Author: almakos

Alsat 2020-05-18T12:18:27+02:00 Numri i shtuar i rasteve të reja me virus korona gjatë një dite më parë përbën shqetësim për VMRO-DPMNE-në, për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve. Numri i shtuar i të infektuarve të ri është shqetësim serioz dhe e përforcon shqetësimin tonë për shëndetin e qytetarëve. Në këtë rast duam të theksojmë se zgjedhjet e shpejta assesi nuk janë të mundura. Kjo tregon për moskokëçarjen dhe joseriozitetin e Zaevit dhe LSDM-së të cilëve u intereson vetëm shkuarja në zgjedhje për të zbehur rënien e Zaevit”-tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. LSDM-ja thotë se do të merren parasysh rekomandimet e…

Lexo më Shumë

Faza e dytë e masave lehtësuese kundër COVID-19 ka nisur sot në Kosovë, ku ka rinisur punë dhe transporti publikë, përfshirë ai qytetas dhe ndërqytetas. Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për rregullat që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët që do t’u duhet të lëvizin me transportin publik-urban në kryeqytet. Ndër të tjera Ahmeti tha se do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë dhe s’do të lejohet hyrja pa maska. “Rifillon transporti publik, por me rregulla: numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20, nuk lejohet me hy në autobus pa maska, udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-18T11:37:49+02:00 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk se Qeveria parashikon shpërblim prej 20 për qind të pagës bazë për dy muaj për punonjësit e shëndetit. Sipas Filipçes, kjo përfshin mjekët dhe personelin mjekësor të Klinikës për sëmundje infektive, departamentet e sëmundjeve infektive, Institutin e shëndetit publik dhe Qendrave të shëndetit publik, si dhe të gjithë anëtarët e ekipeve të urgjencës mjekësore. “Mirënjohje punonjësve më të ekspozuar shëndetësorë në luftën kundër Kovid-19”, shkruan Filipçe. 

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-18T11:05:03+02:00 Një person nga ekipi i sigurimit të presidentit, Stevo Pendarovski, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është pozitiv në Kovid-19. Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij janë vlerësuar si kontakte të linjës së dytë, për të cilët sipas protokolit epidemiologjik, nuk rekomandohet izolim.Presidenti vazhdon me kryerjen e obligimeve të tij të rregullta të punës. “Në orët e pasdites, më 17 maj të vitit 2020 (e diel), është kryer testim për Kovid-19 të një personi nga ekipi i sigurimit të presidentit Stevo Pendarovski, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ç’rast rezultoi pozitiv. Pjesëtari…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-18T10:30:20+02:00 Më 17.05.2020 në orën 21.15 në rrugën “M. Stefanoski” në Kërçovë, gjatë orës policore, respektivisht ndalesës për lëvizje, policia ka arrestuar personin P.S. (58) nga Republika e Shqipërisë për shkak se i njëjti ka qëndruar pa leje në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të merren masa shtesë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-18T10:08:19+02:00 Gjatë natës së kaluar (17/18.05.2020) sa i përket kufizimit të lëvizjes së lirë është evidentuar se 77 persona në gjithë shtetin nuk e kanë respektuar ndalesën për qarkullim të lirë, me çrrastë 58 janë arrestuar derisa për të tjerët pasojnë procedurat adekuate. Ndërkohë nga ana e MPB-së 37 është regjistruar se 37 persona nuk kanë respektuar masën për mbajtjen e maskave mbrojtëse. Sa I përket masës së izolimit, gjegjësisht vetizolimit, 11 persona kanë marrë vendime për izolim ndërsa 27 kanë firmosur vendim për vetizolim. GJatë kontrolleve të kryera nga nëpunësit policor ndaj personave që gjenden në izolim dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-18T08:37:07+02:00 Liderët e partive politike do të takohen sot në mesditë tek presidenti i shtetit, për të diskutuar rreth datës eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në tetor të vitit të kaluar, ato ishin caktuar për më 12 prill, por u shtynë me një dekret të qeverisë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe rrezikut nga përhapja e koronavirusit. Të gjithë liderët e ftuar e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e ri të sotëm në Villa Vodno. Siç komunikoi Zyra e Presidentit, në takim janë ftuar liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, VMRO-DPMNE, Hristijan…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-18T08:23:32+02:00 Trafiku nëpër rrugët në të gjithë vendin po zhvillohet në rrugë të thata, informoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë. Jashtë mjediseve urbane, intensiteti i qarkullimit është mesatar, ndërsa vendkalimet kufitare mbeten të mbyllura si një nga masat për përballje me pandeminë KOVID-19.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-18T08:00:19+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët, kryesisht nga drejtimi juglindor. Pasdite do të ketë kushte për dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. UV=8 Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 17 gradë, ndërsa e ditës prej 25 deri 34 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-17T16:57:21+02:00 Autoritet shëndetësore botërore alarmojnë se shtetet rrezikohen nga një valë e dytë e virusit korona, në rast se nuk krijohet imunitet kolektiv. Megjithatë, kjo shihet si një mundësi që në vete mbart rrezik, pasi që për t’u krijuar imunitet kolektiv, rreth 70% e popullsisë duhet të ketë fituar betejën me virusin COVID-19. Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi, thotë se përpjekjet eventuale për të krijuar imunitet kolektiv të shpejtë do të ishin hap i rrezikshëm. [embedded content] ” Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ishin që ne nuk mund të lejojmë ashtu që të krijojmë një…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-17T16:44:00+02:00 Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot prezantoi pakon e tretë të masave ekonomike. 335 milionë euro nga buxheti do të shpenzohen për 730 mijë qytetarë. Në shtyllën e parë planifikohet 100 mijë qytetarë të marrin nga 9000 denarë përmes kartelave pagesore. Mjetet do të mund t’i shfrytëzojnë personat e papunë, ata që kanë të ardhura deri në 15.000 denarë si dhe qytetarët që marrin ndihmë minimale nga shteti. Mund të blejnë produkte vendore  dhe të paguajnë shërbime brenda në vend. Për këtë, janë planifikuar 16 milionë euro. [embedded content] “Me këtë masë përforcohet konsumi vendor me fokus të produkteve…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-05-17T16:11:01+02:00 Pjesa më kritike dhe më e dendur e bulevardit të njohur si “Çairçanja” në Çair tashmë është ndarë me bankina të betonit me qëllim që të sigurohen më tepër këmbësorët. Ky veprim i autoriteteve është i mirëseardhur për qytetarët. [embedded content] “Mendoj se është mirë, u shmangën disa gjëra, ja këtu tek hyrja dhe dalja e rrugicave bëhej ngarkesë më e madhe. Por edhe siguri më e madhe do të jetë.” Po më mirë është, super, më mirë është. “Shumë më mirë është, ka qenë e planifikuar për komunikacionin urban dhe është shumë mirë. Por tash duhet të…

Lexo më Shumë