Author: almakos

Alsat 2020-04-22T14:28:05+02:00 Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të kuruar. Prej tyre, 6 pacientë janë shlruar nën përkujdesin e spitalit ndërsa 42 të tjerë janë shëruar në kushte shtëpiake. Pacientët e shëruar të cilët trajtuan sëmundjen në kushte shtëpiake janë regjitruar në : Kumanovë -1, Manastir -1, Shkup-19, Tetovë -16, Shtip-1, Radovish -4. Me statistikat e fundit numri i personave të shëruar në vendin tonë shkon në 272. Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T14:12:36+02:00 “Nga dita e sotme, ka filluar ndalesa për transportin komunal këtu në Pollog. Por, megjithatë, siç e shihni, kjo ndalesë nuk respektohet sa duhet dhe transporti ndër-komunal vazhdon të zhvillohet”. Në këto furgona ku transportohen të paktën 8 persona, shumica e udhëtarëve janë pa maska, ndërsa mbajtja e distancës brenda është e pamundur. Udhëtarët madje arsyetojnë mos mbajtjen e maskave me shëndetin e potë të tyre. “Nuk kemi frikë se nuk jemi të sëmurë. Derisa e di vetën të sigurt nuk kam frikë dhe s`kam çka me u mbrojt. Në vendin ku isha pata maskën dhe ja e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T12:48:57+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski mbështet iniciativën e LSDM-së për mbledhjen e Kuvendit me qëllim që të mbahet seancë që do t’i vërtetoj vendimet e presidentit të shtetit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Kovid-19. Spasovski ka përsëritur qëndrimin se është mirë që të funksionoj parlamenti dhe deputetët të jenë në detyrën e tyre në Kuvend. “Unë e kam thënë qëndrimin tim disa herë deri tani. Vlerësoj se Kuvendi mund të mblidhet këtë e parashikon edhe Kodi Zgjedhor edhe Ligji për Kuvendin, se deputetët kanë mandat deri në përbërjen e re të kuvendit. Ne si qeveri teknike…

Lexo më Shumë

MSH Alsat 2020-04-22T12:48:13+02:00 Java evropiane e imunizimit e promovon porosinë themelore – imunizimi nevojitet që të parandalohen sëmundjet dhe të mbrohet jeta. Janë në dispozicion vaksina efektive dhe të sigurta, të cilat mbrojnë nga një numër i madh i sëmundjeve serioze, ndërsa zhvillohen edhe shumë vaksina të reja premtuese, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në vazhdimësi, theksojnë nga Ministria, ndërmarrim aktivitete të shumta për avancimin e sistemit tashmë të suksesshëm për imunizim në shtet të zbatuar nga ana e shërbimeve për imunizim në shtëpitë e shëndetit dhe me kohë sigurojmë vaksina nga prodhues me renome botërore, të cilat detyrimisht…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T11:52:55+02:00 Grupi i punës kundër ndalesës për lëvizje në pyll me mbi 1.100 anëtarë – organizata dhe persona fizikë sot kumtoi se ka dërguar reagime me shkrim deri tek Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme përmes të cilave kërkon heqje të kësaj mase.Alpinistët njoftojnë se kanë përgatitur edhe peticion kundër masës, të cilën e kanë nënshkruar mbi 5.400 persona. Alpinistët kërkojnë takim me ministrin e Bujqësisë dhe me përfaqësues të NP “Pyjet kombëtare” si dhe nga MPB-ja në afat sa më të shpejtë të mundshëm. Sipas tyre, në kontekst të masave kundër virusit, ndalesa…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T11:25:24+02:00 Ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zhbogar në profilin e tij në Twitter ka shkruar se Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. “Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ku përfshihen pesë gjeneratorë, 25 tenda, 200 dyshekë dhe 1000 batanije. Austria, ndër të tjera, dërgon doreza dhe dezinfektues” shkruan Zhbogar. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T09:44:58+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 63 personave ndërsa 54 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar dy shkelje të masës së vetizolimit. Sa i përket ndalesës për qarkullim, në 24 orët e fundit 33 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 18 janë arrestuar nga policia, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T09:26:58+02:00 Shtabi i Krizës për menaxhim me virusin korona pranë Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, me të cilin udhëheq kryetari Medat Kurtovski, dje vonë pasdite kishte takim pune me imamët e xhamive në vendbanimet e kësaj komune. Në takim sipas Kurtovskit, janë shkëmbyer mendime rreth gjendjes së përgjithshme si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, për rëndësinë e respektimit të masave dhe rekomandimeve të cilat janë sjellë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe qëndrimi i Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame për të njëjtat. Nga ana e imamëve ishte potencuar rëndësia e muajit të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T08:34:03+02:00 Nga sot të gjithë qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit që frekuentojnë në hapësirat publike, institucione dhe gjatë orarit të punës obligohen të vendosin maska apo shall për të mbuluar gojën dhe hundën. Në rast se hasen nga organet e rendit dhe nuk respektojnë masat mbrojtëse, do të gjobiten. Qeveria gjithashtu ka obliguar kompanitë të cilat prodhojnë dhe shesin maska mbrojtëse, të posedojnë numër të konsiderueshëm të tyre me qëllim plotësimin e kërkesave të qytetarëve. Në këto qytete ndalohet transporti publik dhe ai i organizuar privat. Policia do të kontrollojë hyrjet dhe daljet e qyteteve për të evituar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T08:15:45+02:00 Qeveria në seancën e sotme do të diskutojë për propozimin për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve apo ndryshime në orën policore. Propozohet që ora policore të filloj nga ora 19.00 dhe të zgjasë deri në orën 05.00 të mëngjesit. Janë propozuar edhe ndryshime për fëmijët deri në moshën 18 vjeç edhe atë të që të kenë të drejtën e lëvizjes nga ora 13.00 deri në orën 16.00. Gjatë ditëve të fundjavës propozohet që ora policore të nis të shtunën në orën 13.00 deri të hënën në orën 05.00. Një ndër masat që do të diskutohet do të jetë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T08:00:05+02:00 Moti në mbarë vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar, veçanërisht paradite.. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 9, ndërsa ajo e ditës prej 9 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup, mot i ngjashëm, i ndryshueshëm me shi të përkohshëm, veçanërisht paradite. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 8, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë. Prej të enjtes do të fillojë stabilizim i motit me rritje të temperaturave ditore. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T22:59:46+02:00 Psikoterapistja nga Kërçova, Vala Adili, thotë se qytetarët në njëfarë mënyre po përjetojnë traumë nga situata e krijuar në vend, por edhe në botë. Sipas saj, lodhja që reflektohet tek qytetarë, të cilët kanë një sërë masash parandaluese për të respektuar, është e pritshme. Megjithatë shton se jo të gjithë janë në të njëjtën fazë përjetimi të këtyre masave dhe të kësaj situate. “Disa e kanë pranuar, disa e mohojnë ekzistencën e virusit”- thotë Adili. Loading…

Lexo më Shumë