Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me UNFPA dhe HERA, kanë përgatitur afishe në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe me rekomandime dhe këshilla për gratë shtatzëna në kushte të pandemisë Covid-19. Afishet në gjuhën shqipe :http://zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/05/4.-ALB-Broshura-za-bremeni-zheni-.pdf http://zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/05/2.-ALB-Vremeni-preporaki-2020.pdf Afishet në gjuhën maqedonase: http://zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/05/3.-MKD-Broshura-za-bremeni-zheni-2020.pdf http://zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/05/1.-MKD-Vremeni-preporaki-05.2020.pdf
Author: almakos
Alsat 2020-05-14T09:09:35+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të dorëzojë mendimin e tij në Kabinetin e presidentit për afatet e nevojshme për zbatimin e procesit zgjedhor. Dje, presidenti Stevo Pendarovski u takua me anëtarët e KSHZ-së, me të cilën filloi mbledhja e informacioneve shtesë të dakorduara që do t’u ndihmojë liderëve të partive politike të caktojnë datë të re për zgjedhjet parlamentare. Presidenti Pendarovski i informoi anëtarët e KSHZ-së për qëndrimet e kryetarëve të partive politike dhe qëndrimin e miratuar konsensual që Komisioni duhet të dorëzojë mendimin për afatet e nevojshme për zbatim e procesit zgjedhor.
Alsat 2020-05-14T08:06:58+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 8 deri më 15, ndërsa ajo e ditës nga 28 deri më 33 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit prej 13 ndërsa e ditës 32 gradë Celsius.
Alsat 2020-05-13T20:31:55+02:00 Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tregoi se si mund të duket votimi në kushte të pandemisë. Ai në një intervistë për Tv Telma tha se do të respektohet distanca dhe masat e tjera. Ai nuk përjashtoi as mundësinë e shtimit të orarit të votimit. “Ideja për zgjerimin e orarit të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve është e mirë të me maskë mbrojtëse, ne hyrje dezinfektim dhe po ashtu në dalje dezinfektim. Masat përcaktohen. Nëse duhet shteti të blejë 1 milion e 800 mijë stilografë, do të blejë, nga 5 denarë ose sado që janë ato janë 9 milion…
Alsat 2020-05-13T19:11:25+02:00 Gostivari është tronditur në orët e fundit me dy vetëvrasje. Alsat mëson nga burimet e tij se bëhet fjalë për dy raste të veçanta që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. QË të dyja janë në Gostivar, në largësi nga njëri skaj në tjetrin. Sipas informatave të para është mësuar se të dyja vrasjet janë kryer me armë zjarri. Njëri prej viktimave është i moshës rreth 50 vjeçare. Policia është duke e hetuar rastin në të dyja vendngjarje dhe në këto momente ka mbërritur edhe hetuesi paraprak. Për më shumë detaje në edicionin e radhës.
