Author: almakos

Alsat 2020-05-15T13:50:41+02:00 Nga Bashkimi Demokratik për Integrim vlerësojnë se përveç masave për distancë sociale dhe mbajtje të detyrueshme të maskave si pasojë e pandemisë Covid-19, duhet të realizohen edhe testim masiv i popullatës me qëllim që institucionet të monitorojnë më lehtë epideminë me çka, sipas tyre gradualisht do të lehtësohen edhe masat shtrënguese. “Edhe pse vendi jonë është në nivel të vendeve tjera në rajon dhe më gjerë me numrin e testimeve në proporcion me popullatën, kjo duhet dhe do të rritet. Duhet të prijmë në rajon dhe të jemi së paku në nivel me vendet e zhvilluara në Evropë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T13:37:07+02:00 Zjarr në restorantin prapa Kadastrit afër Akademisë pedagogjike sot shpërtheu zjarr, me ç’rast është shkatërruar konstruksioni i kulmit. Shërbimet zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit intervenuan me pesë automjete dhe 15 zjarrfikës. Komandanti i Njësisë zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski për MIA-n deklaroi se zjarri tek ata është paraqitur në orën 11:20, ndërsa është shuar rreth orës 11:45. Sipas të gjitha gjasave, zjarri ka shpërthyer nga zgara në restorant, pas çka janë përfshirë oxhaku dhe konstruksioni i kulmit. Është shkaktuar dëm material.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T13:18:31+02:00 Qeveria në mbledhjen e sotme derisa ka analizuar situatën rreth pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, ka vendosur që të kërkoj që gjendja e jashtëzakonshme në vend të zgjas edhe 30 ditë të tjera, gjegjësisht deri kah mesi i qershorit. Kjo do të propozohet edhe në Këshillin e Sigurisë të thirrur për sot nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T11:47:12+02:00 Gjatë ditës së djeshme, respektivisht me datë 14.05.2020, SPB-Shkup, gjegjësisht në Stacionin Policor të Qendrës është arrestuar një 37 vjeçar, shtetas turk me iniciale XH.S. Shtetasi turk dyshohet se ka kryer veprën penale “falsifikim të dokumentit për udhëtim”, që sanksionohet sipas nenit 378 alinea 3 nga Kodi Penal.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T10:41:36+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se është zgjatur afati i pasaportave dhe patentave të shoferit. Afati i këtyre dokumenteve personale që tashmë kanë skaduar vazhdon deri më 31 korrik të vitit 2020. Përkatësisht, në seancën e 51-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozimin e Ministrisë së Brendshme, si rrjedhojë e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19, janë miratuar dekrete me fuqi ligjore për pasaporta dhe patet e shoferëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë që të gjithë qytetarët nuk kanë nevojë të nxjerrin pasaporta ose patentë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T09:38:12+02:00 Gjatë natës së kaluar (14/14.05) lidhur me kufizimin e lëvizjes së lirë është evidentuar se 31 persona nuk kanë respektuar orën policore, me çrrastë janë arrestuar 25 prej tyre, ndërsa për personat e tjerë do të ngritën procedura adekuate. Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse, është evidentuar se 23 persona nuk e kanë respektuar të njëjtën. Gjithashtu në 24 orët e fundit në gjithë territorin e vendit 81 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 113 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontrolli i rregullt…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T08:27:57+02:00 Ish deputeti Vesel Memedi dhe Stefan Mlladenovski (pjesëmarrës i amnistuar i sulmit në kuvend) janë dy dëshmitarët e ardhshëm të cilët është paraparë që të dëshmojnë sot në Gjykatën Penale-Shkup, për lëndën penale për organizatorët e “27 prillit”. Këta dy dëshmitarë kanë dëshmuar edhe më herët në një lëndë tjetër që ka të bëj me zhvillimet e 27 prillit, ku të akuzuar ishin, ish ministri i brendshëm Mitko Çavkov dhe 32 persona të tjerë.Deri tani për rastin për organizatorët e “27 prillit”, ku të akuzuar janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe ish ministrat Spiro Ristovski dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T08:09:51+02:00 Numri i të infektuarve të rinj me koronavirus në vend përsëri është në rritje. Dje janë regjistruar 29 raste të reja, kështu që numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1,723, numri i vdekjeve është 95, janë shëruar 1,235, ndërsa 393 raste janë aktive. Numër më të madh të të diagnostikuarve ka në Shkup – 588 dhe 138 raste aktive, Kumanova – 411 dhe 47 raste aktive, Prilep – 190 dhe 62 raste aktive, Tetovë – 126 dhe 63 raste aktive.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-15T00:55:30+02:00 Më shumë se 4 395 790 raste infektimi dhe 299 638 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i pandemisë. Ndër këto raste, të paktën 1 501 900 sot konsiderohen të shëruar.Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 398 vdekje të reja dhe 89 751 raste infektimi në mbarë botën. Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit: SHBA me 1 736 Brazili me 749 dhe Britania e Madhe me 428.Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-14T22:31:04+02:00 Remzi Memedi, nga ASH, thotë se partia ku bën pjesë ka tashmë dy vite që kërkon zgjedhje të parakohshme. “Zgjedhjet duhet të mbahen patjetër”- thotë ai, duke rikujtuar se rreth 6 muaj përfundon mandate i Qeverisë. Sipas tij, duke pasur parasysh rrethanat që ka krijuar pandemia, ku tashmë në shumë shtete të botës po regjistrohet rënie e numrit të të infektuarve dhe alarmet që japin institucionet botërore të shëndetësisë se në vjeshtë mund të kemi një rikthim të virusit, Memedi thotë se ASH vlerëson se zgjedhjet duhet të mbahen në gusht.

Lexo më Shumë

18 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë, gjatë 24 rëve të fundit. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri). Po ashtu sot janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste. Gjithsej në Kosovë janë regjistruar 945 raste, nga të cilët 29 persona kanë humbur jetën.

Lexo më Shumë