Alsat 2020-05-01T17:42:15+02:00
Zyra e Sigurisë Publike në koordinim me repartin e SPB Shkup, mbrëmë dhe sot me urdhër të Gjykatës në bazë të procedurës paraprak nga Gjykata Shkupi 1, ka ndërmarrë masa në rrugën Alpi në Shkup ku në bunkera specialë kanë gjetur shumë lloj armësh, mes tyre 3 pushka automatike, një snajper, 2 pistoleta automatike me silenciator, municone dhe një pushkë gjysmë automatike, të gjitha këto armë janë raportuara si të vjedhura në një dyqan armësh. Gjatë bastisjes në një bunker është gjetur edhe rreth 2.5 kg heroinë.



