Alsat 2020-04-20T16:09:20+02:00 Banorët e komunës së Studeniçanit refuzojnë të paguajnë një shumë të caktuar për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese në qytetin e Shkupit. Kjo shumë caktohet nga shuma e përgjithshme e faturave të reja për ujësjellës dhe kanalizim që tashmë disa muaj kanë filluar ti shpërndahen konsumatorëve. Banorët, vlerësojnë se kjo është e padrejtë ndaj tyre sepse komuna e Studeniçanit është komunë rurale dhe jashtë qytetit të Shkupit. [embedded content] “Unë skam park, kam shtëpi edhe jetoj, kam pusin tim, kam ujin tim, nuk duhet të paguaj. Kurrë, hiç, nuk do të paguaj, le të vjen fatura sa të dojë,…
Author: almakos
Alsat 2020-04-20T15:33:29+02:00 Tre viktima dhe 18 raste të reja është bilanci si pasojë e CoVid-19 në 24 orët e fundit. Numri më i madh i tyre nga Kumanova, ndërsa në Shkup, Tetovë dhe Shtip janë regjistruar nga dy raste. Rasti i parë me Korona është regjistruar në Pehçevë, ndërsa nga një i infektuar shtesë është regjistruar edhe në Gostivar dhe Veles. [embedded content] Bilanci total i të infektuarve si pasojë e CoVid-19 shkon në 1225, ndërsa numri i vdekjeve në 54. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga virusi janë shëruar 21 pacientë, prej tyre: 16 nga Shkupi, 3 nga Kumanova…
Alsat 2020-04-20T15:20:08+02:00 Procesi i kthimit të jetës në normalitet për qytetarët e Maqedonisë do të fillojë pas 1 majit. Këtë informacion në profilin e tij në Facebook e shpërndau Kryeministri Oliver Spasovski. “Jemi duke përgatitur një plan serioz për të filluar procesin e kthimit në normalitet pas festave të një majit. Kjo nuk do të bëhet me ritëm të shpejtë e as menjëherë ”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Facebook. Nga Qeveria në mënyrë jozyrtare thonë se po bëhen përgatitjet për zbutjen e kufizimeve në të gjithë vendin, të cilat do të jenë në disa faza. Si…
Alsat 2020-04-20T15:03:03+02:00 92 persona janë arrestuar nga policia për mos respektimin e masës së ndalimit të lëvizjes së lirë. Gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 121 qytetarë e kanë shkelur orën policore, me ç’ rast për 29 të tjerët forcat e rendit kanë marrë masat përkatëse, thonë nga MPB. Ministri Naqe Çulev tha se masat janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve në dobi të shëndetit publik. Në territorin e gjithë shtetit është duke u zbatuar ndalesa më e gjatë e lëvizjes, e cila do të zgjasë deri nesër në ora 5 të mëngjesit. Ju falënderoj të gjithë qytetarët,…
Alsat 2020-04-20T13:48:19+02:00 Qeveria po rrit masat e lehta si pasojë e pandemisë Covid-19 në mënyrë që mos të shtohen masat restriktive. Janë duke u zhvilluar përgatitje në mënyrë që sa më shpejtë të lehtësohen kufizimet. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Në mënyrë që të zbusim masat, së pari duhet që të gjithë së bashku të sigurojmë mbrojtje, maskë / shall, dy metra largësi, mos të mblidhemi. Qëllimi nuk është që të ndëshkohen qytetarët, por të sigurohet respektimi sa më i gjerë i masave, në çdo mënyrë, informojnë nga Qeveria. Që nga dita e mërkurë në Prilep, Kumanovë dhe…
Alsat 2020-04-20T12:40:02+02:00 Nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Numri më i madh është shënuar në Kumanovë (9), Shkup, Tetovë dhe Shtip nga dy raste ndërsa Veles dhe Gostivar nga një rast. Rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1225, ndërsa i viktimave 54. Deri tani janë bërë 12133 teste./Alsat Loading…
Alsat 2020-04-20T12:27:49+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski paralajmëroi fillim të kthimit të procesit në normalitet pas festave të një majit. “Përgatisim plan serioz, pas festave të një majit të fillojë procesi i kthimit në normalitet pas festave të një majit të fillojë procesi i kthimit në normalitet. Kjo nuk do të jetë shpejt, as menjëherë”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. Kryeministri Spasovski para dy ditëve në konferencën për shtyp onlajn – video-sesioni Kovid-19 “Retrospektivë: koronavirusi MK”, informoi se po bëhet një plan serioz për atë si dhe në çfarë mënyre pas 1 Majit të fillohet me lehtësimin e…
Alsat 2020-04-20T10:02:19+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 238 personave ndërsa 108 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku është regjistruar një person që nuk ka respektuar masën e izolimit. Sa i përket ndalesës për qarkullim, në 24 orët e fundit 121 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 92 janë arrestuar nga policia, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete. Loading…
Alsat 2020-04-20T09:17:51+02:00 Një tërmet me intensitet prej tre shkallëve sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë 43 minuta pas mesnatës, 71 km në jug-perëndim të Shkupit. Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut me stacione në Shkup, Valandovo, Ohër, Shtip dhe Pehçevë me datë 20.04.2020 në orën 00:43, regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit ishte 71 km në jug-perëndim të Shkupit në Rostushë me origjinë nga epiqendra Tetovë-Gostivar. Tërmeti u ndje edhe në pjesën jugperëndimore të vendit me një intensitet prej III-IV gradë sipas shkallës evropiane makroseizmik. Loading…
Alsat 2020-04-20T09:10:39+02:00 Disa vende evropiane, po fillojnë javën e re me masa lehtësuese të izolimeve të rrepta për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të hënën, në Gjermani do të lejohet hapja e dyqaneve të vogla dhe në shkolla do të rifillojë mësimi për ato klasa që kanë provime të diplomimit. Javën e kaluar, Berlini tha se shkalla e të infektuarve nga koronavirusi ishte ngadalësuar dhe se shpërthimi ishte nën kontroll – ndërsa paralajmëroi se njerëzit duhej të ishin vigjilentë për të shmangur një valë të dytë të përhapjes së virusit. Gjithashtu nga e hëna, Polonia do të rihapë parqe dhe…
Alsat 2020-04-20T08:45:05+02:00 Komisioni Rregullator i Energjetikës sot do të njoftojë çmimet e reja për derivatet e naftës, që do të jenë në fuqi deri të hënën e ardhshme. Javën e kaluar KRRE vendosi që çmimi i benzinës të rritet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar. Për momentin EURO-SUPER BS 95 shitet për 48.5 denarë për litër, EURO-SUPER BS 98 për 50.50 denarë për litër ndërsa dizeli shitet për 45 denarë për litër. Javën e kaluar, eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, pas shumë negociatave, ranë dakord të zvogëlojnë prodhimin e naftës së papërpunuar…
Alsat 2020-04-19T20:58:31+02:00 Sot pasdite në Strugë në afërsi të disa objekteve të banimit është shkaktuar një zjarr i cili ka përfshirë kallamin përgjatë bregut. Zjarri sipas njësitit të zjarrfikësve të Strugës është shkaktuar nga qytetar të pandërgjegjshëm dhe sipas tyre në rrezik janë vënë disa objekte banimi. “Apelojmë deri tek popullata që të përmbahen dhe të mos shkaktojnë zjarre në ambient të hapur, sepse në të kundërtën zjarret mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shkaktojnë dëme të mëdha materiale”, thonë nga Njësiti i Zjarrfikësve-Strugë. Моментално интервенираме на опожарени трски. Пожарот е подметнат од страна на несовесни граѓани и во…

