Alsat 2020-04-23T22:07:45+02:00
Profesori i psikologjisë në Universitetin e Tetovës, Lulzim Murtezani, thotë se ndër kategoritë që e përjetojnë më rëndë izolimin e vendosur në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e pandemisë, janë fëmijët dhe adoleshentët. Këta të fundit janë detyruar të distancohen nga shoqëria, dhe në këtë moshë kjo është e vështirë për t’u bërë. Prindërit thotë profesori, duhet të realizojnë biseda të sinqerta me fëmijët e tyre, të jenë të sigurtë në atë që thonë. Nëse gjatë shpjegimit apo përgjigjes ndaj së një pyetje mungon, atëherë vetëm sa shtohen dyshimet tek fëmijët dhe përkeqësohet gjendja psiqike e tyre. Lojërat familjare dhe humori janë dy nga rekomandimet që prindërit duhet t’i marrin në konsideratë.
Loading…



