Author: almakos

Alsat 2020-05-17T14:02:50+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski tha se një ndër masat që do të marrë Qeveria është heqja e TVSH-së në fundjavë për të gjithë qytetarët. Vendosim fundjavë pa TVSH për të gjithë qytetarët. Përmes çmimeve më të lira për qytetarët nxisim konsumim dhe rritje të të ardhurave në disa sektor të shitjes siç janë shitoret për gardërobë, teknikë të bardhë, mobilje, sanitar, pajisje shkolle dhe libra. Presim të ardhura shtesë prej 12 milion euro që do të rrjedhin në ekonominë e Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski,

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-17T13:37:25+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski gjatë konferencës së sotme ka prezantuar pakon e tretë të masave ekonomike.Ai tha se masat kanë të bëjnë me revitalizimin, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe stimulimin e shpenzimeve dhe industrisë.“Bëhet fjalë për ndihmë direkte të qytetarëve dhe ekonomisë. Do të përkrahen të gjitha kategori edhe ato të rrezikuar dhe tjerët. Do të shpërblehen edhe mjekët dhe personeli mjekësor në klinikat infektive”, thaOliver Spasovski.Sipas tij këto janë masa për një ekonomi zhvilluese dhe do të stimulohet oferta ekonomike.“Vlera e masave të treta kapin shifrën e 355 milionë eurove dhe nëpërmjet tyre do të përfitojnë 730 mijë qytetarë”,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-17T11:40:49+02:00 Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 39 persona në të gjithë vendin që nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, dhe 30 prej tyre janë arrestuar, 9 të tjerë u janë marrë të dhënat dhe do të ndiqen penalisht. Po ashtu, në lidhje me masën për mbajtjen e detyrueshme të maskave ​​mbrojtëse, janë regjistruar 28 persona që e kanë shkelur këtë masë. Në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, 196 personave u janë dhënë vendime për izolim, dhe 24 persona kanë nënshkruar deklarata për vetë-izolim.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-17T10:42:52+02:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot do të mbajë seancë qeveritare duke filluar nga ora 10:00, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin. Në kumtesë thuhet se për konkluzionet e seancës opinioni do të informohet pas përfundimit të saj. Nga kjo seancë priten edhe diskutime për lehtësimin e masave të kufizimeve publike.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-17T09:48:43+02:00 Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ngrohtë. Nga pjesa jugore do të fryjë një erë e lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri më 20 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 27 deri më 34 gradë celsius. Nga dita e hëna moti pritet që të jetë i paqëndrueshëm dhe me kushte për reshje lokale të shiut.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-16T16:49:17+02:00 Nuk ka asnjë njoftim për vendimin e Gjykatës Supreme për rastin “Tanku” për të cilin Gordana Jankullovska nga Gjykata e Apelit u dënua me 4 vite burg për blerjen e Mercedesit të blinduar. [embedded content] Gjykata Supreme “Gjykata Supreme vepron sipas rekomandimeve dhe masave të Qeverisë për mbrojtje nga Kovid 19, që  reflektohet edhe në kohëzgjatjen e procedurave të lëndëve të rregullta”. Rishqyrtimi i jashtëzakonshëm i aktvendimit më shumë se 11 muaj gjendet në duart e gjykatësve suprem. Ata për dënimin e Jankullovskës mbajtën seancë në janar. Atëherë edhe pse ishin para vendimit, gjykatësi suprem Risto Katavenovski u…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-16T16:27:14+02:00 Pandemia e virusit korona ka bërë që njerëzit të zëvendësojnë mënyrën tradicionale të blerjes duke blerë produkte në internet. Në periudhën e kaluar, përmes internetit më shumë janë blerë prodhime ushqimore. Kështu që supermarketeve dhe shpërndarësve në internet porositë u janë rritur për 8 deri në 9 herë më shumë. [embedded content] “Ne jemi veçanërisht të kënaqur si shoqatë që në këtë periudhë edhe të moshuarit po blejnë përmes internetit, ka pasur transaksione të personave mbi moshën 65 vjeç që blejnë në internet. Në fillim të marsit, të dhënat e brendshme treguan se disa klientë kanë blerë ushqim…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-16T16:09:47+02:00 Qëndrimi i Presidentit Stevo Pendarovski, për portalin kosovar Gazeta Express, se ai nuk e mbështet korrigjimin e kufijve midis Beogradit dhe Prishtinës provokoi reagime të forta në Serbi. Pendarovski shpjegon se ai mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe BE-së, për një marrëveshje kompromisi, por pa një shkëmbim territoresh. [embedded content] Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski “Presidenti Pendarovski beson se zgjidhjet që mund të çojnë në ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve dhe njerëzve mund të kenë një ndikim të dëmshëm për rajonin, dhe në përpjekjet gjithëpërfshirëse të bëra në rimëkëmbjen pas konfliktit të rajonit dhe ndërtimin e shoqërive…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-16T15:49:13+02:00 Hapja e kufijve për lëvizje të lirë dhe turizëm mes shteteve të rajonit bëhet gjithmonë e më e mundur. Protokolli që do definojë rregullat për hapjen e kufijve dhe lëvizjen e lirë mes shtete fqinje do të përgatitet gjatë javës së ardhshme. [embedded content] Ministria e Shëndetësisë“Këto protokolle do të diskutohen me vendet e tjera fqinje në mënyrë që të kenë një qasje dhe shërbime të unifikuar në rajon. Pas dorëzimit të protokolleve do të presim përgjigje nga shtete tjera.” Takimi i parë në nivel institucional për këtë çështje, u realizua mes ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-16T14:23:26+02:00 Misioni i OSBE/ODIHR në Shkup i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për mundësinë e vëzhgimit të zgjedhjeve të parakohshme eventuale ne vend. Informatën për Alsat e konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme prej ku thonë se detaje më të hollësishme do t’i japin në takimin e liderëve ditën e hënë. Mefail Ismaili

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-16T14:02:26+02:00 Për dallim nga shumë vende të të botës të cilat kanë raportuar rritje të rasteve të dhunës në familje, gjatë kohës së pandemisë, të dhënat e dikasterit të policisë në Maqedoninë e Veriut tregojnë ulje të rasteve. Madje, hulumtimi që ka realizuar organizata joqeveritare NEXUS-Koncepti Qytetar, duke pasur në fokus ndikimin e pandemisë në jetën e grave dhe vajzave si dhe nevojat, përgjegjësitë, dhe mënyra e jetesës së tyre, pjesa më e madhe e grave thonë se izolimi ka ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet bashkëshortore ose me partnerin. Megjithëse, një pjesë e konsiderueshme e grave të anketuara gjatë periudhës…

Lexo më Shumë