këtë moshë kjo është e vështirë për t’u bërë. Prindërit thotë profesori, duhet të realizojnë biseda të sinqerta me fëmijët e tyre, të jenë të sigurtë në atë që thonë. Nëse gjatë shpjegimit apo përgjigjes ndaj së një pyetje mungon, atëherë vetëm sa shtohen dyshimet tek fëmijët dhe përkeqësohet gjendja psiqike e tyre.…
Alsat 2020-04-23T20:00:15+02:00 Kryetari i Kumanovës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, njoftoi në profilin e tij në Facebook se ai dhe e gjithë familja e tij kanë bërë testin ndaj koronavirusit dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Statusi i tij në fejsbuk: Të dashur miq, të dashur qytetarë,– Ju falënderoj nga zemra për të gjitha mesazhet për mbështetje dhe urimet për shërimin tim.Dëshiroj t’ju informoj juve dhe publikun që dje, së bashku me gruan time, duke respektuar të gjitha protokollet dhe procedurat e sigurisë, kemi kryer testimin për Kovid 19 dhe të gjithë kemi rezultuar negativë/Sot kërkova nga shërbimi epidemiologjik në CPH…
Alsat 2020-04-23T16:27:39+02:00 Prokuroria njoftoi se ka identifikuar 23 qytetarë që e shkelën orën policore në Hasanbeg kur protestuan për shkak të arrestimit të tre nga shokët e tyre. Protesta ishte në 13 Prill rreth orës 22:00. Tani këtyre 23 personave do të duhet të paguajnë 100 gjoba ditore prej 35 euro ose 3.500 euro për person. Më herët, prokuroria propozoi një gjobë prej 5,000 eurosh për tre personat që u arrestuan fillimisht, ndërsa gjykata tashmë ka dhënë aktgjykim të shkallës së parë për të paguar gjobën. Loading…
Alsat 2020-04-23T16:11:12+02:00 Aksioni i policisë në të cilin u konfiskuan 1 ton e 240 kg marihuanë në një depo në Butel të Shkupit, është kryer në bashkëpunim me policinë e Italisë, mëson Alsat. MPB-ja njoftoi se në periudhën prej qershorit deri në tetor të vitit të kaluar, në afërsi të fshatit Sopot të Kavadarit, në 30 hektarë, një kompani e Shkupit ka mbjellë konop industrial pa leje nga komisioni përkatës. Më 2 tetor vitin e kaluar, pas direktivave të prokurorit nga Kavadari, policia morri mostër për ekspertizë të konopit. Pas më shumë se shtatë muaj e gjysmë, policia ka vërtetuar…
Alsat 2020-04-23T15:32:52+02:00 Gjykata Kushtetuese ka marrë një iniciativë nga Shoqata e Gjykatësve. Kërkohet që gjykatësit kushtetues të vlerësojnë, nëse vendimi i Qeverisë për t’u paguar atyre vetëm një pagë minimale, është ose jo kushtetues. Por, nga Gjykata Kushtetuese për Alsat thanë se ata tashmë kanë një lëndë për pagat e zvogëluara të funksionarëve të caktuar, ku përfshihen edhe gjykatësit. Bëhej fjalë për iniciativë të ngritur nga një person fizik. Këshilli Gjyqësor nuk do të ndërmarrë asgjë ndaj reagimeve të gjykatësve për uljen e pagës. Këshilli Gjyqësor nuk mund të reagojë. Duke pasur parasysh gjendjen e vendit, nga një këndvështrim ekonomik,…
Alsat 2020-04-23T15:19:35+02:00 Rikthimi eventual i Kuvendit rihap diskutimet për datën e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Jozyrtarisht përfliten dy data të mundshme, 21 ose 28 qershori, edhe pse asnjëra nga partitë nuk pranon zyrtarisht që këto tema të jenë diskutuar mes tyre. LSDM-ja thotë se është akoma herët të flitet për datën e zgjedhjeve. LSDM “Vlerësojmë se është herët të flitet për datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare sepse në këtë moment, më e rëndësishme është që përqendrimi të jetë te lufta me virusin korona dhe te menaxhimi me pasojat që sjell kjo krizë ekonomike dhe shëndetësore.”…
Alsat 2020-04-23T15:08:50+02:00 Sot është një nga ditët e rralla që nga fillimi i pandemisë me virusin korona që në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë harkut kohor prej 24 orësh. Nga dikasteri i Shëndetësisë njoftuan edhe për 29 pacient të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 301. Katër prej të cilëve kanë qenë të shtrirë në spital, ndërsa 25 kuroheshin në kushte shtëpiake. Shifrat e ditëve të fundit kanë bërë që përqindja e të shëruarve të jetë disa herë më e lartë se përqindja e personave që kanë ndërruar jetë, konkretisht 23.15% kundrejt 4.31%. Nga 649…

