Author: almakos

Alsat 2020-04-21T19:12:57+02:00 Qeveria në seancën e nesërme do të diskutojë për propozimin për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve apo ndryshime në orën policore. Propozohet që ora policore të nis në orën 19.00 dhe të zgjasë deri në orën 05.00 të mëngjesit ndërsa për të moshuarit të nis nga ora 08.00 deri në orë 12.00. Janë propozuar edhe ndryshime për fëmijët deri në moshën 18 vjeç edhe atë të që të kenë të drejtën e lëvizjes nga ora 13.00 deri në orën 16.00. Gjatë ditëve të fundjavës propozohet që ora policore të nis të shtunën në orën 13.00 deri të hënën…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T17:26:57+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë identifikuar 23 persona të cilët të hënën e kaluar protestuan në Hasanbeg të Shkupit gjatë orës policore. “Deri më tani, përveç tre personave që janë arrestuar fillimisht dhe për të cilët menjëherë janë ngritur kallëzime penale, pas veprimeve operative, janë identifikuar edhe 23 persona të tjerë. Ata janë thirrur në stacion policor ku është zhvilluar bisedë informative dhe nga ku është përgatitur dokumentacioni i duhur. Pas kompletimit të plotë të dokumentacionit, janë përgatitur kallëzime penale kundër 23 personave për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal dhe të njëjtat janë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T16:45:02+02:00 Në spitalin e improvizuar menjëherë afër klinikës infektive ende nuk ka të shtruar pacientë me Kovid 19. Tendat janë vendosur dhe është projektuar të shtrohen 68 persona. Drejtoresha e Klinikës infektive Milena Stevanoviq sqaron se “spitali polak” i plotëson kushtet për kurim të prekurve, gjithsesi, nëse krejtësisht plotësohet kapaciteti në repartin e infektologjisë ku tani janë të shtruar 60 pacientë. [embedded content] Spitali i improvizuar është i pajisur me ujë të ngrohtë, rrymë, gypa përçues dhe furnizues, si për personelin ashtu edhe për pacientët, përfshirë edhe ngrohjen dhe ftohjen, por edhe ajo që është më e rëndësishme, pastrim…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T16:00:35+02:00 Për herë të parë që nga nisja e Pandemisë së COVID 19 numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve. 24 persona nga lista e të infektuarve, që kuroheshin në kushte shtëpiake, kalojnë në atë të të shëruarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm 224. Ndërkohë i vogël është edhe numri i të prekurve. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 7 raste të reja. 3 në Tetovë, 2 në Kumanovë dhe 2 në Koçan, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1231, në 20 qytete. Ndërsa një 70 vjeçar nga Labunishta…

