Alsat 2020-04-21T14:31:49+02:00
Pas tre ditë e gjysmë në karantinë, ose gjithsej 85 orë, këtë mëngjes qytetarët lëvizin lirshëm në motin me shi. Moti me shi nuk i ndaloi disa prej tyre që të shëtisin përskaj lumit Vardar. Në përgjithësi, qytetarët që i anketuam besojnë se masat duhet të respektohen, megjithëse nuk është e lehtë që qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.
“Kjo është katastrofë, pikërisht kur duhet të marrim pak ajër, po bie shi. Kështu do të jetë edhe të premten, dhe pastaj përsëri nga e premtja do të kemi orë policore e ku moti përsëri do të jetë i mirë. Asgjë nga kjo nuk është në favorin tonë. Të gjithë duan që më lehtë ta kalojnë kohën, dikush lexon libër, dikush shikon TV, të gjithë në mënyra të ndryshme, besoj se të gjithëve shtëpitë po u shkëlqejnë”.
“Është vështirë 85 orë të qëndrohet në shtëpi, prandaj jam këtu. Shfrytëzoj mundësinë që jam afër shëtitores dhe mund ta harxhoj energjinë që kishte mbetur.
-A e justifikoni masën – ndalesën për lëvizje?
“Si t’ju them, në një farë mënyre e justifikoj, por është e vështirë dhe mbase kur jam i revoltuar mund të them se çfarë duhet kjo tani, por kur i shoh të gjitha gjërat që ndodhin, sigurisht që duhet ta respektojmë”.
“I justifikojmë masat aq sa mundemi, ndërsa në shtëpi shikojmë ta plotësojmë kohën në çfarëdo mënyre që mundemi.”
Megjithatë, një pjesë e qytetarëve nuk arritën të qëndrojnë për tre ditë në shtëpi. Ministria e Brendshme njoftoi se në 24 orët e kaluara, 117 persona në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes dhe do të marrin sanksione përkatëse për këtë.
ALSAT
Loading…




