Author: almakos

Alsat 2020-04-19T14:22:52+02:00 Në urimin e tij për festën e Pashkëve, presidenti Stevo Pendarovski tha se kjo festë duhet të na rikujtojë se tani na duhet besim, guxim dhe durim për ta tejkaluar këtë periudhë të vështirë gjatë menaxhimit të koronavirusit “Këtë vit festën e Pashkëve e kemi më ndryshe. Për shkak të krizës globale të shkaktuar nga pandemia me të cilën përballemi të gjithë, këtë vit jemi nën barrën e kërcënimit të koronavirusit dhe festën e presim në shtëpitë tona, në atmosferë të ndryshme dhe me zakone dhe sjellje të ndryshme. Uroj që Pashkët të na rikujtojnë se tani na…

Lexo më Shumë

Ministria e shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar 15 pacientë të shëruar. Kanë ndërruar jetë 2 pacientë, pozitiv në Kovid-19. Në klinikën për sëmundje infektive ka nderuar jetë pacienti nga Shkupi i moshës 66 vjeçe, ndërsa në Spitalin 8 shtatori ka ndërruar jetë një pacient nga Shtipi i moshës 83 vjeçare. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 37 raste të reja të Kovid-19. Sipas qyteteve: Shkup 8, Kumanovë 9, Prilep 5, tetove 3, Veles 3, Ohër 8 dhe Koçan 1. Me këtë numri i përgjithshëm i personave…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-19T11:48:59+02:00 Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, dita kur Jezu Krishti, sipas besimit krishter, e dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit. Ringjallja e Krishtit në mesnatë ishte kumtuar në të gjitha tempujt e Kishës ortodokse të Maqedonisë së Verut, ndërsa sot mbahen liturgji rasti. Kjo festë është bashkim i besimit dhe traditës, e kultivuar që ngaherë, ndërsa fillon Të enjten e Madhe që para lindjes së diellit kur amviset i ngjyrosin vezët e para të Pashkëve. Kjo traditë kishtare rrjedh që prej shekullit të parë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-19T11:43:45+02:00 Personi me iniciale B.S. 43 vjeçar nga fshati Likovë është arrestuar, pasi pas një zënke fizike mbrëmë rreth orës 18:30 minuta ka therë me thikë bashkëfshatarin e tij J.S., i cili ka ndërruar jetë. Në sektorin për punë të brendshme në Kumanovë, mbrëmë rreth orës 19:00 nga ana e Shtëpisë së shëndetit publik është denoncuar se tek ata nga ana e ndihmës së shpejtë është sjellë një person pa shenja jete, i therur me thikë. Pas denoncimit, ekspertizë në vendngjarje ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Kumanovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pajetë i të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-19T10:10:40+02:00 Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së për periudhën 18/18.04.2020 lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në gjithë shtetin 84 persona nuk e kanë respektuar orën policore, pas çka janë arrestuar 67 persona, ndërsa për të tjerët do të pasojnë masa adekuate. Sipas të dhënave të MPB-së gjatë natës së kaluar 31 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 43 kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim respektivisht vetizolim dhe nuk është evidentuar mosrespektim u masës për izolim dhe vetizolim. Loading…

Lexo më Shumë

Infektologu, Valbon Krasniqi   në një intervistë për KP është shprehur optimist sa i përket kësaj pandemie. Krasniqi ka thënë se vendi ynë tashmë gjendet në kulmin e kësaj pandemie dhe se fundi i prillit do të shënojë edhe rënien e numrit të të prekurve me këtë virus. Ai shtonbse në fillim të muajt maj mund të ketë lehtësim të masave dhe rifillim të kthimit në normalitet. “Ne jemi klinicistë dhe kemi përcjell me vëmendje situatën nëpër shumicën e shteteve. Ajo çka unë e kam parë që shumica e shteteve kanë arritur kulminacionin apo pikun nga java e 4 deri në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-19T09:24:18+02:00 Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite në pjesët jugore do të ketë kushte për paraqitje të reshurave të shkurta të shiut. Do të fryjë erë, kryesisht jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 25 gradë Celsius. Në Shkup moti kryesisht do të jetë me vranësira, me erë nga jugu.Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri pesë gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 25 gradë Celsius. Prej ditës së hënë, moti kryesisht do të jetë me vranësira, ndërsa nga e mesi i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-19T09:02:09+02:00 Duke filluar nga 22 prilli i vitit 2020 (e mërkurë), vendoset masë për të ndaluar lëvizjen e banorëve në komunat Kumanovë, Tetovë dhe Prilep, pa mbajtjen e pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse (doreza, maskë, shall, facoletë etj.), jashtë nga shtëpitë e tyre, në të gjitha vendet publike dhe hapësirat e llojit të hapur dhe të mbyllur si dhe ambiente të mbyllura, markete, dyqane apo të ngjashme. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-18T20:05:35+02:00 Rreth orës 18:30 minuta ka ndodhur një vrasje në fshatin Likovë të Komunës së Likovës. Gjatë një zënke mes tanimë të ndjerit J.S. dhe një personi tjetër i cilie ka goditur disa herë me thikë personin J.S. duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Në vendngjarje kanë dalë ekipet policore dhe po punojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-18T19:13:44+02:00 Për situatën e fundit në Kumanovë ka reaguar edhe Aleanca për shqiptarët. Nga partia e Selës thonë se masat i shkelin vet funksionarët ndërsa dënimet i paguajnë qytetarët. Në reagim, Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi morale dhe institucionale nga të gjithë që rrezikojnë shëndetin publik pa dallim. Në bazë të nenit 205 nga Kodi Penal për veprën penale kundër shëndetit të njeriut duhet të kërkohet përgjegjësi penale nga kryetari Maksim Dimitrievski. Sjellja e tillë, pikërisht nga njerëz që kanë për obligim stabilizimin e gjendjes veç se e prolongon situatën dhe zgjat gjendjen e jashtëzakonshme”, thuhet më tej në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-18T19:07:47+02:00 Qeveria edhe një herë refuzoi kërkesat e shtabit të krizës në Kumanovë për vendosjen e qytetit në karantinë 14 ditor. Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që qytetarët e Kumanovës të cilët kanë nevojë të dalin, në mënyrë të detyrueshme duhet të mbajnë maskë mbrojtëse ose shall. Një vendim të tillë e paralajmëroi edhe kryemionistri teknik para mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë. Në pyetjen e Alsat ai tha se situata në Kumanovë nuk është sikurse në Dibër dhe se dy qytetet nuk mund të krahasohen. Dua të them cili është dallimi mes Kumanovës dhe Dibrës. Në Dibër u…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Oktis të Strugës kanë dërguar një video ku shihet se si persona të pandërgjegjshëm gjatë orës policore kanë siç shprehen ata “masakruar” malin mbi fshatin e tyre. Banorët kërkojnë nga institucionet kompetente që urgjentisht të zbulojnë se kush qëndron pas prerjes së druve, mbi fshatin e tyre. https://www.alsat-m.tv/wp-content/uploads/2020/04/video-1587224633.mp4 The post Banorët e Oktisit: “Mali mbi fshat po masakrohet gjatë orës policore” appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë