Author: almakos

Së fundmi janë përfolur dy data të mundshme për zgjedhjet parlamentare, procesi për të cilat u ndërpre pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Edhe pse zyrtarisht nuk përmenden nga asnjëra parti, 21 dhe 28 qershori janë dy data që përfliten. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se është e turpshme të flitet për zgjedhje në këtë kohë pandemie, ku gati çdo ditë në vendin tonë shënohen viktima. “Mendoj se është e vështirë, jonjerëzore, në kushte kur çdo ditë ka të sëmurë nga virusi korona, në kushte kur çdo ditë, mijëra persona humbin vendin e punës, në kushte kur për fat të keq, fëmijët…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T14:14:12+02:00 Deputetët e LSDM-së, të mbështetur nga nënshkrimet e kolegëve të tyre nga PSDR, PLD, Aleanca e Shqiptarëve, PDSH, Besa, Alternativa dhe deputetët nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së, këtë pasdite parashtruan kërkesë në Kuvend për të  thirrur seancë urgjente për konfirmimin e vendimeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së Kovid-19 nga ana e presidentit të shtetit. Nisma u dorëzua në arkivat e Kuvendit, e pastaj do të dërgohet në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nuk ka asnjë informacion se si do të veprojë Xhaferi pas marrjes dhe shqyrtimit të nismës,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T14:03:39+02:00 Sot në orën 03:30, personi G.T. (20) nga Shkupi ka raportuar në SPB-Shkup se nëna e saj L.T. (45) nga Shkupi, nga data 17.04.2020 nuk është lajmëruar në telefon nën dyshime se ajo ka vdekur. Pas informacioneve, policia në një ndërtesë në rrugën “Maxhar Maalo” në Shkup ka gjetur të vdekur një grua me shenja gjaku. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T13:15:13+02:00 Mbi 80,000 euro është gjoba totale e propozuar për 23 persona nga Hasanbegu i Shkupit, të cilët më 13 prill nuk e respektuan orën policore, përkatësisht kanë vepruar në kundërshtim me vendimin shtetëror për regjim special të lëvizje në territorin e vendit. Tre persona tashmë janë gjobitur me nga 5.000 për secilin. Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, të pandehurit janë identifikuar si persona të cilët më 13 prill rreth orës 22:00, gjatë orës policore, janë gjetur të mbledhur jashtë shtëpive të tyre në Hasanbeg të Shkupit. Prokurori kompetent i propozoi Gjykatës të shqiptojë gjobë prej 100 globave ditore…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T13:03:21+02:00 Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar  edhe 29 pacient, katër prej të cilëve kanë qenë të shtrirë në spital ndërsa 25 janë kuruar në kushte shtëpiake. Me statistikat e fundit numri i personave të shëruar në vendin tonë shkon në 301. Nga 649 teste të realizuara brenda 24 orëve, 41 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1.300, prej të cilëve 943 raste janë ende aktive. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 17. Në Kumanovë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T12:11:05+02:00 Sipas dekretit të miratuar gjatë ditës së djeshme nga Qeveria, secili qytetar që në ambiente të mbyllura nuk mban pajisje për mbrojtje personale siç janë maskat , shalli ose faculeta do të dënohet me nga 20 euro. Në ambientet e mbyllura përfshihen marketet, tregjet, bankat, posta ose institucione të ndryshme përfshi këtu edhe ata shëndetësore. Gjobat nuk do të shqiptohen deri ditën e enjte, në mënyrë që individët dhe personat juridikë të kenë kohë për tu furnizuar me pajisje mbrojtëse. Kjo masë do të vlejë deri në përfundim të pandemisë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T10:59:56+02:00 Pasditen e djeshme, gjatë orës policore, gjegjësisht në ora 17:00 është raportuar se një grup i të miturve në Stacionin Hekurudhor Shkup-Veri kanë gjuajtur me pushkë ajrore trenin e mallrave që po qarkullonte në relacion Trubarevë-Jankoviç. Policia njofton se janë thyer xhamat e lokomotivës dhe se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T10:16:34+02:00 Karantinën Shtetërore sot do ta lëshojnë edhe 234 persona, mëson Alsat. Sipas statistikave të fundit në karantinë shtetërore mbesin edhe 1.653 persona. Që nga fillimi i krizës si pasojë e Covid-19, me vendim të Inspektoratit Shtetëror në izolim janë futur gjithsej 4.288 persona. Gjithashtu vërehet rënie e numrit të qytetarëve që janë në vetizolim. Që nga fillimi i krizës për shkak të shëndetit publik, 8.850 qytetarë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, prej të cilëve 6,591 tashmë janë liruar kurse 2,259 persona mbeten në vetizolim./ALSAT Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T09:14:45+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 66 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 45 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 116 personave ndërsa 35 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar dy shkelje të masës së vetizolimit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T08:39:54+02:00 Qeveria dje vendosi për lehtësime të lëvizjes së qytetarëve bazuar në rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse. Kështu, pres sot  ora policore do të nisë nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gjatë fundjavës, ora policore fillon nga dita e shtunë prej orës 15 deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Lëvizja e qytetarëve të moshës mbi 67 vjet do të jetë e kufizuar nga e hëna deri të premten, në periudhën kohore prej orës 05 deri në ora 12:00. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeçe do të mund të dalin nga e hëna deri…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-23T08:27:31+02:00 Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga shteti. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, udhëtarët dhe automjetet, përveç për transit për automjete transportuese, për përfqësues të korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin lejet adekuate nga ana e MPB-së, e pas mendimit të marrë paraprakisht nga ana e shtabit kryesor koordinativ. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-22T22:28:21+02:00 Policia  në kuadër të masave të përforcuara në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë  dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Kavadar, për momentin po zhvillon një aksion anti-drogë në rrethin e Shkupit, me çrrastë në një depo në Butel është gjetur dhe konfiskuar  mbi 1 tonë drogë. Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski. “Është privuar nga liria një person, ndaj të cilit do të ngritët padi adekuate në bazë të nenit 215, alineja 1, nga Kodi Penal. Hetimi është në zhvillim e sipër për të zbuluar edhe përfshirjen…

Lexo më Shumë