Alsat 2020-04-20T15:33:29+02:00
Tre viktima dhe 18 raste të reja është bilanci si pasojë e CoVid-19 në 24 orët e fundit. Numri më i madh i tyre nga Kumanova, ndërsa në Shkup, Tetovë dhe Shtip janë regjistruar nga dy raste. Rasti i parë me Korona është regjistruar në Pehçevë, ndërsa nga një i infektuar shtesë është regjistruar edhe në Gostivar dhe Veles.
Bilanci total i të infektuarve si pasojë e CoVid-19 shkon në 1225, ndërsa numri i vdekjeve në 54.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga virusi janë shëruar 21 pacientë, prej tyre: 16 nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi. Bilanci i të shëruarve ka arritur në 200.
Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup, ndërsa Kumanova prin me numrin e rasteve për kokë banori. Në këtë qytet është shënuar edhe numri më i madh i viktimave si pasojë e virusit. Ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar edhe në Prilep, Veles, Tetovë dhe Strugë. Rajoni i Strugës numëron edhe numër të madh të viktimave për dallim nga qytetet tjera. Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet vendi me numrin më të madh të testeve të bëra në rajon, përkatësisht 12133 teste të bëra që nga fillimi i pandemisë. Gjatë vikendit, Republika Popullore e Kinës ka dhuruar teste të reja dhe preparate mbrojtëse për stafin mjekësorë.
Adrian Kerimi
Loading…




