Alsat 2020-04-23T10:16:34+02:00
Karantinën Shtetërore sot do ta lëshojnë edhe 234 persona, mëson Alsat. Sipas statistikave të fundit në karantinë shtetërore mbesin edhe 1.653 persona.
Që nga fillimi i krizës si pasojë e Covid-19, me vendim të Inspektoratit Shtetëror në izolim janë futur gjithsej 4.288 persona.
Gjithashtu vërehet rënie e numrit të qytetarëve që janë në vetizolim. Që nga fillimi i krizës për shkak të shëndetit publik, 8.850 qytetarë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, prej të cilëve 6,591 tashmë janë liruar kurse 2,259 persona mbeten në vetizolim./ALSAT
Loading…