Lexo më Shumë

Prej sot në Strugë ka filluar të funksionojë pika për marrjen e mostrave për virusin Kovid 19. Por, për dallim nga pika e parë e cila u hap e më pas u mbyll për shkak të afërsisë me Repartin e vaksinimit, pika e re gjendet në ish hapësirat e ndërmarrjes publike “Proakua”. Deri më tani, nga qyteti i Strugës të gjitha rastet e dyshimtë dërgoheshin në Ohër, që ishte ngarkesë për pacientët, por edhe për personelin mjekësor. Sot u bënë analizat për pesë pacientë nga Struga ndërsa në mënyrë shtesë funksionojnë edhe ekipet mobile në rajonet më të prekura si…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T15:05:47+02:00 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se së bashku me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse kanë propozuar deri tek Qeveria masat e reja. “Sipas analizave dhe projekteve të fundit, vendi jonë me sukses po amortizon përhapjen e pandemisë. Kemi rritje lineare të numrit të pacientëve. Sistemi shëndetësorë me sukses po përballet tretmanin e të infiktuarve. Analizat e fundit flasin se janë krijuar kushte për lehtësim të masave restriktive për lëvizje duke ngritur masat për mbrojtje personale”-tha mes tjerash Filipçe. -Ora policore çdo ditë punë të fillojë nga ora 19:00. – Për qytetarët e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T14:31:49+02:00 Pas tre ditë e gjysmë në karantinë, ose gjithsej 85 orë, këtë mëngjes qytetarët lëvizin lirshëm në motin me shi. Moti me shi nuk i ndaloi disa prej tyre që të shëtisin përskaj lumit Vardar. Në përgjithësi, qytetarët që i anketuam besojnë se masat duhet të respektohen, megjithëse nuk është e lehtë që qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.  “Kjo është katastrofë, pikërisht kur duhet të marrim pak ajër, po bie shi. Kështu do të jetë edhe të premten, dhe pastaj përsëri nga e premtja do të kemi orë policore e ku moti përsëri do të jetë i mirë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T14:25:04+02:00 Maqedonia e Veriut mban vendin e 92-të në listën e “Reporterët pa Kufij”, dedikuar lirisë së mediave. Krahasuar me një vit më parë vendi është ngjitur tre vende më lart. Si hap pozitiv përmendet ndërprerja reklamave në media, hap i ndërmarrë nga Qeveria aktuale.  Sidoqoftë “Reporterët pa Kufij” theksojnë se komunave u lejohet që të reklamojnë në mediat lokale dhe kështu u jepet një mjet për t’i kontrolluar ato. Numri i sulmeve fizike ndaj gazetarëve është zvogëluar, megjithatë ekziston një praktikë në rritje e ngacmimit në internet dhe abuzimit verbal. Në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror theksohet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T13:59:31+02:00 Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha njoftoi se qeveria ka sjellë dekret me fuqi ligjore për rritjen e akcizën për derivatet e naftës. Hoxha njoftoi se akciza do të rritet për tre denarë, duke shtuar se të gjitha mjetet financiare do të shkojnë në buxhetin shtetëror për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19. “Rritja e akcizës së derivateve të naftës është inekcion direkt i buxhetit shtetëror për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga virusi korona(Covid-19). E përsëris edhe një herë, të gjitha mjetet financiare do të shkojnë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Fondin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T13:12:19+02:00 Prokuroria Themelore Publike ka propozuar dënim me nga 2.000 euro për 25 persona nga Shkupi për shkak se të njëjtit sipas Prokurorisë nuk kanë respektuar rregullat shëndetësore gjatë kohës së epidemisë. Nga Prokuroria Publike informojnë se dy nga të akuzuarit nuk e kanë respektuar urdhrin për vetizolim të detyrueshëm derisa të tjerët janë hasur në shkelje të orës policore. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T11:20:22+02:00 “29 vjet e LSDM! 29 vjet së bashku me qytetarët! 29 vjet politikë shtetërore për atdheun! Nga referendumi më 8 shtator 1991, pranimi në OKB, përmes statusit të kandidatit të BE-së, deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Këto janë proceset strategjike për vendin tonë, në të cilat pikërisht LSDM-ja luajti një rol kryesor. Këto janë qëllimet mbi të cilat bazohet politika jonë shtetërore. Sot nuk ka nder dhe përgjegjësi më të madhe sesa të jesh pjesë e partisë që është e përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme historike…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-21T11:05:53+02:00 Ministri i Shëndetësisë përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një mesazh ku tregohen arsyer se pse duhanpirësit janë më të rrezikuar nga Covid-19. “Kur pini duhan, gishtat janë në kontakt me buzët, gjë që rrit mundësinë e transmetimit të viruseve nga dora në gojë. Kjo i bën duhanpirësit më të prekshëm nga Covid-19 dhe për këtë arsye duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Duhanpirësit gjithashtu tashmë mund të kenë sëmundje të mushkërive ose ulje të kapacitetit të mushkërive, gjë që mund të rrisë shumë rrezikun që vjen nga sëmundjet serioze. Kushtet që rrisin kërkesat…

Lexo më Shumë