Alsat 2020-05-13T16:35:33+02:00 Në SHBA, një model i rishikuar matematik për vdekshmërinë nga koronavirusi parashikon se deri në fillim të gushtit do të humbin jetën mëse 147,000 amerikanë, ose rreth 10,000 më shumë se një vlerësim i mëparshëm, kjo për shkak të zbutjes së kufizimeve për frenimin e pandemisë. Parashikimi është bërë nga Instituti i Shëndetit pranë Universitetit të shtetit Uashington. Ai konfirmon paralajmërimet e zyrtarëve të shëndetit publik, sipas të cilëve heqja e parakohshme e bllokimeve në qytete mund të çojë në shpërthime të reja të virusit. Studiuesit e Institutit thanë se pasojat e sakta të hapave që po ndërmerren…
Alsat 2020-05-13T15:45:49+02:00 Përderisa Kroacia, Serbia, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit paralajmëruan hapjen e kufijve deri në fund të muajit, pa vendim konkret mbetet Maqedonia e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se për çështjen e hapjes së kufijve duhet të bëhet vlerësim i përbashkët me vendet fqinje me të cilat duhet të vendosen edhe kriteret për masat që duhet të merren për tu lejuar qytetarëve të kalojnë kufirin. Në pyetjen konkrete të TV ALSAT se kur kufijtë do të hapen, nga Qeveria thonë se kjo çështje nuk është diskutuar aspak. Qeveria “Në seancën e Qeverisë dje,…
Alsat 2020-05-13T15:21:00+02:00 Pas vendimit të Qeverisë, basotoret prej sot duhet fillojnë me punë. Për këtë qëllim atyre u kërkohet t’i plotësojnë të gjitha kriteret e caktuara nga Institucionet shëndetësore. Vasko Ilijevski nga Shoqata e bastoreve shpjegoi se si do të do të funksionojnë në rrethana pandemie. Lojtarët po, do të mund të hyjnë brenda në objekte, por ambienti do jetë i rregulluar në atë formë që përsëri të respektohet distanca. Të gjithë lojtarët duhet të hynë mbajnë maskë dhe doreza”-theksoi Vasko Ilijevski- Shoqata e Bastoreve Sportive. Por jo të gjithë e mirëpritën vendimin për hapjen e bastoreve. Lëvizja Antibixhoz paralajmëron…
Alsat 2020-05-13T14:55:59+02:00 Përmes një grupi në Viber, anëtarët e VMRO-DPMNE-së janë organizuar për të shkuar në protestat “Për Maqedoni të Përbashkët” tre vjet më parë. Një dëshmitar në gjykimin për organizatorët e 27 prillit, tha se bashkëpartiakët e tij nga komiteti vendor kanë shkuar në protesta. Vendi i grumbullimit ka qenë Muzeu i VMRO-së. Nuk dinte të tregojë nga kush kanë ardhur udhëzimet. Ka marrë pjesë me dhjetëra herë në marshin kundër Platformës së Tiranës. Më 27 Prill 2017, ka qenë në shtëpi. Ka shkuar në Kuvend kur ka parë që turma është brenda. Në sallën plenare ka arritur një…
Alsat 2020-05-13T13:56:33+02:00 Alsat mëson se anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sot do të takojnë Presidentin, Stevo Pendarovski, për të biseduar për afatet e mundshme zgjedhore. Takimi vjen një ditë pasi liderët e partive politike kërkuan nga institucionet kompetente, Komisioni për sëmundje ngjitëse, KSHZ-ja dhe OSBE/ODIHR, të përcaktojë se kur vendi do të mund të shkojë në zgjedhje dhe nëse ka kushte që procesi të monitorohet. Komisioni për sëmundje ngjitëse duhet të përpilojë protokoll në të cilin do të parashikohen masa mbrojtëse gjatë votimit. KSHZ-ja duhet të definojë sa kohë i duhet për organizimin e zgjedhjeve, kurse, OSBE/ODIHR duhet të…
Alsat 2020-05-13T13:24:58+02:00 Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se ka qëndrim të ndryshëm nga ai i Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me hapjen e objekteve hotelerike dhe kafeneve por që do të respektojë vendimin e Komisioni pasi është organi kompetent për mbrojtje të shëndetin publik. “Si Qeveri, nuk kemi marrë vendim për ditën kur do të hapen objektet e hotelierisë dhe për mënyrën se si do të hapen ato. Kemi propozime nga Komisioni për Sëmundje Infektive që do të rishikohen gjatë kësaj jave dhe do të merren vendime të duhura. Unë kam thënë më parë që personalisht kam një…
Alsat 2020-05-13T12:18:52+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 309 testeve të realizuara në vendin tonë, 20 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 10 raste janë regjistruar në Shkup, 5 në Prilep, 4 në Tetovë dhe një në Veles. Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 në vendin tonë e kanë humbur edhe tre pacientë. Bëhet fjalë për pacientë nga Prilepi, Tetova dhe Velesi. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve, janë kuruar 12 pacientë nga Shkupi, 7 nga Prilepi, 3 nga Tetova, një nga Kavadarci…

