Alsat 2020-05-17T16:57:21+02:00
Autoritet shëndetësore botërore alarmojnë se shtetet rrezikohen nga një valë e dytë e virusit korona, në rast se nuk krijohet imunitet kolektiv. Megjithatë, kjo shihet si një mundësi që në vete mbart rrezik, pasi që për t’u krijuar imunitet kolektiv, rreth 70% e popullsisë duhet të ketë fituar betejën me virusin COVID-19. Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi, thotë se përpjekjet eventuale për të krijuar imunitet kolektiv të shpejtë do të ishin hap i rrezikshëm.
” Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ishin që ne nuk mund të lejojmë ashtu që të krijojmë një imunitet kolektiv, pa i marrë masat që ishin në fuqi, për shkak se rrezikohet një numër i madh i personave që kanë sëmundje kronike dhe moshat e shtyra- deklaroi Arben Ziberi- drejtor i Qendrës për Shëndet Publik.
Ziberi shton se për të krijuar imunitet kolektiv, në hapa të ngadaltë dhe pa rrezikuar shëndetin e njerëzve, nevojitet ndoshta edhe më shumë se një vit.
“ Me lirimin e masave shihet që neve na shtohet numri i personave të infektuar. Kështu që ne dalë ngadalë edhe ashtu e arrijmë.04:05 Dhe ky lehtësim i masave që kemi bërë këto ditë dhe që paralajmërohen në vazhdim ndikojnë në krijimin e imunitetit kolektiv- pohoi Arben Ziberi- drejtor i Qendrës për Shëndet Publik.
Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit 30 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona. Llogaritur ky numër me numrin e testimeve të bëra, rezulton se 12% e personave të testuar janë të infektuar. Kjo përqindje është më e lartë në krahasim me disa ditë më herët. Gjatë natës së kaluar tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 26 janë shëruar.
Përgatiti: Evi Shkopi



